Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze në Saint-Etienne-de-Montluc, pasi oficerët e doganës dhe qeni i tyre zbuluan kokainë dhe fara cannabisi.
Sipas mediave të huaja, operacioni është zhvilluar në rrugën nacionale 165 që lidh Nantes (Lorie-Atlantique) me Vannes (Morbihan).
Pranë Sant-Etienne-de-Montluc, në Loire Atlantique, oficerët e doganës ndaluan një automjet tip “Golf” që vinte nga jugu i Francës.
Mësohet se brenda mjetit u gjetën të fshehura 8 kg kokainë dhe një sasi farash cannabisi.
I arrestuari, që ishte edhe drejtuesi i mjetit, është një shtetas shqiptar 22 vjeç, i cili kishte destinacion rajonin e Lorientit.