Nga ekzekutimi i Brilant Martinajt, te atentati ndaj Ylli Brahimit dhe terrori në Lezhë, kush është Roan Brahimi që u vra sot në Greqi?!

Diaspora

Nga ekzekutimi i Brilant Martinajt, te atentati ndaj Ylli Brahimit dhe terrori në Lezhë, kush është Roan Brahimi që u vra sot në Greqi?!

Më: 9 maj 2024 Në ora: 23:20
Brilant Martinaj

Personi që u ekzekutua sot në Greqi dyshohet se është Roan Brahimi.

Ai u qëllua nga dy persona me motor, teksa ishte në makinë me një 37-vjeçare.

Por kush është Roan Brahimi?  

Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Në dhjetor të vitit 2022 se policia ka ushtruar kontroll në banesën e Brahimit alias Sidorel Prendi, në fshatin Pllanë të Lezhës.

Në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022, por dhe për atentatin ndaj Ylli Brahimit. 

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina.

Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjarja e ndodhur.

Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit?

Sipas dokumenteve sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan alias Brahimi. Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar.

Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat