Në përkujtim të ndarjes nga jeta të aktivistes shqiptare Shefqeta Rraci

Diaspora

Në përkujtim të ndarjes nga jeta të aktivistes shqiptare Shefqeta Rraci

Nga: Vesel Lekaj dhe Adem Shala, Zarë Më: 27 janar 2023 Në ora: 17:46
Qerim dhe Shefqeta Rraci

Në qytetin e bukur Dalmatin të Zarës, të Arbanasit, para tre ditëve, më 25 shkurt 2023, në moshën 72 -vjeçare, ndërroi jetë Shefqeta Rraci nga fshati Buqan i Pejës e ku më vonë ishin banorë të fshatit Zajm të Klinës. Shefqeta Rraci, bashkëshortja e veprimtarit dhe patriotit të dalluar Qerim Rracit të ndjerë, tashmë para tetë viteve dhe ku njiheshin që të dy si tandemë liridashës, të pandalshëm, që asnjëherë nuk reshtën së punuari për çështjen shqiptare, sidomos në emigracion ku e kaluan tërë jetën në këtë qytet.
 

Në Zarën e Dalmacisë erdhe dhe zunë vend fillet e para të demokracisë institucionale të viteve 90 –ta e ku këtë vend e vizitoi që atëherë Ibrahim Rugova, në shoqërimin e Hil Prekpalaj dhe të tërë kësaj pljejade mërgimtarësh demokrat që s’mund t’i përmendim të gjithë për të mos ju mbetur borxh gjithë asaj veprimtarie dhe atdhedashurie.

Shefqeta Rraci është aktivistja më kryesore e gruas shqiptare në këtë qytet e që merr pjesë pandalshëm në aktivitetet kulturore shqiptare si dhe në logjistikën për organizimin, evidencimin dhe grumbullimin e ndihmave në Zarë në të dy drejtimet, edhe për luftën e Kroacisë si dhe atë të Kosovës.
 

Zara ishte qendër e njohur e rekrutimit dhe e financimit të Luftës Çlirimtare në Kosovë.
Kjo familje ka dhënë shembull edhe me djalin e tyre si pjesëmarrës i drejtpërdrejt në luftë kundër okupatorit serb e ku dhanë kontribut edhe shumë familjarë të tjerë të tyre.
Është një numër i madh veprimtarësh të zotë këtu në Zarë që flasin me admirim për punën e Shefqetes dhe të cilët thonë se asnjëherë nuk u ndal së vepruari me tërë forcën që kishte.

Familja Rraci, këtu në Zarë, gëzon një admirim dhe respekt të theksuar te banorët e qytetit dhe është familje e madhe, shumë anëtaresh, me nipa e mbesa dhe kësisoj përbëjnë një fuqi më vete në të gjitha drejtimet. Trashëgimtarët e kësaj familje duhet dhe do të vazhdojnë misionin e paraardhësve të tyre në dobi të çështjes shqiptare, e kur i kujtojmë këtu sidomos fëmijët e tyre aktivistë si Sinaida, Teuta, Bujari e Burimi si dhe farefisin e gjerë dhe miqtë e tyre të shumtë që nga Mitrovica e sidomos Bralajt e Sanxhakut që e kishin dhe e kanë më të vështirë të rezistojnë atje e ku ende edhe deri sot frymojnë shqip.

Ju kujtojmë se arrimi i të ndjerës bëhet të shtunën e datës 28 janar, në ora 14 në varrezat e fshatit Zajm të Klinës, që shkon në magjistralen Pejë-Prishtinë, afër pompës Kastrati.

Zarë, Vesel Lekaj dhe Adem Shala

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat