Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke.
Sipas mediave helene, 45-vjeçari, në kërkim ndërkombëtar akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarje të ndodhura në vitin 2014.
Momentin e arrestimit, shqiptari ishte duke drejtuar një makinë pa leje drejtimi.
Nga hetimet rezultoi se 45-vjeçari është në listën e kuqe të Interpol për vrasje.