​41-vjeçarja shqiptare në Itali rrihet nga ish-partneri i saj

Diaspora

​41-vjeçarja shqiptare në Itali rrihet nga ish-partneri i saj

Më: 14 mars 2024 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Një 41-vjeçare shqiptare është tentuar të vritet nga ish-partneri i saj, një 50-vjeçar shqiptar në Itali.

Agjencia e lajmeve ANSA raporton se ajo u shpëtua nga Carlo, një kryebrigadier 71-vjeçar i Carabinieri ROS, i dalë në pension.

I moshuari nuk e konsideron veten “një hero”, pavarësisht se ai shpëtoi gruan, e cila rrezikoi të goditet nga një fuoristradë e drejtuar nga një prej bashkatdhetari i saj, në Novi Ligure (Alessandria). Sulmuesi është arrestuar sot nga policia, me akuzën e tentativës për vrasje.

Karabinieri me leje po ecte përgjatë Viale Aurelio Saffi dje pasdite, kur ndodhi ngjarja.

“Pashë gruan që ishte e shqetësuar, pastaj pashë makinën në rrugë e cila kaloi me shpejtësi të plotë, bëri një kthesë dhe kuptova se diçka do të ndodhte. Makina goditi një stol dhe një shatërvan. Më pas pashë gruan në tokë dhe mendova për një sëmundje. Pashë burrin duke zbritur nga makina që e kapi gruan nga flokët dhe e rrahu duke e goditur me grusht në fytyrë. Ndërhyra dhe e ndalova. Ai tentoi të arratisej me makinë, por e ndalova sërish dhe ia dorëzova policisë, që kishte mbërritur në vendngjarje. Nëse unë nuk do të kisha qenë, do ta kishte vrarë”, tha Carlo për Rai2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat