Bravo! Mbreti Charles me një ovacion të fortë përshëndeti artistët në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Diaspora

Bravo! Mbreti Charles me një ovacion të fortë përshëndeti artistët në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Nga: Beqir Sina Më: 17 maj 2024 Në ora: 20:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Londer (17 maj 2024): Mbreti Charles III doli për her të parë dje në publik që pas diagonsikimit me kancer në skenën e Shtëpisë së Operës Mbretërore për të ndjekur një mbrëmje gala kushtuar largimit nga kjo "shtëpi" pas 20 vjetësh të drejtorit të muzikës maestro, Sir Antonio Pappano.

Madje ajo që ra nësy dje ishte se për të respektuar artistët e kësaj shafqje gala , në skenë është ngjitur edhe vet mbreti Charles III. 

Disa nga artistët nga më të famshëmit të operës mbretërore interpretuan në këtë mbrëmje operistike mbretërore. Përfshirë Interpretuesit legjendar Aigul Akhmetshina, Jonas Kaufmann dhe Bryn Terfel , si dhe Sopranon shqiptare me renome Ermonela Jaho

Ndërsa,  Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, e cila  ishte interpretuesja kryesore shkruan shtypi londinez, ka shkëlqyer në mbrëmjen gala  që i është dedikuar maestros Toni Papanno, derisa sa ajo ka marr duartrokitje të pandërprera në mbyllje të shfaqjes. Ku  me shumë kortezi ajo është shoqëruar "dorë për dore" së bashku me maestron Pappano  e artistët e tjer nga Mbreti Charles III.

Performanca që u mbajt për nder të Sir Antonio, ndërsa ai largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore, është vlerësua nga Mbreti Charles, i cili thotë media britanike është veçanërisht i afërt me Mbrtetin Charls, mbasi Pappano, ishte ai që shërbeu si dirigjent edhe në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.

Charles, i cili ka qenë Mbikqyersi  i Shtëpisë së Operës Mbretërore që nga viti 2009 dhe President i Baletit Mbretëror që nga viti 2003, ka qenë një mbështetës i gjatë i artit, thotë media londineze .

Pappano i cili largohet nga Shtëpia e Operës Mbretërore për të marrë detyrën e Kryedirigjentit të Orkestrës Simfonike të Londrës, u tha gazetarve se: "Ai (Charles) ishte kaq shumë bujar në lavdërimet e tij, dhe me të vërtetë ishte kështu, ngase kjo do të thotë gjithçka, ai e do muzikën."

Programi i arieve dhe muzikës nga derigjimi i Sir Antonios në Teatrin e Operës përfshinte Uverturën e Martesës së Figaros të Mozartit, interpretuar nga Orkestra e Shtëpisë së Operës Mbretërore dhe një interpretim të treshes 'Qui pose il fiasco' të Verdit nga Vasko Vassilev.

Ermonela Jaho, Insung Sim dhe tenori Freddie De Tommaso. 

De Tommaso e quajti një "nder" të interpretonte në skenën e Teatrit e Opereas Mbretërore nën drejtimin e Pappanos para Mbretit.

Mezzo-sopranoja Aigul Akhmetshina tha se Mbreti Charles ishte kompliment për performancën e saj dhe se Sir Antonio i cili ka qenë një "dritë udhëzuese" gjatë gjithë karrierës së saj.

Javën e kaluar, Pallati Mbretëror njoftoi se Charles do të ruante patronazhin e tij si për Operën Mbretërore ashtu edhe për Shtëpinë e Operës Mbretërore në mes të një ristrukturimi të roleve pas vdekjes së Mbretëreshës së ndjerë.

Drejtori Ekzekutiv i Operës Mbretërore, Alex Beard, tha se organizata ishte 'jashtëzakonisht mirënjohëse' për vendimin: 'Për më shumë se gjashtë dekada, ne kemi përfituar nga mbështetja e përkushtuar e Familjes Mbretërore dhe i jemi jashtëzakonisht mirënjohës Madhërisë së Tij për duke vazhduar të njohim punën që bëjmë për të sjellë baletin dhe operën e klasit botëror për audiencën në të gjithë vendin dhe anembanë globit.'

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat