Shqiptaret Francika Uka dhe Eliona Pjeternikaj në juri të Eurocup në Turqi

Diaspora

Shqiptaret Francika Uka dhe Eliona Pjeternikaj në juri të Eurocup në Turqi

Më: 21 maj 2024 Në ora: 12:15
Francika Uka dhe Eliona Pjeternikaj

Për Cika që të gjithë e njohin me këtë emër kemi dëgjuar dhe parë shpesh sukseset e saja.

E këtë herë sërish në jurinë qendrore ku ka vlerësuar stilin dhe fashion e thonjve në organizimin e madh që u mbajt ditë më parë në Antalia të Turqisë.

Ajo ka qenë jo vetëm si shqiptare në këtë juri profesionistësh nga e gjithë evropa por edhe me Eliona Pjetërnikaj nga Tirana.

Kështu Francika nga Zvicra dhe Eliona nga Tirana kanë vlerësuar punën e shumë stilistëve të thonjve që morën pjesë në këtë event të madh me emrin “Eurocup Turkey” ku vajzat jo vetëm dhanë vlerësimin e tyre si profesioniste por para flamurit të Kosovës dhe të Shqipërisë na nderuan me gjykimin e tyre

Ne ju sjellim disa foto nga ky event i njohur në fushën e bukurisë dhe të estetikës.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat