Uji me përmbajtje frutash, perimesh dhe erëzash përshpejton metabolizmin. Sikur të mos mjaftonte, ndihmon në rinovimin e qelizave të dëmtuara, eleminon fryrjen ose dhjamin e barkut. Jo më kot, viteve të fundit, uji detoks është shndërruar në një element tepër të rëndësishëm për dietën e shëndetshme. Në vijim gjeni 3 receta super të thjeshta.
Xhenxhefil me kastravec, limon dhe mente
Përbërësit:
- 1 kastravec i prerë në feta
- xhenxhefil
- 2 feta limoni
- gjethe menteje
- pak kripë
- ujë
Në një enë, shtoni përbërësit dhe më pas ujë. Përzierjen vendoseni në frigorifer për 3 orë dhe më pas konsumojeni.
Limon dhe kastravec
Përbërësit:
- 1/2 kastravec
- 1 limon
- gjethe menteje
- ujë
Në fillim, ndani në feta kastravecin dhe limonin dhe më pas shtoni gjethet e mentes. Të gjithë përbërëst vendosini në një enë me ujë (diku te 1.5 litër) dhe lëreni një natë në frigorifer para se ta konsumoni.
Luleshtrydhe me borzilok dhe limon
Përbërësit:
- 10 kokrra luleshtrydhe
- 2 feta limon
- borzilok
Në enë, vendosni të gjithë përbërësit dhe më pas ujin. Kini parasysh që të shtoni shumë borzilok (diku te një grusht). Përbërjen lëreni në frigorifer për 3 orë para se ta shërbeni.
Përzierje të tjera
- portokall me limon
- mollë dhe kanellë
- shalqi me nenexhik
- manaferra me portokall