Trafik droge me mini-nëndetëse, policia italiane publikon pamjet e operacionit! Grupi që drejtohej nga dy shqiptarë

Diaspora

Trafik droge me mini-nëndetëse, policia italiane publikon pamjet e operacionit! Grupi që drejtohej nga dy shqiptarë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Një organizatë italo-shqiptare po testonte një mini-nëndetëse të telekomanduar për të transportuar ngarkesa me lëndë narkotike.

Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet e operacionit, ndërsa raportohet se organizata operonte edhe në Ekuador, Belgjikë, Francë dhe Spanjë.

Grupi dyshohet se furnizonte qendrat kryesore italiane të trafikut të drogës me sasi të konsiderueshme kokaine, hashash dhe marijuanë.

Sipas hetimeve, organizata drejtohej nga dy vëllezër me origjinë shqiptare, të cilët, duke shfrytëzuar burime të konsiderueshme financiare, rekrutonin punonjës droge në Itali dhe Shqipëri.

Në total u sekuestruan mbi 204 kilogramë drogë , përfshirë kokainë, hashash dhe marijuanë.

Droga, sipas hetimeve, mbërriti nga Ekuadori në Holandë, Spanjë dhe Francë, e fshehur në fundet e makinave, por trafikantët e drogës planifikonin të përdornin edhe një mini-nëndetëse, të kontrolluar nga distanca, për të ulur rrezikun e zbulimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat