Memorial, në kujtim të atdhetarit dhe patriotit, Profesor Astrit Leka, me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta

Dokumentare

Memorial, në kujtim të atdhetarit dhe patriotit, Profesor Astrit Leka, me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta

Nga: Megi (Mereme Llubani) publiciste, gazetare e diasporës në Berlin Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 18:04
Atdhetari Astrit Leka

Z. Astrit Leka nuk ishte thjesht një emër në këtë botë, por një prani që la gjurmë si njeri i veprave të mëdha.

Jetoi një shekull, gjatë të cilit përjetoi tre sisteme dhe demonstroi cilësitë e një njeriu dinjitoz – të drejtë e të fortë, që dha më shumë sesa kërkoi, që nuk u lodh kurrë së qëndruari i ndershëm.

Sot, pas një viti, mungesa e tij dhemb, por kujtimi i Astritit jeton. Sepse jetojnë fjalët që tha, veprat dhe shembulli që la pas.

Image
Z. Astrit Leka me bashkëshorten e tij

Astrit Leka ishte një njeri që jetën e tij e lidhi ngushtë me fatet e shoqërisë dhe të kombit. Vitet e jetës së tij nuk ishin thjesht kohë e kaluar, por rrugë shërbimi, përkushtimi dhe qëndrese morale.

Ai i përkiste atij brezi njerëzish që jetën e panë si shërbim dhe jo si përfitim. Vitet e jetës së tij u shënjuan nga përkushtimi i pandërprerë ndaj shoqërisë, nga dashuria për atdheun dhe nga përgjegjësia qytetare që e udhëhoqi në çdo hap.

Image
z. Astrit Leka me dy vajzat e tij

Kontributi i tij shoqëror u ndërtua mbi vlera të forta njerëzore: ndershmëri, drejtësi, solidaritet dhe besim tek njerëzit.

Ai ishte zë i arsyes në kohë të vështira, mbështetje për komunitetin dhe shembull i një qytetari aktiv që nuk qëndroi kurrë indiferent përballë padrejtësive apo nevojave të të tjerëve.

Image
Z. Astrit Leka me mikun e tij z. Ueli Leuenberger, deputet i të gjelbërve në Këshillin e Lartë në Gjenevë dhe Bern, një kontribues i madh për Kosovën

Në dimensionin patriotik, Astrit Leka ishte një atdhetar i heshtur, por i palëkundur. Dashuria e tij për atdheun u shfaq në ruajtjen e identitetit kombëtar, në respektin për historinë dhe sakrificat e brezave paraardhës, si dhe në përpjekjen e vazhdueshme për të transmetuar vlerat kombëtare.

Mungesa e tij ka lënë një boshllëk të madh, por trashëgimia morale që Astrit Leka la pas mbetet e gjallë. Ajo jeton në kujtimet e familjes, në respektin e komunitetit dhe në shembullin e një jete të jetuar me dinjitet e ideal.

Image
Astrit Leka

U prehtë në paqe.

Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar.

U shkollua ne Elbasan, Korce e me  pas  në Firence, ku nderpreu shkollën dhe u kthye në atdhe për të mbështetur luftën antifashiste. Pas çlirimit ka punuar si bashkëpunëtor i Institutit të Shkencave.

Studimet e larta i kreu  në Fakultetet Gjuhë-Letërsi, Histori-Gjeografi dhe ate Ekonomik. Në vitin 1967 eshte pushuar nga puna për veprimtari armiqësore. Humbi të drejtën e punës intelektuale deri më 1990, por ka dhënë mësime private frëngjisht, italisht, spanjisht, portugalisht.

Në maj të ‘90-ës doli jashtë shtetit në Amerikë, Kanada, Europë për t’u vendosur përfundimisht në Gjenevë. Gjatë kësaj kohe është marrë me botime në gjuhë të huaj për çështjen shqiptare. Astrit Leka , një shekull  ka bërë më shumë se 100 vepra të mira për kombin shqiptarë.

40 vitet e punes  në Gjenevë tregojne angazhimi  e tij serioz, ku ishte kryetar i shoqatës “Solides” për zhvillimin e vendeve të lindjes, kryetar nderi i bashkimit të Intelektualëve shqiptarë në Zvicër dhe zv/kryetar i Konfederatës Europiane të Veteranëve të Luftës. Ai,  ka qenë ndër zërat e fortë në tubime, në konferenca ndërkombëtare apo forume botërore ku është folur për ceshtjen kombetare. Ka mbrojtur me drejtesi  shqiptarët në tërësi , madje në çdo organizim, qoftë humanitar apo kombëtar,  ka ngritur zerin për Kosovën, për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut  dhe për Luginën e Preshevës.

Roli dhe ndikimi i z. Leka spikati bindshem në çështjen e Kosovës kur mbrojti luftën e drejtë  te UÇK-së dhe duke ngritur zërin për njohjen e pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ideator dhe realizues i projektit të bustit të Skënderbeut në  Gjenevë, Londer e Prishtine. Krahas shumë mirënjohjeve si veteran i Luftës së Dytë Botërore, profesor Astriti u nderua me shumë dekorata e mirënjohje, ndër të cilat edhe certifikata nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë me motivacion: Nderim per promovimin e vlerave të kombit Shqiptar në Botë, Eshte vlerësuar gjithashtu si “Nderi”, jo vetëm i Gjenevës por i gjithë Zvicrës, me titullin “Njeriu i Shekullit të Pavarësisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat