3 rregulla për t'u rikthyer shpejt dhe pa stres në formë pas festave të fundvitit

Dieta

3 rregulla për t'u rikthyer shpejt dhe pa stres në formë pas festave të fundvitit

Më: 6 janar 2023 Në ora: 18:25
Ilustrim

Një studim ka treguar se mesatarisht një tepricë prej 0.5 deri në 1 kg fitohet gjatë vitit, veçanërisht gjatë festave. Por nuk keni nevojë të mbani dietë drastike për t'u rikthyer në formë. Në fund të fundit, kishim vetëm 4 ose 5 ditë feste, në të cilat - me të drejtë - i lejuam vetes disa kënaqësi më tepër.

Në përgjithësi, për të humbur kilogramët e marra nga disa pjata ose gota të tepërta, është e rëndësishme të përpiqeni të mbani një dietë korrekte. Idealja do të ishte konsultimi me një nutricionist për të mësuar rregullat e duhura ushqimore që ndihmojnë në ruajtjen e një stili jetese të shëndetshëm, duke shmangur dietat “bëje vetë”, të cilat shpesh janë të dëmshme dhe joproduktive. Megjithatë, këtu janë tre këshilla bazë nga një nutricionisteje italiane Alessandra Freda.

1. Shmangni kufizimet e tepërta të kalorive

Është e rëndësishme të shmangni moskonsumimin e gjatë duke ngrënë gjithmonë mëngjes, drekë dhe darkë. Në veçanti, gjatë vakteve kryesore, konsumimi i një pjate të dytë (mish/peshk/vezë/bishtajoret) me perime të gjalla dhe/ose të ziera + një porcion drithëra (makarona, oriz, bukë) duhet të garantohet vetëm nëse ka ende hapësirë.

2. Qëndroni aktive dhe në lëvizje.

Aktiviteti është thelbësor kur bëhet fjalë për patjen e një stili jetese të shëndetshëm. Lëvizni, ecni, preferoni shkallët në vend të ashensorit, bëni punë në këmbë dhe pse jo, një aktivitet fizik më të strukturuar si palestër, pishinë, kurse individuale apo në grup. Me një orë inteligjente të thjeshtë, mund të monitoroni vazhdimisht hapat dhe aktivitetin tuaj fizik, duke përmirësuar gjithmonë rezultatet tuaja.

3. Thuajini jo dietave të “bëra vetë”.

Një hap tjetër i rëndësishëm është të kërkoni ndihmë nga një ekspert. Dietat e bëra vetë mund të jenë efektive, por deri në një pikë. Mbështetja te një specialist ju lejon të filloni një udhëtim të synuar dhe të personalizuar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat