U qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në Bruksel, shqiptari nuk u mbijeton plagëve

Diaspora

U qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në Bruksel, shqiptari nuk u mbijeton plagëve

Më: 6 maj 2024 Në ora: 20:31
Policia

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill, në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit, ka ndërruar jetë sot.

Augustin Kaza, ishte ulur në tarracën e një kafeneje, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë, sipas medias së huaj.

Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin, ndërsa hetimet vijojnë ende për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat