“E vrava dhe nuk pendohem”, kështu është shprehur Eduart Danaj, 50-vjeçari i cili vrau ish gruan e tij, Enkeleda Danaj në Greqi mëngjesin e kësaj të enjteje (16 maj).
Para autoriteteve helene ai është shprehur se “ish gruaja po i hante lekët dhe se prej shumë vitesh ka pasur lidhje jashtë martesore me disa meshkuj”.
“Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook”, ka deklaruar ndër të tjera 50-vjeçari.
Çifti ishte ndarë në mars dhe gruaja ishte larguar nga shtëpia.