Skënderbeu dhe Avni Hafuzi emblemat e miqësisë të përjetshme, shqiptaro-hungareze

Diaspora

Skënderbeu dhe Avni Hafuzi emblemat e miqësisë të përjetshme, shqiptaro-hungareze

Nga: Dashnim Hebibi Më: 8 maj 2024 Në ora: 16:15
Foto nga vendi i ngjarjes

„E ndjej veten shumë të emocionuar, por njëkohësisht edhe shumë të nderuar që, si biri i Preshevës dhe i atdheut tim të dashur, Shqipërisë, arrita të bëj realitet endrrën time tëhershme, për të sjellë këtu në këtë qytet të bukur, me kulturë tëlashtë dhe me histori të lavdishme, bustin e heroit trim e të pamposhtur Skënderbeut“, tha ndër të tjera, z.Hafuzi.

Eger, maj 2024

Jo më pak se 50 vjet jetë në Hungari, jo më pak se gjysëm shekulli jete larg atdheut, por si duket dhe e dëshmuar në zemrën dhe shpirtin e tij i është vulosur atdhedashuria. I dashur lexues i këtij reportazhi, para se ta fillosh ta lexosh, ndoshta do të thuash, po shumë i gjatë qenka shkrimi, por, do të shkruaj për ata që lexojnë dhe duan të lexojnë. Se tekefundit, kemi për kend të shkruajmë. Ndoshta edhe na kanë lodhur disa shkrime që shkruhen për hatër të klikimeve. Zakonisht në një ngjarje të madhe shohim kamera e fotoaparate që regjistrojnë ngjarjen, por shpesh, jo të gjitha gjërat munden të regjistrohen përmes syrit të kamerave. Është ajo shpirtërorja që nuk shihet, por shfaqet me kohën. Kësaj here nuk do të ndalem së shkruari për preshevarin, Filantropi z.Avni Hafuzi. Për z.Hafuzi nuk ka medium në Hungari që nuk ka shkruar. I kanë shkruar edhe libër, i kanë kushtuar edhe këngë, por edhe poezi.

Image
Foto nga vendngjarja

Është pjesë e encikpedisë hungareze. Ka miq të shumtë hungarez që kanë autoritet të lartë në Hungari. Shpesh kemi ide për të realizuar ndoj vepër, por nuk mundemi ta arrijmë. I rritur e edukuar me frymën kombëtare, z.Avni Hafuzi edhe pse doli shumë i ri nga vendlindja e tij Presheva, ai kudo që shkoi e pati me vete, e pati ate frymë të atij vendi që njihet për atdhedashuri, burrëri, humanitet, besa-besë, trimëri dhe për dijetarë.

Lugina e Preshevës është krenuar e do të krenohet brez pas brezi me simbolin e atdhedashurisë së Filantropit, z.Avni Hafuzi. Në reportazhe, poezi e shkrime publicistike, shpesh lejohet edhe emocioni, por vërtet në çdo shkronjë të këtij reportazhi kam emocione, duke e njohur punën e madhe që e ka bërë ky personalitet, ky personazh, që me datë 04 maj bashkoi shumë personalitete, për ta jetësuar kryeheroin tonë kombëtarë, Skënderbeun në qytetin Eger me mbi 59.000 banorë. Aty do të qëndroj sa do të ketë qiell e tokë.

Image
Foto nga vendngjarja

Kokën lartë bashkëkombasi im, Skënderbeun dhe sheshin Skënderbe e keni në Eger

Të thuhet se është shkruar historia ndoshta është pak, sepse nuk është e lehtë të realizohet gjithë ai projekt i madh. Data 4 maj ishte ngjarje e madhe me rastin e vendosjes të bustit të Heroit tonë Kombëtar Gjergi Kastriot Skënderbeu në sheshin me të njejtin emër në qytetin Eger të Hungarisë. Ishin nisur bashkatdhetarë të shumtä nga e gjithë evropa, por edhe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Lugina e Preshevës e Mali i Zi, në ceremoninë e inaugurimit te bustit të Skënderbeut. Ne nga Zvicra drejt Hungarisë së bashku me z. Rafet Ademi veprimtar e themelues i disa shoqatave shqiptare në Zvicër e nga Tirana, emblema e Luginës së Preshevës, njëherit diplomatit në karrierë, Ambasador, Prof.dr. Flamur Gashi, nga Prishtina e Bujanoci, atdhetari e bëmirësi i çmuar, Dr.Dergut Aliu, Prof.Abdurrahman Zulfiu, profesor i historisë, njëherit ish drejtor i Gjimnazit „Skënderbeu“ në Preshevë, profesor i z.Avni Hafuzi, Gzim Memishi afaris, bëmirës e atdhetarë dhe disa miq të tjerë nga Lugina e Preshevës, që kishin ftesta nga veprimtari i dalluar të çështjes kombëtare, luginasit tonë, Konsull Nderi, z. Avnija Hafuzi, ku do ta shkruaje historinë në shtetin mik të kombit tonë në Hungari.

E shtuna e 4 majit e motit 2024, ora 13.00 në adresa: HU-3300 Eger, Szkander bég tér (Sheshi „ Skënderbej" ) Hontalan utea, ishin mbledhur mbi 100 bashkatdhetarë e në mesin e tyre edhe shumë personalitete hungareze. Seç mu kujtuan disa thënie historike që përkojnë me z.Avni Hafuzi.

„Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të“ ( Kenedi)

O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut

(Euripidi)

Filantropi Avni Hafuzi, natën e bëri dritë, duke i bashkuar të githë shqiptarët në Hungari, duke bashkëbiseduar thuajse me të gjithë, për projektin në fjalë. Ai i qëndroi në ballë dhe nuk u dorëzua kurrë, edhe pse pati padyshim vështirësi. Por, z.Hafuzi i është mirënjohës prindërve të tij, që e kanë edukuar për tu mos u dorëzuar para së drejtës. Ai falënderon në çdo frymëarrje shtetin hungarez, familjen e tij, bashkëshorten, fëmijët dhe padyshim edhe miqtë shqiptarë që jetojnë në Hungari, që u jetësua projekti që do të mbetet i përjetshëm. Ate natë rrugës, pra e premtja e 3 majit që shkonim ne nga Zvicra unë Dashnim Hebibi me z.Rafet Ademi, z.Flamur Gashi nga Tirana, z.Dergut Aliu nga Prishtina-Bujanoci, Abdurrahman Zufliu e Gzim Memishi nga Presheva, por edhe shumë të tjerë nga vende të tjera, ai herë me ne e herë me të tjerët, interesohej se ku jemi dhe në çfarë orë do të mbërrijmë. „Miku im, Dashnim e Rafet, shikoni se po e shoh se do të vonoheni, se u bë ora 23.00, në afërsi të hotelit nuk kemi ndoj restaurant, ju lutem në ndoj pompë benzine, merrni ndoj ushqim, se nuk dua që të bëni gjumë pa darkë e pastaj me mëngjes gjithçka do të jetë gati. Unë kam rezervuar edhe darkën, por ja që rruga i ka problemet e veta.

Fola edhe me miqtë të tjerë që janë rrugës. Po lutem të vini mirë. Mos u ngutni. Në hotel sa të afroheni, nëse keni ndoj problem, më shkruani, unë nuk mundem të bëj gjumë, gjersa të kuptoj, se keni mbërri mirë“. Ishin këto fjalë edhe fjalë të tjera të mjalta të axhës Avni Hauzi. Sa i kujdesshëm që ishte. Me të arritur në hotel, sa i dorëzuam dokumentet e identifikimit, kur pamë se mbërritën edhe miqtë tanë nga Shqipëria, Kosova e Lugina e Preshevës. Çfarë rastësie. Edhe pse në hollin e hotel Canda në Budapest, ishte shumë vonë, ne dolëm në ballkonin e hotelit dhe bashkëbiseduam mes veti deri vonë me shumë gëzim, që po marrim pjesë në në ngjarje të veçantë. Edhe këtu z.Avni Hafuzi me tel, herë me mua e herë me doktor Dergut Aliu e Gzim Memishin, pushoni, se nesër do të jetë një ditë e gjatë. Kam organizuar se kush ju vjen me ju mar për tu nisur drejt qytetit Eger. Vjenë Ramiz Qunaj një miku im hasjan dhe do të jeni shumë komod. Mirupafshim nesër. E ne, së bashku me z.Gashi, Ademi, Aliu, Memishi, Zulfiu. Padyshim se shihej një lodhje nga rruga e gjatë, por ne bashkëbiseduam nëmes veti e u çmallëm dhe padyshim e uruam z.Hafuzi që na bashkoi edhe në këtë ngjarje.

Rrezet e para në Budapest të datës 04 maj na zgjuan nga gjumi

Nga lodhja, kisha harruar edhe perden ta vendosi në vendin e vet, me të dalë rrezet e para të dritës, sikur edhe dielli e dinte se dua të bëj pak gjumë e të përjetoj këtë ngjarje të madhe, më doli gjumi dhe mezi presja ta takoj z.Avni Hafuzi, ta përqafoj dhe ti përcjell shumë përshëndetje edhe nga Presheva, por edhe nga Zvicra e gjithë diaspora shqiptare. Disa ditë më parë në Hungari, por edhe në gjithë evropën ishte me shi, por edhe ne gjatë tërë rrugës nga Zvicra ishte me shi, por ja që zemërbardhësia e z.Avni Hafuzi e bëri që sot të jetë koha e mirë me diell dhe të kalojmë momente të papërshkrueshme. Në restaurantin e hotelit, takova me mëngjes miqtë e mi, z.Flamur Gashi, z.Dergut Aliu, z.Rafet Ademi, Prof.Abdurrahman Zulfiu dhe z.Gzim Memishi. Ashtu edhe siç na kishte lajmëruar z.Avni Hafuzi, se në orën 08.30 do të vije, z.Ramiz Qunaj, ashtu ndodhi, shumë i saktë. Me buzëqeshje e mirëseardhje na uroi mirëseardhje. Fiks në orën 08.30 e dëgjoj telefonin. „ Mirëmëngjesi. A kishit pushuar. Ramizi besoj se ka arritur se kam folur në tel. Ju mirëpres.

Unë hiq nuk kam fjetur, duke u marrë me programin, por jam shumë i fortë dhe i lumtur. Po e jetësojmë Skënderbeun tonë në shtetin mikë të kombit tonë, Hungari. Ju mirëpres“. Rruga nga Budapesti për në Eger ishte një orë e 20 minuta, gjatë tërë rrugës bashkëbiseduam me z.Ramiz për punën e tij në Hungari që kishte një furrë dhe ishte shumë i kënaqur. Ai na tha, se me z.Avni janë miq të mirë dhe e çmojnë shumë, sepse ka bërë vërtet shumë dhe neve na nderon. Shkurt e shqip, Avni Hafuzi është personalitet i respektuar shumë edhe te miqtë hungarez“. Sapo arritëm në Eger, menjëherë na ra në sy busti i Skënderbeut që ishte i mbuluar me petkun e kuq, që i gjasonte flamurit tonë kombëtarë kuq e zi i rrethuar me flamurin tonë kombëtar kuq e zi dhe ate hungarez. Axha Avni ashtu siç e njohim dhe siç është shumë modest, me të zbritur ne nga vetura, filloi ta përqafoj, ambasadorin, diplomatin e njohur, Prof.dr.Flamur Gashi, pastaj Prof.Abdurrahman Zulfiu, Dr.Dergut Aliu, Rafet Ademi, Gzim Memishin. Unë mundohesha të bëja disa foto kujtimi dhe pastaj më erdhi radha edhe mua që ta përqafoj. Pas një çmallje menjëherë filloi të na njoftoj me sheshin dhe me miqtë e tij të ngushtë.

Sheshi Skënderbeu dhe busti i Skënderbeut në Eger

Të dukej vetja se je në Tiranë dhe Prishtinë. Gjatë një bashkëbisedimi të shkurtërt me z.Avni Hafuzi na njoftoi se bazamenti i bustit është granit i kuq me përmasa 200x100x80, busti 80x120x150. Aty në shesh është edhe një kopsht fëmijësh, ku z.Hafuzi kishte mbjellur edhe gjashtë disa pemë që jetojnë mbi 100 vjeç. Autor të veprës janë, Agim Rada dhe Julian Muçollari. Musafirë të shumtë vinin. Shihnim edhe gazetarë të mediave të ndryshme hungareze, mbi 10 kamera, fotoreportera, policia lokale që kujdeseshin për rendin dhe banorë të Egerit. Përballë bustit të Skënderbeut ishte edhe tabela ku shkruhej Sheshi Skënderbeu. Padyshim emocione dhe thuajse të gjithë shkonin dhe bënin foto kujtimi. Një organizim super i mirë e profesional. Filantropi z.Avni Hafuzi, na shoqëroi të gjithëve në një restaurant afër sheshit që të presim orën e saktë për të filluar edhe programi, pra të freskohemi të gjithë me nga një pije. Dy fëmijë mërgimtarësh, njëra vajzë dhe tjetri djal me veshje kombëtare ishin si dy shqiponja që qëndronin aty te busti i Skënderbeut.

Fillimi i programit

Himni Kombëtar i Hungarisë – Himni Kombëtar i Shqipërisë, moderatorja Beáta Tóth.Pas dy himneve u lexua një poezi nga moderatorja Beáta Tóth István Benyhe: Për mbrojtësit e Evropës Bej Szkander, Huniadi dhe ju, të bekuar lirinë qiellore, bashkëluftëtarë që mbroni me besim muret e Evropës! Uniteti ynë me çmimin e gjakut tuaj ende na jep forcë. Çlirimtarë heroikë që ruajnë ëndrrën e popullit tuaj, Ju jeni zotërit e përjetshëm shembullor të këtij peizazhi! Pas poezisë, Beáta Tóth përshëndet të ftuarit: Te dashur zonja dhe zoterinj ! Në emër të z.Avnija Hafuzi, Konsulli i Nderit i Shqipërisë dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Budapest, z. Bendo Genti, ju përshëndes në Eger në sheshin Szkander Bég. Konsulli i Nderit Avni Hafuzi ju falënderon me respekt që nderuat me praninë tuaj ngjarjen e jashtëzakonshme të sotme.

Avni Hafuzi:

„Të nderuar zonja dhe zotërinj!

E ndjej veten shumë të emocionuar,por njëkohësisht edheshumë të nderuar që, si biri iPreshevës dhe i atdheut tim të dashur, Shqipërisë arrita të bëj realitet endrrën time të hershme, për të sjellë këtu në këtë qytet të bukur, me kulturë tëlashtë dhe me histori të lavdishme,

bustin e heroit trim e tëpamposhtur Skënderbeut,

këtij "atleti të Krishtit",aleatit tëmadh të JanosHunyadit, prijësit legjendar të Hungarisë, këtij vendi mik të hershëm e të përhershëm të shqiptarëve, që unë e konsideroj atdheun tim të dytë! Gjergj Kastrioti – Skënderbeu udhëhoqi me vendosmëripopullin shqiptar kundër ushtrive osmane, duke mos lejuar pushtimin e tokave arbnore prej tyre, por njëkohësisht dukembrojtur dhe civilizimin e krishtërimin europian.

Ai realizoibashkimin e parë politik të princërve shqiptarë të kohës nëKuvendin e Lezhës, në 2 mars të vitit 1444, që u hapi rrugëpërpjekjeve për themelimin e një shteti mesjetar shqiptar.Historia e sheshit me këtë emër, nis me idenë time dhe të ishambasadorit të Shqipërisë në Hungari, z.Adhurim Resuli, dheqë më vonë u pasua me ceremoninë e datës 12 shkurt të vitit2000, ku presidenti shqiptar i asaj kohe,z. Rexhep Mejdani, së bashku me ish- ministrin hungarez Dr.József Torgyán morën pjesë në ceremoninë e emërtimit të këtij sheshi meemrin e Skënderbeut dhe të vendosjes së një memoriali për këtë qëllim.Më tej në këtë shesh në data të shënuara si ajo e vdekjes sëSkënderbeut dhe 2 marsii lidhjes së Lezhës janë zhvilluarceremoni përkujtimore të organizuara nga unë, në cilësinë e konsullit të nderit të Shqipërisë në Hungari dhe nga ambasadashqiptare në Budapest.

Ky bust, që poinaugurojmë sot, është ideuar dhe sponsorizuartërësisht nga unë, me mbështetjen parezerva të bashkëshortessime dhe të tre vajzave e dy djemve të mi. Natyrisht këtu nuk mund të le pa përmendur ndihmën e madhe që mëka dhënëbashkia e qytetit Eger, me kryetar z.Adam Mirkoczki, nënkryetar z. Attila Farkas, këshilli bashkiak, si dhe stafipërkatës. Kjo ndihmë përfshin miratimin njëzëri të vendosjessë bustit nga këshilli bashkiak, lejet e ndryshme, dokumentacionin e nevojshëm etj.Këtu vlen të theksoj se bashkia e qytetit të Egerit dhe ajo e qytetit të Krujes, brenda kalasë se të cilit Skenderbeu luftoi për25 vite me radhe kunder ushtrive armike, kane nisurbisedimet per binjakezimin e dy qyteteve

Vendosjae këtij busti madhështor në pragun e datëlindjes sëSkënderbeut, që është data 6 maj, në këtë sheshtë bukur tëEgerit, këtij qyteti, që ashtu si e gjithë Hungaria shquhet përmikpritjen e vet, do të kontribojë në forcimin e mëtejshëm të miqësisë së lashtë tëdy popujve tanë dhe të marrëdhënieve dhebashkëpunimit midis qeverive të vendeve tona.Në fund dua të shpreh falënderimet e mia nga zemra përministritë e punëve të jashtme të Shqipërisë e Hungarisë, përambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe të ngarkuarin me punë të kësaj ambasade,z.Genti Bendo, për bashkinë e qytetitEger, për qytetarët e nderuar të kësaj bashkie dhe përpjesëtarët e diasporës shqiptare në Hungari.Në mënyrë të veçantë falënderoj kolegët e kompanisë sime,ku ndër të tjerët veçoj znj.Hajnalka Avnijeta Hafuzi dhe EditKovacs! Po kështu dua të shpreh mirënjohjen time për punën e çmuar artistike dhe me përkushtim të skulptorit të nderuar Z. Julian Muçollari si dhe të skulptorit të ndjerë z.Agim Rada! Faleminderit !

Pas fjalëve modeste të z.Hafuzi që ishte me shumë emocione, kur e përmendi Preshevën dhe familjen e tij, të gjithë të pranishmit e duatrokitën. Programi vazhdoi me moderatoren ku ndër të tjera tha:

Një falënderim i veçantë shkon për drejtuesit e qytetit për kontributin në organizimin dhe përfundimin me sukses të eventit të sotëm. Aktivitetin tonë e nisëm me epigramin e shkrimtarit István Benyhe me nja dy rreshta të shkruara për këtë rast, me të cilin artisti nderon kujtimin e Bey Szkander. Me rastin e ditëlindjes së Szkander Beut më 6 maj, konsulli i nderit Avni Hafuzi ka dashur t'i dorëzojë një bust të tij, me të cilin bën homazhe për heroin.

Konsulli i Nderit Avni Hafuzi përshëndet me shumë respekt: 1. Z. Bendo Genti është i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Budapest. 2. Z. Naser Idrizi është i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest. 3. Nënkolonel Bekim Halilaj është atashe policor i Ambasadës së Kosovës në Vjenë. 4. Z. Simeon Varga, avokat bullgar i parlamentit, deputet dhe bashkëshortja e tij e nderuar. 5. Znj. Bettina Kecsmár, Departamenti i Ballkanit Perëndimor i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, përgjegjëse për Shqipërinë dhe Kosovën 6. Z. Gábor Minczér, Nënkryetar i Bashkisë së Qarkut Eger dhe Z. Attila Farkas, Nënkryetar i Bashkisë 7. Një delegacion mbërriti nga Peja, Nuran Muhaxheri gruaja e kryetarit të Pejës dhe vajza e kryetarit të komunës së Pejës Mirtye Muhaxheri Znj. Dzenet Kelmendi, Drejtoreshë përgjegjëse për Rini, Sport dhe Kulturë dhe konsulente znj. Elmaze Syla 8. Z. Bertalan Farkas, astronauti i parë hungarez, pilot luftarak, eksplorues i hapësirës 9. Dr. József Bencze, ambasador në pension, oficer policie në pension gjenerallejtënant 10. Kryeministër, z. György Dr. Popper, Kryeministër i Urdhrit të Maltës dhe gruaja e tij e nderuar 11. Z. Mihály Bók është themeluesi dhe këshilltari kryesor i presidentit të VJASZSZ 12. Konti Mihály Gál është një piktor 13. Z. Erik Molnár u emërua nga O.C.E.C.C.D. presidenti dhe gruaja e tij e nderuar 14. Dr. Jordan Bocskov është Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë 15. Bashkë Kalorës të Urdhrit të Shën Gjergjit të Visegradit - Z. Dr. Ottó Csámpai nga Rajoni Jugor dhe Kalorësit e Heves Vármegyei 16. Profesor Dr. Flamur Gasi nga Shqipëria, diplomat karriere 17. Z.Dr.Durgut Aliu nga Bujanoci, Lugina e Preshevës 18. Profesor z.Abdurrahman Zulfiu nga Presheva ish profesor i historisë në gjimnazin Skenderbej. 19. Z. PhD. Dasnim Hebibi nga Presheva është doktor i shkencave politike, 20. Z. Luigj Imeri nga Kosova, ekspert energjetik dhe ish CEO i Korporatës Energjetike të Kosovës. 21. Z. Ukë Halilaj nga Austria dhe shokët e tij 22. Z. Shkelqim Mancellari 23. Z.Hafuzi, falënderon gjithashtu miqtë e tij hungarezë dhe diasporën shqiptare, Éra Cocaj dhe Ledri Cocaj, për nderimin e ceremonisë me veshje kombëtare shqiptare dhe mirëpresim të gjithë të ftuarit e dashur që e zbukuruan me prezencën e tyre eventin e sotëm.

Pas përshëndetjes të të gjithë këtyre personaliteteve që ishin prezent fjalën e morën:

Nënkryetari i bashkisë Gábor Minczér.

Ai vlerësoi lart bashkëpunimin me z.Avni Hafuzi dhe pergëzoi të gjithë për bustin e Skënderbeut. Jemi të nderuar që sot e tutje do ta kemi Skënderbeun në sheshin Skënderbe në qytetin tonë.

Edhe z. Bendo Genti i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Budapest vlerësoi lart realizimin e projektit të bustit të Skënderbeut në Eger.s

Prof.Abdurrahman Zulfiu, fjala përshëndetëse iu dha dhe ndër të tjera tha:

I nderuar z.Avni Hafuzi, Konsul nderi

Të nderuar përfaqësues të Bashksisë së Egerit,

Të nderuar përfaqesues së Ambasadës së Republikës së Shqipëris,si dhe Ambasadës së Kosovës. Të nderuar të pranishëm Ju përshëndes.

Të nderuar organizator, ju falënderoj për ftesën, në këtë ditë të rëndësishme, në ditën e inaugurimit të bustit të Skenderbeut në qytetin Eger. Njëherit ju përgëzoj për këtë nismë. Nismë e cila ka për qëllim të vetëm të nderoj të kaluarën, por mbi gjitha po i kultivon marrëdhëniet në mes dy popujve. Lufta e Skenderbeut dhe Janosh Huniadit krijoi lidhje të ngushta jo vetëm ndërmjet këtyre dy personaliteteve të shquara evropiane, por mbi gjitha një traditë miqësie dhe rrespekti të ndërsjelltë ndërmjet dy popëjve. Për këtë dëshmon dit e sotshme me rastin e inaugurimit të bustit të Skenderbeut. Urojmë që ky bashkpunim të vazhdoj e të thellohet në vlera bashkëkohore, që një ditë populli shqiptar të I bashkangjitet popullit hungarez në shtëpin e përbashket të quajtur Bashkimi Evropian. Krejt në fund dëshiroj të falemnderoj shtetin hungarez Për mbështetjen e dhënë në inaugurimin e bustit të Skenderbeut.

Fjala iu dha edhe z.Flamur Gashi, ambasador, diplomat në karrierë;

Pasi përshëndeti të pranishmit, ai tha: „Vendosja e bustit të Gjergjit tonë, si dhe emrimi i sheshit me emrin "Sheshi Skenderbej", u mundësua nga komuna e Egerit, ndërsa u financua nga Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Hungari, z.Avni Hafuzi me origjinë nga Presheva, si dhe familja e tij të cilët jetojnë dhe veprojnë në Budapest të Hungarisë. Gjergji ynë, i mirëpritur kudo në vendin e Janosh Huniadit, Franc Nopçes, Mbretëreshes Geraldina dhe shumë personaliteteve të tjera hungareze, miq të kombit tonë! GJERGJI ynë, KRENARIA jonë!

Respekt për mikun tonë Avnija Hafuzi nga Presheva, Konsull i Nderit, që me iniciativën dhe me sponzorizimin e plotë nga ana e tij, bëri të mundur vendosjen e këtij busti madhështor.

Me disa fjalë edhe PhD. Dashnim Hebibi, president i Instituti Helvetik i Europës Juglindore me seli në Zvicër ku veçoi:

I nderuari z. Avni Hafuzi, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Pécs;

Të nderuar përfaqësues të autoriteteve lokale;

Bashkatdhetarë të dashur nga Hungaria, Evropa e Shqiptaria;

Madhështia e figurave historike, si kjo e Gjergj Kastriotit, nuk lidhet vetëm me dimensionin e kohës kur ato jetuan e shkëlqyen. Ajo dëshmohet e rivuloset sa herë që pasardhësit e tyre, dhe jo vetëm, shpalosin fytyrat e tyre krenare nga petku i kuq që mbulon bustin, pikërisht si gjaku i tyre udhërrëfyes i rrugës së ndritur drejt lirisë.

Rrugët e qyteteve evropiane, çdo ditë po zbukurohen me hijen e rëndë të Gjergjit të Madhërishëm. Dikur, shpata e burrëria e tij, i bënte të ndjeheshin më të sigurta vendet, të cilave po u kanoseshin shigjetat e otomanlinjve, ndërsa sot, bustet e Kastriotit i shërbejnë qytetërimit evropian si kujtesë krenarie e ngadhënjimit të të mirës ndaj të keqes.Komuna (Bashkia) e Egerit, sot, po e jep shembullin e radhës, pas Budapestit, duke e veshur këtë hapësirë urbane me fisnikërinë e mesjetës arbërore, e cila, pesë shekuj më parë, qëndroi krah për krah burrave të udhëheqësit ushtarak János Hunyadi, në qëllimin e përbashkët, të mbrojtjes së qytetërimit evropian.

Shëmbëlltyra e figurave historike të përjetësuara në bronz, kudo midis nesh, nuk na lë ta harrojmë të djeshmen e lavdishme, e njëherësh, na mëson rrugën që duhemi të ndjekim për ta shmangur tiraninë. Në cilësinë e një veprimtari të diasporës shqiptare dhe të një bashkatdhetari të z. Avni Hafuzi, nismëtar dhe financues i sjelljes së Gjergj Kastriotit në Eger, në përmasat e njëjta me atë të bustit të Skënderbeut në Parkun e Qytetit të Budapestit, ndjej emocione të papërshkrueshme krenarie dhe mirënjohjeje. Uroj që gërshetimi i historisë dhe kulturës shqiptaro-hungareze të shërbejë në përafrimin shumëdimensional të popujve tanë! Eger, na e gëzofsh Gjergjin e Luginës së Preshevës!

Pasi përfunduan fjalët përshëndetëse, erdhi edhe kulmi i emocioneve, shpalosja e bustit të kryeheroit tonë, Skënderbeut. Shpalosja u bë nga Avnija Hafuzi, nënkryetari i bashkisë Gábor Minczér, Attila Farkas, ushtrues I detyrës së oficerit dhe nga përfaqësuesi i ambasadës së Shqipërisë, z.Bendo Genti. Menjëherë me modesti z.Avni Hafuzi ftoi të gjithë që të afrohen dhe të bëjnë edhe foto kujtimi duke i falënderuar të gjithë që kanë kontribuar që të realizohet kjo vepër madhështore.

Avni Hafuzi: “Bashkatdhetarë të dashur, tani e kemi Sheshin dhe Skënderbeun edhe në Eger. Skënderbeu sa është hero kombëtar i shqiptarëve po aq është bërë hero edhe i civilizimit botëror.

Z.Avni Hafuzi falënderoi edhe përfaqësuesit nga Ambasada e Kosovës, z.Naser Idrizi i ngarkuar me punë, pastaj, z. Luigj Imeri ekspert i energjisë dhe ish-kryeshef ekzekutiv i korporatës energjetike të Kosovës, Ukë Halilaj, Bekim Halilaj nën kolonel atashe i policisë në Ambasadën e Kosovës në Wien të Austrisë, Miftar Zagragja, Hafir Elshani, Naser Shabani, Ismet Memeti, Shkelqim Mancellari, të gjithë bashkatdhetarët nga Hasi dhe Shqipëria, deputetë të parlamentit hungarez, Ambasadën e Shqipërisë, z.Genti Bendo, përfaqësues nga bashkija e Pejës, pastaj, z. Farkas Bertallan kozmanauti i parë hungarez, Dr.Bece Józsev ish ambasador në Kosovë, bashkinë e Egerit, z. Farkas Attila Minczér Gábor, Ukë Halilaj, Bók Mihály themelus i organizatës doganore e shumë e shumë të tjerë.

Pasi përfundoi e gjithë ceremonia, me ftesë të z.Hafuzi u drejtuam në bashkinë e Egerit ku ishte shtruar një koktej dhe aty patëm mundësi edhe të bashkëbisedojmë me shumë miq hungarez. Sa madhështore të përjetojmë edhe kafen në komunën e Egerit. Të gjithë e vlerësuan lart punën dhe angazhimin e z.Hafuzi në shtetin hungarez dhe bashkëpunimin e sinqertë.

z.Avni Hafuzi dha edhe disa intervista për media të ndryshme hungareze dhe më pastaj u drejtuam për në hotel dhe më pastaj për të shkuar te punëtoria e z.Hafuzi në Budapest për të festuar, ku do të jenë të pranishëm shumë personalitete. Ashtu edhe siç e donë mikëpritja jonë shqiptare, z.Hafuzi ishte përgaditur maksimalisht për këtë dasmë të madhe për miqtë e tij që të kalojnë sa më mirë. Aty rreth orës 19.00 u gjendëm në punëtorin e z.Hafuzi ku kishte përgaditur një darkë të mirë me shumë zemër dhe jo më pak se 60 miq e shokë të z.Hafuzi e të shoqëruar edhe nga diplomatë nga ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë darkës edhe bahskëbiseduan për tema të ndryshme.

Kulmi i emocioneve

Gjatë darkës u ngrit dolli për punën e madhe që ka bërë e që po bënë z.Avni Hafuzi dhe secili fliste fjalë të mira publikisht. Edhe z.Hafuzi falënderoi të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë të gjithë. Miku i tij, Ukë Halilaj me të marë fjalën përshëndetëse, ngrit lart plisin dhe një flamur dhe të gjithë mbetën duke e shikuar. Plisi ishte i babait të tij ndërsa flamuri i vëllaut të tij tashmë të ndjerë. Plisin ia vuri në kokë dhe flamurin e shpalosën. Filluan duatrokitjet. Ndërsa lotët nuk u ndalshin nga z.Avi Hafuzi për këtë nder të madh që iu bë nga miku i tij. U deshtë një kohë e gjatë që z.Hafuzi të marë veten dhe të bashkëbisedoj, por plisin nuk e hiqte nga koka. Ishin momente me plot emocione dhe të papërshkrueshme, ku edhe të gjithë të pranishmit e mirëpritën me lotë.

Kjo është e veçantë. Z.Hafuzi pasi falënderoi mikun e tij me plot lotë, tha, se do ta ruaj plisin e bacit Osman dhe flamurin e vëllaut deri në momentet e fundit të jetës. Pas fjalëve të mira që iu thanë, erdhi edhe koha e përshëndetjeve. Na dukej se jemi në Luginë të Preshevës, që musafiri duhet përcjellur me dorë në zemër e deri tek oborri duke ia bërë me dorë e duke i dhënë edhe ujë, që një ditë të shihemi përsëri për gëzime. E papërshkrueshme me fjalë e gjithë kjo ditë e mbrëmje me miq të shumtë. Me përqafime vëllazërore u përshëndetëm edhe ne për tu drejtuar te hoteli që nesër të nisemi me plot gëzim në shtëpitë tona. Por, nuk shkoi ashtu siç e menduam ne, pasi z.Avni Hafuzi, të dielën në mëngjes na shoqëroi me taxi nëpër Budapest, duke na njohur me qytetin e bukur dhe duka na kujtuar shumë histori të mira e historike që kishte përjetuar ai. Na dha bukë, ujë e zemër. Jemi vëllezër e shihemi në projekte të tjera.

Nuk pushoj unë tha, axha Avni, nuk di me u ndal, së shpejti projektet tjera kombëtare. Ju dua, të jemi bashkë, të punojmë shumë, jo përçarje, ishim e do të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Bota krenohet me ne sepse i kemi dhënë shumë dhe ne do të punojmë edhe me shumë.Vëllezër rruga e mbarë, kur të mbërrini, ju lutem më njoftoni. Mos mi shikoni sytë me lotë e zemrën plot mallë, trupi po më rrënqethet, sa shpejt shkuan këto ditë, sa shpejt e krytëm këtë ngjarje të madhe, por lutem që të shihemi përsëri. Ju dua e do ju dua gjithmonë. Ne e vendosëm Skënderbeun edhe në Eger, që gjeneratë pas gjenerate të jetë krenarë që është shqiptarë. Zot bekoje kombin tonë, miqtë tanë! Mirupafshim vëllezër! Kur e fillova këtë reportazh e disha se vështirë do ta kem ta përfundoj. Ate që e qëndisa, po e përfundoj me më të mirën, që e pash në shpirtin e axhës Avni Hafuzi, filantropi, atdhetari të devotshëm me disa vargje të Gjergj Fishtës nga poezia “Atdheu”:

Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjall me fryëe un jam,
Kurr Shqypni, s'kam me t'harrue,
Edhe n'vorr me t'permende kam. / Përgaditi, Dashnim HEBIBI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat