Kapet me 8 kg kokainë në makinë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Francë

Diaspora

Kapet me 8 kg kokainë në makinë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Francë

Më: 7 maj 2024 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze në Saint-Etienne-de-Montluc, pasi oficerët e doganës dhe qeni i tyre zbuluan kokainë dhe fara cannabisi.

Sipas mediave të huaja, operacioni është zhvilluar në rrugën nacionale 165 që lidh Nantes (Lorie-Atlantique) me Vannes (Morbihan).

Pranë Sant-Etienne-de-Montluc, në Loire Atlantique, oficerët e doganës ndaluan një automjet tip “Golf” që vinte nga jugu i Francës.

Mësohet se brenda mjetit u gjetën të fshehura 8 kg kokainë dhe një sasi farash cannabisi.

I arrestuari, që ishte edhe drejtuesi i mjetit, është një shtetas shqiptar 22 vjeç, i cili kishte destinacion rajonin e Lorientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat