Ngjarje e rëndë/ 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka dyshohet

Diaspora

Ngjarje e rëndë/ 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka dyshohet

Më: 8 maj 2024 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano të Italisë, ku një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes duke u djegur me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Riçione, ndërsa e gjithë skena ka ndodhur në sy të gruas.

Fatmirësisht 47-vjeçari, i cili ka pësuar 70% të djegies në trup, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari punon si kamerier dhe është i martuar me një shtetase rumune, ndërsa ai kundërshtonte vendimin për dëbimin e tij nga shtëpia ku u detyrua që të flinte në bodrumin e pallatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat