Vizitat e kryetarit Lumir Abdixhiku në Mërgatë, kanë ndikimin e vet dhe kjo është duke u zgjeruar nëpër shumë vende të Evropës

Diaspora

Vizitat e kryetarit Lumir Abdixhiku në Mërgatë, kanë ndikimin e vet dhe kjo është duke u zgjeruar nëpër shumë vende të Evropës

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 21 prill 2024 Në ora: 19:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – Dega Jugore e Suedisë, mbajti mbledhjen e rregullt të Kryesisë nën udhëheqjen e kryetarit Prof. Isuf Bajraktari, në periudhën kur shumë ngjarje janë duke u zhvilluar në Kosovë. Kryesia dhe kryetari Prof. Bajraktari folën për situatën aktuale në Kosovë të cilat janë zhvilluar kohët e fundit. U vlerësua lartë kur më 16 prill të vitit 2024, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg, me 131 vota për, i dha dritë të gjelbër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Të pranishëm në votim ishin 171 anëtarë të AP të KE-së. Kontributi deri te kjo arritje u potencua me arsye i Ish-Presidentit Rugova, pastaj raporti i raportueses Dora Bakojani (Dora Bakoyannis, 1954) e cila rekomandoi dritë të gjelbër për Kosovën, uniteti i partive politike si pozitë ashtu edhe opizitë e Kosovës dhe e Shqipërisë që ka reflektuar pozitivisht të populli shqiptar. 

Kryesia e LDK-së – Dega Jugore Suedi po ashtu ka mirëpritur një vendim më 24 mars 2024 nga Asambleja Parlamentare e Aleancës Veriatlantike – NATO e cila ka avancuar statusin e Republikës së Kosovës nga vëzhguese parlamentare në anëtare të asociuar të saj. Kjo është një arritje e madhe për Kosovën, sepse kemi siguri më të madhe  të Kosovës nga Serbia e cila ka afruar trupa ushtarake të ushtrisë së saj afër kufirit me Kosovën dhe çdo herë është duke e kërcënuar Kosovën.  

Pavarësisht se ende nuk janë shpallur zgjedhjet e lira në Kosovës, Dega Jugore Suedi, konstaton me arsye se duhet filluar për përgaditjen për zgjedhje dhe është një interesim i madh nga shumë veprimtarë që të rreshtohen me LDK-në. Vizitat e kryetarit Lumir Abdixhiku në Mërgatë, kanë ndikimin e vet dhe kjo është duke u zgjëruar nëpër shumë vende të Evropës.  

Për të qenë të përgaditur në këtë drejtim, Kryesia u përcaktua se kush do të kandidoi në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme në emër të LDK-së – Dega Jugore Suedi. Me kohë do ta bënë publike edhe emrin e kandidatit.  

Anëtarët e kryesisë si Afërdita Hoti Bunjaku, Rrahman Rrahmani, Isuf Kurbogaj, Isak Bunjaku, njoftuan kryesinë për takimet e tyre gjatë vizitës sa ishin në Kosovës, me Komandant Anton Qunin njëherit edhe kryetar i Grupit Politik për Mërgatë,  Nënkryetarin e LDK-së Gazmend Muhaxheri dhe për disa aktivitete tjera në Kosovë. Gjatë gjitha këtyre takimeve është kërkuar që Lidhja Demokratike e Kosovës, në mesin e degëve të saj të ket unitet e bashkëpunim ashtu siç i ka hije LDK-së. 

Në punën tre mujore të LDK-së – Dega Jugore në Suedi, kryetari Bajraktari, njoftoj se janë kryer shumë punë. Takimi me nëndegë, takimi me anëtarë dhe veprimtarë të LDK-së, organizimin e Akademisë përkujtimore të Presidentit Rugova, pjesëmarrja e veprimtarëve të LDK-së në përurimin e librave në fushën e krijimtarisë, pjesëmarrja në Vexjö me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe shumë vende tjera në Suedi. Gjatë të gjitha këtyre takimeve është biseduar për angazhimin e të gjithë anëtarëve të LDK-së në periudhën e ardhme që të angazhohen për rritjen e anëtarësisë së LDK-së. Në këtë drejtim kryetari Bajraktari me disa anëtarë të kryesieë, kanë formuar një Këshill Organizativ për formimin e një nëndege të LDK-së në Danimarkë, posaqërisht në regjionin e Kopenhagës.   

Në periudhën 34 vjeçare të veprimtarisë së LDK-së Dega në Suedi, foli kryetari Prof. Isuf Bajraktari, për punë e mëhershme të kryetarëve të Degës së LDK-së për Suedi. Ai, poropozoi që Kryesia Qëndrore e LDK-së, tu ndanë “MIRËNJOHJE” në shenjë falënderimi, për veprimtarinë e tyre të ish-kryetarëve  të LDK-së – Dega në Suedi, siç ishin: Prof. Dr. Muhamet Shatri, Beqir Sadiku (tani i ndjerë POST MORTUM), Hysen Ibrahimi, Bajram Nikqi e Zymer Qupeva. Ky propozim u votua unanimisht. Po ashtu u propozua që LDK-ja ti ndanë “MIRËNJOHJE” edhe  raportueses Dora Bakojani e cila rekomandoi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. 

Ishte shumë e rëndësishme kur u vendos për detyrat e kryesisë për të ardhmën, u biseduan kryesisht për pjesëmarrjen e një delegacionit tonë në Akademinë përkujtimore në 25 vjetorin e rënjës së Heroit e veprimtarit të devotshëm të LDK-së, veteranit Sali Çekaj, e cila do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë, më 28 prill 2024. 

Kryetari Bajraktari njoftoj kryesinë se shumë shpejtë do të përgaditet agjenda e takimeve tona gjatë pushimeve verore në Kosovë, duke filluar me kryetarin Lumir Abdixhiku, pastaj me Grupin Politik për Mërgatën, me kryetar komunash, kryetar të degëve të LDK-së etj.  

Na priftë e mbara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat