Një 44 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për dhunë në familje.
Ngjarja ka ndodhur të dielën në orët e para të mëngjesit në ishullin e Kretës, duke dhunuar gruan dhe njërën nga vajzat.
Sipas asaj që ka raportuar nëna dhe dy vajzat, burri i tërbuar ka sulmuar 18-vjeçaren dhe për një arsye të panjohur ka filluar ta rrahë. Më pas nëna dhe vajza e vogël tentuan ta mbronin, por edhe ata u dhunuan.
Pas denoncimit, autori u vendos në pranga.