Edhe një promovim, dëshmi për krimet serbe në komunën e Vushtrrisë

Diaspora

Edhe një promovim, dëshmi për krimet serbe në komunën e Vushtrrisë

Nga: Islam Fejzullahu Më: 16 prill 2024 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Me rastin e ditës botërore të femijve,në Halmstad të Suedisë në prani të një numri të konsiderueshem mërgimtaresh u bë promovimi i librit 77 Lulëkuqe Lirie nga autorja e edhe 24 botimeve tjera Ymrije Beqiri.

Sot ditë e premte në lokalet e entit banesorHFAB në rrugënStolvergsgatan 1 në Halmstad të Suedisë në praninëe një numër të konsiderueshem mërgimtaresh u ba promovimi i librit 77 Lulëkuqe Lirie i autores Ymrije Beqiri e cila pikërisht ne diten botërore të femijve vendosi qe ta bëjë promovimin e ketij libri me forcat e veta pa mbështetjen e as përkrahjen e askujt e as shtetiti cili zgjon jo vetëm kërshërinë e lexuesit,por edhe sjell kujtime dhe sikur ringjall 77 femij të vrarë nga barbaret serb nga viti 1997-1999 gjatë luftes se fundit në Kosovë.Organizatori i ketij evenimenti Sahit Berisha një aktivist shum i madh i qashtjes kombëtare së bashku me kryetarin e kësillit organizativ Shaban Gashin profesor mësimdhënes për femijet tanë mësim plotësues ne ghuhen shqipe dhe anëtaret e këshillit organizativ Hysen Ibrahim themelues i shoqatës së shkrimtarëve Papa Klementi Albani XI dhe ish kryetar i kësaj shoqate,Xhevrije Bekteshi anëtare e po kësaj shoqate,Rrahman Rrahmani,organizuan promovimi e librit të sipåer shënuar në prezencen e një numër të konsiderueshem mërgimtaresh me q¨q rast shpalosen kujtime dhe emocione gjatë diskutimeve shum nga të pranishmit. Fillimisht kryetari me rastin e hapjes s e ketij evenimenti përshendeti dhe iu uroj mirëse ardhej të pranishmive,njiherit edhe i falenderoj për interesimin e tyre rreth ketij promovimi.Gashi potencoi një historik të shkurter rreth librit i cili është edhe një deshmi relevante për krimet serbe në tërë kosoven e ne ket rast ne komunen e Vushtrrisë,rast i cili tregon barbarinë serbe mbi popullaten e pa fajshme konkretisht mbi femij 77 te cilet u vranë,masakruan,pastaj edhe prinderit e tyre u vranë.Organizatori kishte pregaditur program të larmishem qe ne mes diskutimeve nxënësit Shqipëtar nga Halmstadi të recitonin vjersha me rastin e ditës botërore të femijve.Më pastaj fjalen e mori Hysen Ibrahimi anëtar i këshillit,i cili edhe ishte recenzent i ektij libri dhe ne fjalimin e tij me shumë emocione dhe lot në sy filloj ti shpalos shumë deshmi të krimev te kryera na kriminelet serb,me një deshmi statistikore të gjërë me te cilen edhe para të prenishmive përveq falenderimit për autoren apeloj qe edhe komunat tjera te kenë iniciativa te tilla nga shkrimtaret dhe njerzit e dijes ne mënyrë qe të mbledhim deshmi për krimet e kryera nga serbija gjithëandej Kosoves.

Ai potencoj se serbia nga marsi-qershori 1999 vrau 11840 shqipëtar,prej tyre 1392 femij dhe 40 femij tjerë ne vitin 1981 qe gjithësejt janë 1432,vetëm ne komunene e Vushtrrisë 77 femij nga mosha 6 muajshe etutje.Ibrahimi ne kronologjinë e ketij libri tregoj se sebia ka kryer mbi 400 masakra në komunen e vushtrrisë dihen masakrat e tmerrshme ajo e 2 majit1999 ne fshatin studime 116 civil të pa armatosur janë vrarë,pastaj masakra e familjes se Selatin Gergjaliu 13 anëtar i vetmi i shpetuar Selmiu qe nuk ishte prezent Ibrahimi sikur pyet a ka gjygj nderkombëtar qe nuk do ta denonte nji agresor te tillë siq është serbija për krime te ketilla.

Krejt ne fund Ibrahimi iu drejtua shkrimtares Ymrije Beqiri;E nderuara shkrimtare e poete të përgëzoj nga zemra për ket vepër shumë me rëndësi historike qe i ke bërë te pa vdekshem 77 femijet shqipëtar te komunes së Vushtrrisë,por edhe shumë të dhëna ne nivel Kosove për krimet serbe.Libri i juaj i deshmuar me referenca të besueshme do të perdoret ne shum vende për drejtsi kombëtare.

Me ket ia ke ngritur vetes një lapidar për së gjalli.Me pastaj me radhë diskutuan Sahit Gashi i cili falenderoj të pranishmitpër pjesmarrje dhe autoren e librit e falenderoj për punen dhe deshmitë qe i ka spikatë ne letër për te mos u harruar e as humbur kurr.Idriz Gashi gjithashtu me falenderim për autoren kishte pregaditur edhe dy poezi për ket eveniment;Heronjve dhe Martirve dhe Prekazit legjendar.fjalë përshendetëse dhe falenderim autores shprehen Rrahman Rrahmani,Xhevrije BekteshiAvdyl Uka Isuf Bajraktari i cili shprehu falenderim të posaqem për autoren dhe i shprehi lavdata për fjalen e shkruar.

Ne fund fjalen e mori vet autorja Ymrije Beqiri e cila me shumë emocione e filloj fjalen duke falenderuar të gjithë të pranishmit për pjesmarrje ne peromovimin e librit të saj;Ndjehem tejet e nderuar qe ju e mundësuat përurimin e librit tim të titulluar 77 LULËKUQE LIRIE,monografi për femijet e vravrë ne komunen e Vushtrrisë ketu ne Halmstad te Suedisë.Kjo deshmon se ju jeni të lidhur ngusht për vendin tuaj të lindjes dhe jeni preokupuar për gjithqka ka ndodhur ne Kosovë. Poetja Beqiri edhe njëher sikur u ballafaqua me sfidat qe ajo përjetoj gjatë luftes qe e perjetoj,ajo theksoj se ju jo vetem qe organizuat përurimin ,por ju nderuat 77 femijet e vrarë,77 LULËKUQET e Komunes së Vushtrrisë sa esa të vrarve tjer e djegur neper komuna tjera të Kosoves.

Pë fund Hysen Ibrahimi doli me propozim në emër të këshillit organizativ dhe gjithë të pranishmive, Telegram ngushllimi:Nga ky tubim u dërgojmë telegram ngushllimi,duke ju shprehur ngushllimet vëllazërore dhe shumë të sinqerta 77 familjeve për humbjen e femijve te tyre,të vravrënga dora gjakatare e serbisë fashiste.Urojmë qe kjo të mos përseritet kurrë. Apel: Apelojmë të gjitha institucionet shtetërore të republikes së Kosoves e sidomos ministrisë për arsim e kulturë ne kuader të komunave të Kosoves qe te ndihmohen të gjithë krijuesit shqipëtarë ne fushen e krijimtarisë e publicistikes për evidentimin engjarjeve te dhimbshme qe kanë ndodhur në Kosovë qe kanë shkruar e po shkruajnë sikurse rasti i shkrimtares Ymrije Beqiri.

Image
Ymrije Beqiri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat