Shqiptari i futet në banesë partneres dhe e dhunon, 24-vjeçarja arrin ta nxjerrë me forcë nga ballkoni, i riu hidhet dhe plagoset

Diaspora

Shqiptari i futet në banesë partneres dhe e dhunon, 24-vjeçarja arrin ta nxjerrë me forcë nga ballkoni, i riu hidhet dhe plagoset

Më: 11 mars 2024 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë në familje, mbrëmjen e së dielës në Heraklion, ka sjellë arrestimin e një 25-vjeçari nga Shqipëria.

I riu dyshohet se ka rrahur rëndë me grushte dhe shkelma, në kokë dhe fytyrë, partneren e tij 24-vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria, brenda në banesën e saj.

Për t’i shpëtuar dhunës, vajza ka arritur ta shtyjë drejt ballkonit të banesës dhe ka mbyllur derën e ballkonit.

Mirëpo, i riu është hedhur nga kati i parë dhe ka mbetur i plagosur, ndërsa është arrestuar në Pagni, ku kishte shkuar për të marrë ndihmën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat