Goditën me thikë bashkatdhetarin e tyre, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali për tentativë vrasjeje

Diaspora

Goditën me thikë bashkatdhetarin e tyre, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali për tentativë vrasjeje

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Policia në Itali ka parandaluar një ngjarje të rëndë në një banesë, ku për motive të dobëta sherri mes disa shqiptarëve kishte degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.

Gjatë konfliktit, një 33-vjeçar shqiptar u godit me thikë në gjoks dhe u transportua në spitalin Maggiore, në Parma.

Mediat italiane bëjnë me dije se ndërhyrja në kohë e karabinierëve, ka parandaluar pasoja më të rënda të ngjarjes.

Në përfundim të rikonstruksionit të ngjarjeve, karabinierët arrestuan 2 vëllezër shqiptarë të moshës 40 dhe 32 vjeç, të akuzuar për bashkëpunim në tentativë vrasjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat