Shqiptarja, 23 vite në Dubai: U krijuan liqene nga shirat e dendur, pati shkatërrime

Diaspora

Shqiptarja, 23 vite në Dubai: U krijuan liqene nga shirat e dendur, pati shkatërrime

Më: 18 prill 2024 Në ora: 12:50
Dubai

Pedagogia shqiptare Ajrina Hysaj, e cila prej 25 vitesh jeton në Dubai tha në “Good Morning Albanians” se stuhia e ndodhur gjatë dy ditëve ka shkaktuar shkatërrime në ndërtesat e reja që janë duke u ndërtuar në Dubai.

Ajo tha se në lagjen e saj nuk ka pasur përmbytje, por gjithsesi në themelet e ndërtimeve të reja, duket sikur janë krijuar miniliqene.

“Kjo filloi të martën dhe korrenti është ndërprerë në disa zona në Dubai sidomos në zonat që kanë këto vilat më të hershme, se pallatet si i joni janë shumë më të sofistikuar. Janë bërë për ti rezistuar shiut se këto ndryshime klimaterike dhe krijimi i shiut ka vite që ndodh në Dubai, nuk është gjë që ka ndodhur sot.

Rreth e qark nesh nuk ka pasur përmbytje. Ka pasur shkatërrime. Pas nesh këto ndërtesat që po ndërtohen, janë krijuar mini-liqene, në hapjet e themeleve të tyre. Ato duken si mini-liqene. themelet e një pallati të madh që po ndërtohen duken si liqeni i Tiranës”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat