Një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi më 25 prill goditi me çekiç bashkëshorten.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në San Mauro Pascoli.55-vjeçari ka pritur që vajza e tij më e vogël të largohej nga shtëpia, më pas nën një moment xhelozie, mori një çekiç dhe goditi gruan e tij në kokë dhe fytyrë.
Mësohet se në përpjekje për të fshehur ulërimat e bashkëshortes, ai ka ngritur volumin e televizorit.
Në momentin që bashkëshortja tentoi të rezistonte, 55-vjeçari e kafshoi në vesh duke i shkëputur edhe një pjesë të tij.Në fund ai ka tentuar edhe të mbysë, por gruaja e plagosur dhe thuajse pa ndjenja, arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë nga fqinjët.