Ministrja Gërvalla fton Diasporën: Regjistrohuni për të ndikuar në të ardhmen e Kosovës

Diaspora

Ministrja Gërvalla fton Diasporën: Regjistrohuni për të ndikuar në të ardhmen e Kosovës

Më: 13 prill 2024 Në ora: 00:34
Donika Gërvalla

Republika e Kosovës ka nisur regjistrimin online të Diasporës në kuadër të Procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. Ky proces ka për qëllim të përfshijë diasporën, si pjesë e pandashme e Kosovës, për të ndihmuar në zhvillimin dhe hartimin e politikave efikase të dedikuara për mërgimtarët dhe në planifikimet më të mira për të ardhmen.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u bën thirrje të gjithë pjesëtarëve të Diasporës që të regjistrojnë veten dhe anëtarët e tyre të familjes nëpërmjet portalit online eDiaspora. Duke u bërë pjesë e këtij procesi, ju ndihmoni në planifikimin e së ardhmes tonë të përbashkët.

Regjistrimi mund të bëhet deri më 17 maj 2024, dhe përfshin një prej proceseve më të rëndësishme zhvillimore për vendin. Diaspora është pjesë integrale e shoqërisë kosovare dhe pjesëmarrja juaj është një kontribut i drejtpërdrejtë në këtë proces të rëndësishëm.

Për më tepër informata rreth portalit eDiaspora, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat