Vodhi me dhunë një të moshuar, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Vodhi me dhunë një të moshuar, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 13 prill 2024 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane për vjedhje me dhunë.

Sipas mediave vendase, 33 vjeçari, një emër i njohur për policinë, u ndalua pasi pak ditë më parë ishte protagonist i një rasti vjedhjeje.

I riu ka përndjekur të moshuarën që po shkonte në shtëpi, kur më pas e ka sulmuar dhe grabitur çantën.

Pas hetimeve, policia identifikoi autorin dhe tashmë ndodhet pas hekurave nën akuzën e vjedhjes me dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat