Trafikuan 25 kg kokainë përmes rrotave të kaçkavallit, mbi 70 vite burg për bandën, kush është “truri” shqiptar i organizatës

Diaspora

Trafikuan 25 kg kokainë përmes rrotave të kaçkavallit, mbi 70 vite burg për bandën, kush është “truri” shqiptar i organizatës

Më: 26 mars 2024 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Mbi 70 vjet dënim për dhjetë të pandehurit e përfshirë në trafik droge në shkallë të gjerë, në të gjithë Italinë Veriore dhe me bazë logjistike në Rovigo. Hetimi nisi pas sekuestrimit të pesë rrotave djathi kaçkavall të mbushura (secila) me 25 kilogramë kokainë të pastër.

Droga ishte transportuar me një kamper nga Holanda dhe kishte si destinacion Sardenjën, ndërsa droga ishte kamufluar brenda rrotave të djathit.  Duke tërhequr fijet e atij sekuestrimi të veçantë në Asti, hetuesit arritën më pas në bazën logjistike të bandës në Rovigo. Dhe kështu hetimi kaloi në duart e Prokurorisë Publike të Venecias, përgjegjëse për krimin e trafikut të drogës në të gjithë Veneto-n.

DËNIMET

Gjyqtari Luca Marini dha masat e dënimit për të gjithë anëtarët e bandës, të cilët kishin përfituar gjykim të shkurtuar dhe për pasojë, uljen automatike të masës së dënimit me një të tretën. Prokurori publik Andrea Petroni kishte kërkuar dënime me 93 vjet, por në përgjithësi akuza mbeti e qëndrueshme dhe gjyqtari për seancat paraprake konstatoi ekzistencën e një shoqate kriminale të dedikuar për trafikun e drogës. Dënimi më i rëndë erdhi për të riun shqiptar Erion Feimi, i konsideruar si “truri” i grupit. Ndaj tij, u dha një dënim prej 16 vite burg dhe 40 mijë euro gjobë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat