“Na kërcënonte se do të na vriste” - U përball me skenën tragjike ku pa nënën e masakruar me thikë nga i ati në mes të rrugës, flet vajza e çiftit

Diaspora

“Na kërcënonte se do të na vriste” - U përball me skenën tragjike ku pa nënën e masakruar me thikë nga i ati në mes të rrugës, flet vajza e çiftit

Më: 21 maj 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Është shokuese dëshmia e vajzës së 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) e cila u masakrua me thikë në mes të rrugës në Menidi nga ish-bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve të saj.

Vajza e çiftit ka treguar se babai i saj ishte një person i alkoolizuar, me prirje agresive dhe xheloz për bashkëshorten.

“Gjithmonë e mbaj mend duke pirë. Kur pinte bëhej agresiv ndaj nesh. Mbaj mend që ai godiste mamanë time. Mendonte se nëna ime po e tradhtonte dhe ishte shumë xheloz. Kërcënoi se do të na vriste dhe do të vriste veten. Nuk më ka goditur kurrë mua dhe vëllain tim”, pohoi vajza, sipas ANT1.

Në deklaratën e tij në gjykatë, Eduart Danaj ka kërkuar falje pasi ka pranuar krimin dhe është shprehur se i vinte keq për veprimin e tij.

Paraditen e së shtunës (18 maj) shqiptares iu dha lamtumira e fundit në Vlorë, dy ditë pas tragjedisë.

Të shkatërruar, familjarët e 40-vjeçares e kanë shoqëruar për në banesën e fundit në vendlindjen e tyre.

Fëmijët e Enkeleidës ndoqën arkivolin e nënës së tyre, ndërsa rruga u mbush me të afërm dhe miq që ishin aty për t’i dhënë “lamtumirën e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat