Në organizim për çlirimin e atdheut ishte një shtytje e madhe e sllatinasëve të komunës së Vitisë edhe në legalitet...

Dokumentare

Në organizim për çlirimin e atdheut ishte një shtytje e madhe e sllatinasëve të komunës së Vitisë edhe në legalitet...

Nga: Sami Arifi Më: 18 maj 2022 Në ora: 19:21
Sami Arifi

Sllatinasitë që nga viti 1945, por edhe shumë më herët, kishin personalitete të shquara atdhetare të cilët për shkak të veprimtarisë së tyre patriotike u dënuan, me gjyqe e pa gjyqe me pushkatime, me dënime të rënda burg nga pushteti serbo-jugosllav dhe bashkëpunëtorët e tyre... Çdo herë ku dëgjohej zëri për lirinë e atdheut sllatinasitë ishin aty me shpirt e mendje gjithnjë të pandalshëm për kauzën e madhe kombëtare...Vetëm pas ngjarjeve të pranverës shqiptare të vitit 1981 sllatinasitë kishin formuar dy shtabe ilegale për veprim kundër pushtuesëve serbo-jugosllav dhe kundër bashkëpunëtorëve të tyre, ata ishin me dhjetëra e dhjetëra veprimtar të çështjes kombëtare të burgosur nga UDB-ja serbo-jugosllave...Gjatë luftës në Kosovë vetëm lagjja e Qosajve pati njëmbëdhjetë luftëtarë të UÇK-së pa i futur edhe dhjetëra e dhjetëra sllatinas që morën pjesë me pushkë në dorë për çlirimin e atdheut, ku, në mesin e tyre pati edhe eprorë me grada të nalta ushtarake si dhe dëshmorë të rënë në luftë për lirinë e atdheut....

-Në këtë shkrim gazetaresk po pasqyroj proçeset legale të zhvilluara të pluralizmit politik përmes zgjedhjeve demokratike të sllatinasëve deri në përfundimin e luftës në Kosovë...

-Krahas proçeseve që zhvilloheshin në qendër të Kosovës në Prishtinë, ishin këto zhvillime të menjëhershme edhe te sllatinasit si në LDK, u zhvillonin aktivitete edhe në pluralizmin e lidjeve të partive tjera politike me qëllimin e caktuar kundër pushtetit okupues serb...

-Populli përnjëherë vërshoi në LDK me shumicë, po edhe në parti tjera, për ta kundërshtuar legalisht rexhimin shtypës serbo-jugosllav...

-Emrimet e para në fshat për formimin e “Këshillit Kordinues të LDK-së” u bënë pa Kuvend të fshatit vetëm përmes propozimeve të masës së gjerë pjesëmarrëse në tubimin e fshatit të sllatinasëve. Me vullnetin dhe kërkesën e bashkëfshatarëve u caktua kryetar i “Këshillit Koordinues të LDK-së” Sami Arifi, ndërsa anëtar të Këshillit u caktuan: Hilmi Azemi, Halil Imeri, Ibrahim Jakupi, Sylejman Qosa, Ekrem Ismajli dhe Afrim Imeri. Pas disa javësh kryesia e “Këshillit Koordinues të LDK-së”, duke parë nevojën për një aktivitet më të ngjeshur, e zgjeruanë kryesinë dhe zgjodhën edhe Daut Azemin dhe Fahrush Rexhepin në “Këshilin Koordinues” të fshatit.

-Meqenëse veprimtaria e LDK-së sa vinte e zgjerohej, kundër veprimeve dhe propagandës së pushtetit okupues serb, ajo (LDK-ja) përkrahej edhe më pothuajse nga të gjithë qytetarët. Kuvendi i parë zgjedhur i LDK-së në Sllatinë të Epërme, përmes Kuvendit të fshatit ishte zgjedhur Sami Arifin, ndërsa anëtar të kryesisë nga ky Kuvend u zgjodhën: Vahedin Azemi, Fafrush Rexhepi, Daut Azemi, Halil Imeri, Ibrahim Jakupi, Ekrem Ismajli, Sylejman Qosa, Sylejman Ajvazi, Afrim Imeri dhe Isuf Abazi. Në Kryesi të LDK-së ishte edhe Vedat Azemi në cilësinë e kryetart të LRDK-së. Pas një kohe meqë kryetari i fshatit Sami Arifi ishte anëtar i kryesisë së parë të degës së LDK-së në Viti, ai ishte me shumë angazhime në degën e LDK-së në Viti, prandaj pa Kuvendin e fshatit, por, vetëm përmes kryesisë së fshatitë të LDK-së u caktua kryetar i dytë i kryesisë së parë Fahrush Rexhepi.

-Përkrahja asnjëherë nuk mungoi nga të burgosurit politikë pavarësisht a ishin të zgjedhur apo jo, ata gjithnë ndihmuan në proceset çlirimtare të atdheut si: Vahedin Azemi, Shyqeri Gjinolli, Nazim Azemi e shumë të tjerë. Kontribut të veçanët në arsim dha drejtori i shkollës fillore “Liria”, Fehmi Imeri, me aktivitetet e tij së bashku me trupin arsimor që tashmë kjo shkollë mbanë emrin e dëshmorit të kombit “Njazi Rexhepi”, Fehmiu dha kontribut edhe në proçeset e pluralizmit politikë...

-Kryetarët e fshatit në Sllatinë të Epërme sipas rënditjes në LDK deri në përfundim të luftës ishin: Sami Arifi, Fahrush Rexhepi, Nazim Azemi, Nexhmedin Arifi, Nexhat Arapi dhe Ibrahim Jakupi. Kontributi i tyre së bashku me kryesitë e LDK-së që i udhëhoqën këta kryetarë me kryesitë dhe anëtarësinë e gjerë të tyre ishte shumëdimensional dhe në fusha të ndryshme...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat