Rrahu gruan dhe dy vajzat, arrestohet 44 vjeçari shqiptar në Greqi

Diaspora

Rrahu gruan dhe dy vajzat, arrestohet 44 vjeçari shqiptar në Greqi

Më: 6 maj 2024 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Një 44 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për dhunë në familje.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në orët e para të mëngjesit në ishullin e Kretës, duke dhunuar gruan dhe njërën nga vajzat.

Sipas asaj që ka raportuar nëna dhe dy vajzat, burri i tërbuar ka sulmuar 18-vjeçaren dhe për një arsye të panjohur ka filluar ta rrahë. Më pas nëna dhe vajza e vogël tentuan ta mbronin, por edhe ata u dhunuan.

Pas denoncimit, autori u vendos në pranga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat