Përkujtohet veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Haxhi-Nebih Kelmendi në një vjetorin e vdekjes

Dokumentare

Përkujtohet veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Haxhi-Nebih Kelmendi në një vjetorin e vdekjes

Nga: Nexhat Haziri Më: 4 prill 2022 Në ora: 15:36
Nebih Kelmendi (Haxhi Nebihi)

Është përkujtuar nga familjarët, miq e bashkëveprimtarët në një vjetorin e vdekjes së tij Nebih Kelmendi (Haxhi Nebihi), veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, aktivistit të hershëm të NDSH-së, i frymëzuar nga patrioti dhe miku i tij Qazim Pllana nga Kqiqi i Madh, që për vite të tëra, në mes vuajtjesh dhe sakrificash,mbajtën të ndezur flakadanin për çlirimin e Kosovës, deri në agun e lirisë së saj.

Nebihu si dhe veprimtar te tjerë e patriot të NDSH-së, vazhduan aktivitetin e tyre patriotik, për ta kundërshtuar dhe sfiduar politikën shfarosëse antishqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore dhe mospajtimi me riokupim dhe aneksimin sllavo-komunist të Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare. Nuk e pranuan asnjëherë regjimin komunist si një sistem qeverisës i mirëqenë për popullin shqiptar, e aq më pak pushtimin jugosllav të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të cilat u coptuan dhe u “peshqeshuan” ish-republikave të federatës jugosllave.

NDSH-ja si një organizatë e diathtw politike anti-komuniste, në rrethana krejtësisht të pafavorshme për shqiptarët dhe kauzën e tyre në-ish-RSFJ, arritën që përmes rezistencës në forma të ndryshme, jo vetëm ta sfidonin pushtetin komunist jugosllav, por e mbajtën të pranueshëm, të kërkuar dhe të dëshiruar aq shumë lirinë e Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare në ish-shtetin jugosllav, dhe bashkimin me atë që patriotët e NDSH-së, pra edhe haxhi Nebihi, e quanin “Ajo e vogla”, por që në zemrat e tyre ishte më e madhja, më e dashura SHQIPËRI

Përpos aktivitetit të tij të hershëm në NDSH, Haxhi Nebihi, spikati si një burrë i pashoq edhe në sferat e tjera të veprimtarisë së tij atdhetare, sidomos në kohën e pushtimit nga Serbia në fillim vitet ’90 deri në çlirimin e Kosovës. Ai njihej si humanist i madh dhe donator i shumë veprimtarive që mbaheshin organizoheshin në Kosovën nga institucionet e shtetit paralel, pajtimtar dhe urtaku, që fjala e tij pat peshë e zuri vend në kuvende burrash të pajtimit tw ngatërresash e gjaqesh.

Përkrahës e donator i madh i shkollës shqipe në kohërat më të vështira që dhuroi libra e mjete të tjera, jo vetëm në këto anë, por edhe më gjerë, një arsimdashës për lakmi dhe admirim

Nebih Klemendi, haxhiu , që këtë detyrë prej besimtarit e përmbushi vetëm pas agut të lirisë së Kosovës, pasi në kohë okupimi ai thoshte: “Duhet ta përmbushim së pari obligimin ndaj atdheut, liria e Kosovës e bënë më të kuptueshëm shkuarjen në haxh, pa lirinë e Kosovës, Meka është larg”

Andaj në përvjetorin e parë të vdekjes së haxhi Nebihit, ne kujtojmë, veprat dhe këshillat e këtij veprimtari atdhetar, e që janë testament për ne të gjallët dhe brezat që do vinë pas nesh. Janë gjurmë të pashlyera në rrugëtimin e tij jetësor, në historinë e popullit, si dëshmi e përkushtimit të haxhi Nebihit ndaj atij që quhet ATDHE.

Burrat si Nebih Kelmendi (Haxhia), edhe pas ndarjes fizike nga jeta, ata jetojnë në kujtimet jo vetëm të familjes, por të të gjithë atyre që e njohën, që e dëgjuan fjalën e tij, që e ndjen dorën e tij prej një humanisti.

Nebih Klemendi ka ndërruar jetë në 02.04.2021 në moshën 88 vjeçare. LAVDI

Nexhat Haziri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat