Vodhën 35 automjete në Greqi, e pësojnë keq 3 shqiptarët

Diaspora

Vodhën 35 automjete në Greqi, e pësojnë keq 3 shqiptarët

Më: 9 prill 2024 Në ora: 21:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grup kriminal i cili kryente vjedhje automjetesh në zona të ndryshme të Athinës është shkatërruar nga policia greke.

4 anëtarë të grupit janë arrestuar, ndërsa në dosje janë përfshirë edhe 7 persona të tjerë, prej të cilëve 2 janë të paraburgosur.

Shqiptarët e përfshirë në këtë grup në role të ndryshme janë të arrestuarit:

Jorgo Gega, 37 vjeç nga Lunxhëria e Gjirokastrës dhe Kristjan Prifti 23 vjeç nga Levani i Fierit, Manuel Toska i njohur si “Reli”, 35 vjeç nga Berati, aktualisht i paraburgosur në “Koridhalo” si dhe i shpalluri në kërkim Euklid Ago i njohur si “Klidi”, 35 vjeç nga Elbasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat