Festa e Bajramit në komunitetin shqiptar në SHBA dhe Kanada

Diaspora

Festa e Bajramit në komunitetin shqiptar në SHBA dhe Kanada

Nga: Beqir SINA - Staten Island NY Më: 11 prill 2024 Në ora: 19:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

NEW YORK E mërkurë, 10 Prill 2024 - Festa e Fitër Bajramit mblodhi bashkë bashkatdhetarët tanë të besimit islam gjithandej nëpër SHBA-ës dhe Kanadas, në mëngjesin e së mërkurës(10 prill) gjatë ceremonisë së faljes për këtë festë të rëndësishme dhe një nga më të mëdhatë të besimit islam.

Fiter Bajramit, erdhi pas një muaj agjerimi për të gjithë besimtarët. 30 ditë e netë të cilat janë momente nga më të veçanta për agjeruesit, ku reflektimi i së cilëve është i paskajshëm, dhe gjallëria e besmitarve drejt shkallës më të përsosur. Ngase të gjithë besmitarët mysliman gjejnë rastin të falen dhe përshendesin e urojnë festën e madhe, aqsa nuk ekzistojnë dallimet dhe ndasit.

Kurse, në ligjaratat e tyre të kësaj dite të madhe për myslimanët, Imamët që shërbyen thanë se të gjitha opinionet negative duhet të eliminohen dhe mbi të gjitha duhet të dominojë buzeqeshja dhe gëzimi, Bajrami i Madh thanë ata përndryshe njihet si festë e sakrificës, devotshmërisë, por edhe e dëshmisë dhe solidaritetit dhe vëllazërisë së besimit.

Në ndërkohë, dje sikundër në çdo vend të botës, ku jetojnë besimtarët mysliman, edhe këtu në SHBA-ës, dhe Kanadas, në festën e Bajramit kan qenë mijëra shqiptar të besimit islam të cilët e nisën celebrimin e kësaj feste me faljen e mëngjesit, në orën 07:10, simbas orës lokale, duke kryer ritin e faljes në xhamitë shqiptare islame, ato në Nju Jork, Nje Xhersi, xhamia e Dallasit, Feniksit, Çikagos, Detroitit, Kenektiket, Florida, Uashington, North Karolina, Filadelfia, Tampa, dhe Torntos në Kanada, e tjer.

Pjesëmarrja më e madhe në faljen e Fitër Bajramit, simbas informacioneve të ndara nga vetë pjesëmarrsit në rrjetet sociale, “X”, Fb, Twitter, Instagram e tjer, ishte në zonën e Tri – Shteshit ( shtetet New Jersey, Connecticut, dhe New York), zonë kjo e cila ka rreth 10 xhami dhe komunitetin më të madh të shqiptarëve mysliman të cilat kan edhe numërin më të madh të besmitarve shqiptarëve të besimit mysliman. Besimtarë këta që kan emigruar në periudha e rrethana të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut (Kumanova, Struga, Kërçova, Gostivari, Dibra e Madhe, Manastiri e Prespa, Mali i Zi( Ulqini, Ana e Malet, Kraja, Palvë e Guci) si dhe Lugina e Preshevës, (Bujanovc, Medvegje, e Presheva).

Në bashkësinë fetare shqiptare Islame në qytetin Staten Island, ku mendohet se jeton komuniteti më i madh musliman shqiptarë në SHBA, - Qëndrën Islame Kulturore Shqiptare(AICC), madhështia e kësaj feste ka bërë që një numër tepër i madh i besimtareve muslimane shqiptarë( më shumë se 1500 besimtar e besimtare), të vijnë qysh heret në mëngjes në këtë xhami, për të përcjell për së afërmi celebrimin e kësaj feste madheshtore, së bashku me fëmijët e tyre, gra dhe të moshuar, mbasi kan agjeruar 30 ditët e Ramazanit.

Në Xhamin e shqiptarve "Qendra Kulturore Islamike Shqiptare" ne Victory Bulevard qytetin Staten Island NY, e cila është dhe një nga më të mëdhatë në SHBA, mbi njëmijë e pesqindë besmitarë nga të gjitha trojet shqiptare, e falën Bajramin në sallën e madhe dhe palestrën e sallës sportive . Xhamia ishte e mbushur përplotë me besimtarë e besimtare, të cilët kishin ardhur edhe nga lagjet e tjera të Nju Jorkut, dhe zona e shteteve për rreth tij, Kenektiket, Pensillvenia, Nju Xhersi e tjerë.

Në orën 5:20 të mëngjesit celebrimi i Fitër Bajramit fillojë me ligjerimin, dhe faljen e Namazit të Sabahut. Ligjerimi u hap nga Imam Dhulkasen Vardari, drejtorë dhe themelues i Qëndrës islamike shqiptare në Stejten Ajland (Staten Island) të Nju Jorkut, dhe vazhdojë me ligjeratat e mbajtura nga Imam Ferit Bedrolli , Imam Tahir Kukaj. Kurse namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 07: 10 minuta, sipas kohës në New York, dhe e udhëhoqi krye-Imami i kësaj xhamie Imam Dhulkasenj Vardari. Ndërsa, Hutbia është mbajtur nga Imami i ri i kësaj qendre Imam Abdurrahman Vardari.

Besimtarët pas faljes se Bajramit përcollën urimet e tyre me shpresën dhe dëshirën që ky vit të jetë i mirë

Me rastin e Fitër Bajramit edhe krerët e bashkësisë shqiptare islame, në SHBA the Kanada kanë përcjellë mesazhet për paqe dhe harmoni mes njerëzve: " Mesazhe për me shumë paqe, mirësi , respekt e dashuri ndaj njëri – tjetrit dhe vecanërisht më tepër besim , duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti."

Urimet solidarizuese ishin kryefjalë edhe e gjithë besimtarëve në këtë ditë feste , e cila është ndër më të rëndësishmet në kalendarin e fesë islame.

Gjatë kësaj feste besimtarët shqiptar myslimanë në SHBA dhe Kanada kanë marrë urime të shumta nëpërmejt rrjeteve sociale nga bashkatdhetarët e tyre të besimeve të krishtera, katolik dhe orthodoks shqiptar.

Më pas ata mbasi celebruan nëpër xhamitë e tyre janë kthyer në banesat, për të vijuar me festën e kësaj dite tashmë pranë familjeve, miqve dhe të dashurve të tyre, me tryezat e mbushura përplot me ëmbëlsirat tradicionale. Riti i kësaj feste, ka vazhduar gjatë gjithë ditës së Fitër Bajramit edhe me vizita e njëri-tjetri si dhe ndonjë kujtim të gjithë atyre që nuk janë më midis nesh por kan kaluar në botën e amnueshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat