Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nga 12 maji do të nisë turin e takimeve me diasporën shqiptarë në shteteve të ndryshme.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se shteti i parë që do të takojë shqiptarët që jetojnë atje, është Greqia.
”Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”, ka thënë Rama.
Takimi do të mbahet në Athinë.