Lörraku i shndërruar në një fole të ngrohtë shqiptare

Diaspora

Lörraku i shndërruar në një fole të ngrohtë shqiptare

Nga: Xhavit Çitaku Më: 27 mars 2024 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Ishte më shumë se një vizitë miqësore, ishte një përjetime e veçantë. Atmosfera e krijuar me biseda dhe debate të shumta për tre ditë rresht mbi tema të rëndësishme dhe aktuale, të cilat janë preokupim i institucioneve dhe mërgatës shqiptare, ndryshoi pothuajse në tërësi planin e vizitës personale të Kryeparlamentarit z. Glauk Konjufca, të cilën ai i bëri Kryetarit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar z. Shukri Ymeri, në qytetin e Lorrakut, Gjermani. Ky qytet i vjetër, i cili ndodhet në trekëndëshin Gjermani, Francë dhe Zvicër, qysh nga viti 1985 ka qenë një qendër e rëndësishme për komunitetin shqiptar. Në këtë vatër të ngrohtë, shqiptarët janë pritur gjithmonë me zemërim dhe janë ndihmuar gjatë periudhave të vështira, duke i dhënë atyre një ndjenjë të përjetshme të përkatësisë.

Në fillim të stinës së pranverës, kjo qendër e ngrohtë shqiptare u nderua me vizitën personale të Kryeparlamentarit z. Konjufca. Gjatë kësaj vizite tre ditore, u krijua një atmosferë e mirëbashkëpunimit midis mysafirit të veçantë dhe mikpritësit, duke u pasuruar më tej me ardhjen e znj. Saranda Iseni nga Suedia, Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar "Papa Klementi i XI Albani" dhe Sekretare e Përgjithshme e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

Vizita e Kryeparlamentarit z. Konjufca ishte e pasur dhe e përmbajtësuar në mënyrë jashtëzakonisht. Ai shfaqi një interes të veçantë për të mësuar më shumë për sukseset, shqetësimet dhe planet e individëve dhe grupeve të mërgimtarëve, tashmë dhe për të ardhmen. Ky interes u përshkrua me kënaqësi nga z. Shukri Ymeri, i cili shpalosi qëllimet dhe synimet kryesore të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, duke theksuar rëndësinë e homogjenizimit dinjitoz të mërgatës shqiptare.

Në një kohë kur Kosova po përjeton sfida të mëdha, mërgata shqiptare ka një rol të rëndësishëm për të ndikuar në proceset e integrimit dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit. Z. Ymeri theksoi se për të përballuar këto sfida, të gjithë mërgimtarët, biznesmenët dhe intelektualët shqiptarë duhet të bashkohen dhe të hartojnë plane zhvillimore të cilat do të kontribuojnë në forcimin e vendit dhe kthimin e të rinjve në atdhe.

Kryetari i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Gjermani, z. Shukri Ymeri, prezantoi edhe tema të tjera të përfshira në programin e tyre, duke shfaqur besimin se me përkrahjen që po marrin, këto ide do të realizohen, duke sjellë përfitime të mëdha për komunitetin shqiptar kudo që ata jetojnë.

Duke dhënë një kontribut të vlefshëm në bisedën e lirë me Kryeparlamentarin, znj. Saranda Iseni propozoi organizimin e tryezave të përbashkëta ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe mërgatës shqiptare. Qëllimi i tyre do të ishte diskutimi dhe analiza e situatës aktuale në të gjitha dimensionet e saj, si dhe hartimi i planeve konkrete të veprimeve të nevojshme për një mërgatë të mirëorganizuar, që do të koordinojë aktivitetet brenda saj dhe me institucionet përkatëse.

Saranda Iseni gjithashtu u fokusua në aktivitetet e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi i XI Albani", në Suedi. Duke renditur sukseset e tyre në fushën e krijimtarisë letrare dhe artistike, ajo theksoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës për të promovuar jetën kulturore dhe arsimore, që janë jetike për komunitetin shqiptar dhe që ndikojnë në parandalimin e asimilimit të fëmijëve shqiptarë.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, shprehu kënaqësinë e tij për planet dhe iniciativat e organizatës së drejtuar nga z. Shukri Ymeri. Ai gjithashtu u zotua për të përkrahur idenë e homogjenizimit të mërgatës shqiptare, organizimin e tryezave të përbashkëta dhe bashkëpunimin e ngushtë midis mërgatës dhe institucioneve të Kosovës. Mërgata shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e vendit, dhe tani është koha për të dëshmuar potencialin e saj në ndihmë të zhvillimit të Kosovës.

Pas bisedave të gjata gjatë tre ditëve, u arrit një marrëveshje për të organizuar takime të reja. Një delegacion i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dhe Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI Albani" do të vizitojë institucionet e Republikës së Kosovës në të ardhmen.

Mikëpritësit, z. Shukri Ymeri dhe Saranda Iseni, e cilësuan vizitën e Kryeparlamentarit Konjufca si të këndshme, të sinqertë, të dashur dhe në interes të mërgimtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat