Përfundon turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë me etapën Vlorë-Fier

Çiklizëm

Përfundon turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë me etapën Vlorë-Fier

Më: 25 maj 2024 Në ora: 00:23
Pamje nga gara

Përfundoi turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë me etapën e pestë Vlorë-Fier.

Çiklistët që garuan në të pesë etapat e këtij turi përshkuan gjithsej 723 kilometra.

Etapa e parë, nisi të hënën më 20 maj, nga sheshi “Skënderbej”, Tiranë dhe përfundoi në Korçë, etapa e dytë startoi më 21 maj nga Korça dhe përfundoi në Elbasan, etapa e tretë startoi në 22 maj me itinerar Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundoi në Vlorë.

Ndërsa etapa e katërt startoi më 23 maj nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundoi në Llogora.

Policia e Shtetit mori masa për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, që në itineraret dhe oraret e garave, të evitohej në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoreshin rrugë alternative.

Përveç ekipeve shqiptare morën pjesë edhe 12 ekipe të huaja nga Holanda, Danimarka, Anglia, Serbia, Bullgaria dhe shtete të tjera.

Ky tur ka vlerë sportive si pjesë e aktiviteteve ndërkombëtare për të gjithë pjesëmarrësit vendas e të huaj, të cilët grumbulluan pikë për Lojërat Olimpike Paris 2024.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat