“Tour de Friends” kanë vendosur që 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ta festojnë nëpërmjet një udhëtimi me biçikleta nga Prishtina drejt Prekazit dhe Gllogjanit.
“Nisja jonë do të jetë nga kryeqyteti dhe do të shkojmë drejt Prekazit të familjes Jashari dhe fshatit Gllogjan për të eksploruar kulturën, historinë dhe bukurinë e vendlindjes sonë”, thuhet në njoftimin e "Tour de Friends".
Këtë aktivitet ata do ta shënojnë si kujtim për heronjtë e vendit.
“Ky event është një mundësi e shkëlqyer për të festuar sukseset tona kombëtare, për të nderuar kujtimin e heronjve tanë dhe për të përjetuar solidaritetin dhe krenarinë tonë kombëtare nëpërmjet }iklizmit”, thuhet tutje në njoftim.