Rrëfimet e Arbëreshëve të Kalabrisë dhe sfidat për të ruajtur identitetin shqiptar!

Diaspora

Rrëfimet e Arbëreshëve të Kalabrisë dhe sfidat për të ruajtur identitetin shqiptar!

Më: 12 maj 2024 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Arbëreshët e Kalabrisë kanë shumë histori dhe rrëfime për të treguar, duke nisur nga sfidat për të ruajtur gjuhen dhe zakonet shqiptare.

Kësaj here gazetarja Greta Topjana ka sjellë rrëfimet e arbërëshëve të jugut të Italisë të cilët edhe pas më shumë se 500 vitesh ruajnë me heroizëm gjuhën shqipe, traditat, këngët dhe vallet shqiptare.

Arbëreshë quhen emigrantët e zhvendosur nga Shqipëria dhe trevat e saj, nga Peloponezi e komunitetet e tjera shqiptare në Greqi, të cilët u vendosën në territorin e Italisë në fund të shekullit XIV dhe gjatë shekujve XV-XVIII, për shkak të pushtimit osman. Ata u regjistruan në rajone të ndryshme të Italisë (sot, komunitete të quajtura italo-shqiptare, ose arbëreshe), ku themeluan një atdhe të dytë, ruajtës të identitetit e, deri diku, të gjuhës së tyre.

Arbëreshët themeluan dhe populluan dhjetëra “katunde” sic i qujane, pjesa më e madhe e të cilave gjendet në Kalabri, rreth 30 te tilla.

Në “Profil” do ndalemi në dy prej tyre në Civita dhe San Basile të cilat popullohen nga popullsi Arbëreshe dhe do njohim disa prej tyre. Ky rrugëtim nis në Civita, një qytezë në Kalabri që në shqip quhet “Cifti”, aty ku Rossana një zonjë arbereshe behet udhërrëfyesja jonë dhe na njeh me 7 mrekullitë e qytetit, ku ndër to është natyra, veshjet arbereshe dhe mikpritja.

Pasi vizitohet Civita udhetojmë në një tjetër qyteze Arbereshe San Basile ose shqip Shën Vasili për tu njohur me traditat e martesave arbëreshe dhe ritet e lutjeve në kishat bizantine…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat