AAK vazhdon zgjerimin në Gjermani, formohet nëndega në Rosenheim të Bavarisë

Diaspora

AAK vazhdon zgjerimin në Gjermani, formohet nëndega në Rosenheim të Bavarisë

Më: 11 mars 2024 Në ora: 08:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për Gjermani, ka formuar sot nëndegën e saj të radhës në Rosenheim të Bavarisë.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të AAK-së për Gjermani.

“Sot formuam nëndegën e AAK-së në Rosenheim të Bavarisë, kryetar i së cilës u zgjodh Jeton Millaku, nënkryetar Fatmir Cacaj dhe Limon Arifi,sekretare Armend Zogaj, financier Mentor Sejfija, kurse koordinatorë Bekim Ahmetaj, Shyqeri Zenelaj, Enver Zekaj dhe Halit Mushkolaj”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm, Aleanca po rritet dhe po fuqizohet çdo ditë e më shumë edhe në Gjermani.

Sot është nëndega e AAK-së në Rosenheim të Bavarisë, kryetar i së cilës u zgjodh Jeton Millaku, nënkryetar Fatmir Cacaj dhe Limon Arifi,sekretare Armend Zogaj, financier Mentor Sejfija, kurse koordinatorë Bekim Ahmetaj, Shyqeri Zenelaj, Enver Zekaj dhe Halit Mushkolaj.

Në këtë takim morën pjesë kryetari i AAK-së për Gjermani z.Ukë Blakaj, kryetari per, Bavari, Selim Hoti, koordinatori për Diasporë, Can Tahiri, kryetari i nëndegës së AAK-së për Regensburg, Ilir Rasaj, kryetari i Nëndegës së AAK-në në Augsburg, Kushtrim Nekaj, kryetari i Nëndegës së AAK-së në Donauwörth, Mehdi Berisha dhe kryetari i Nëndegës së AAK-së në München, Dardan Nitaj.

Për kontributin dhe organizimin e këtij takimi, falënderim i veçantë Petrit Foniqit, Beqir Demhasaj, si dhe aktivistëve tjerë të AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat