Vdes çiklisti në moshë të re

Çiklizëm

Vdes çiklisti në moshë të re

Nga: K. G. Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 22:24
Juan Pujalte

Tragjedia në Spanjë!

Tronditet bota e çiklizmit, vdes Juan Pujalte, anëtar i Klubit të çiklizmit Valverde - Ricardo Fuentes.

Ai vdes gjatë stërvitjes në Murcia.

Këtë lajm të hidhur e ka konfirmuar klubi i tij në rrjetet sociale.

Çiklisti fatkeq është 18 vjeç dhe garonte në nivelin elitar të garave në Spanjë dhe Portugali, dhe vdiq pas një aksidenti që përjetoi gjatë stërvitjes në Cartagena.

Si pasojë e aksidentit, shkaqet e të cilit janë ende duke u hetuar, çiklisti ka pësuar dëmtime në disa pjesë të trupit, si dhe lëndime në kokë dhe gjakderdhje të brendshme.

“Me dhimbje në zemrat tona, raportojmë vdekjen në aksident të Juan Pujaltes, anëtar i Klubit të Çiklizmit nga Murcia. Familjes së madhe do t'i mungosh”, shkruan në faqen e klubit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat