Kosova e fundit në Kampionatin Evropian të çiklizmit

Çiklizëm

Kosova e fundit në Kampionatin Evropian të çiklizmit

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 15:10
Kosova

Çiklistët e Kosovës në Kampionatin Evropian të çiklizmit Samir Hasani dhe Blerton Nuha përfunduan të fundit në garën në kronometër në shtegun 29 kilometra, në Drenthe të Holandës.

Federata e Çiklizmit e Kosovës e ka vlerësuar si paraqitje të mirë edhe pse kanë përfunduar në pozitat e fundit pasi që kanë thyer rekordet personale të Kosovës.

Hasani përfundoi i fundit në vendin e 32-të me gati dhjetë minuta prapa fituesit të garës, britanikut Joshua Tarling, ndërsa Bleron Nuha përfundoi i parafundit(31).

Gara tjetër dhe e fundit zhvillohet të dielën në shtegun 199.8 km.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat