Dënohen pesë shqiptarë në Angli, prodhonin drogë brenda shtëpisë së braktisur

Diaspora

Dënohen pesë shqiptarë në Angli, prodhonin drogë brenda shtëpisë së braktisur

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Pesë shqiptar dhe një i huaj, janë dënuar me burg në Angli, pasi u kapën me një fermë kanabisi, të ndërtuar brenda në një shtëpi të braktisur.

Tre nga shqiptarët morën nga 18 muaj burgim, ndërsa dy të tjerët dhe personi me nacionalitet tjetër u dënuan nga 16 muaj qëndrim prapa grilave.

Sipas hetimeve, ferma e kanabisit drejtohej nga shqiptarët në formën e një grupi të organizuar kriminal, shkruan Top Channel.

Ata u kapën në 4 dhjetor të vitit të kaluar në Moorfield House, në Fieldhouse Walk, Moortown, në një shtëpi të braktisur të kujdesit shëndetësor.

Policia gjeti 811 bimë kanabisi, që sipas llogarive, do të prodhonin 44 kg lëndë narkotike, me një vlerë deri në 446.000 paund (mbi 520 mijë euro).

Në fermë, u gjetën edhe  mjete të sofistikuara për kultivimin e drogës, si llampa me fuqi të lartë, kohëmatës, edhe armë, duke përfshirë shkopinj bejsbolli dhe hanxhar. Këto pajisje kapnin vlerën e 45 mijë paundëve (mbi 52 mijë euro).

Shqiptarët u arrestuan në vendngjarjen dhe u akuzuan për prodhim kanabisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat