Jusuf S. Ferizi - Doajeni i gazetarisë (1939- 2003)

Dokumentare

Jusuf S. Ferizi - Doajeni i gazetarisë (1939- 2003)

Nga: Osman Ferizi-Gjermani Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 10:01
Jusuf S. Ferizi

Sot e 20-vite më parë, pikërisht më 10.12.2003, u nda nga jeta mësuesi, veterani i gazetarisë,publicisti, emblema e informimit dhe fjalës së lirë,burri i guximshëm dhe energjik, burri i traditës së odave të Dukagjinit Jusuf S. Ferizi nga fsh. Kodrali i Deqanit. Jusuf Ferizi fillimisht për nji dekadë ishte gazetar në gazeten e vetme kombtare “RILINDJA” nga 1963-1973, pastaj kaloi në RTP( Radio Telivizionin e Prishtinës) nga 1973 deri më 05.07.1990 kur u okupua nga forcat policore Serbo-Sllave.

Roli i Jusuf Ferizit që nga ndejat nëpër oda e deri në punën publike si gazetar e redaktor në RTP ka qenë ngritja e vetëdijës kombtare kundër Regjimit Millosheviqian, motivimin,shkollimi i femrës shqiptare, shkëputja nga Serbia e cila u ngrit si Shtet dhe kulturë mbi tokat dhe trashigimin tonë Iliro- Dardane.

Dua të theksoi se ne Shqiptarët nuk kemi treguar kultur të kujtesës, trashigimisë dhe mirënjohjës së gjeneratave dhe brezave që u vranë, përndjeken, shpërngulen e u sakrifikuan për trojet e të parëve ndër breza, ua kujtoi se brezi i ARTË i gazetarëve që e ngriti dhe zhvilloi RTP (që nga Riza Alaj, Fahredin Gunga,Ismail Bajra, Jusuf Ferizi,Ali Alaj, M. Mjeku e shumë të tjerë …)përkundër presioneve politike të renegatëve si Ali Shukria, Rrahman Morina,Hysamedin Azemi,Kol Shiroka… që këtë vitë shënoi 78-vjetorin e themelimit,nuk u dorëzuan në misionin e tyre por as nuk u nderuan për atë kontribut e përkushtim në kushtet e kohës, por pas mbarimit të luftës dhe ardhjës së lirisë nga qershori i 1999 dyert për këta gazetar veteran të devotshem ishin të mbyllura dhe mbeten nën mëshiren e fatit, kjo ishte shumë e rëndë dhe e pa besueshme për ta, Regjimi i Kmerëve të Kuq( LPK-së Staliniste e përqarëse, alias tani PDK-së), vazhduan dhe i trajtuan ashtu siq i trajtoi Serbia e Millosheviqit.

Të nderuar familjar, miq,bashkëpunëtor e simpatizant të Jusufit, Sot në këtë ditë homazhi e kujtimi për Jusufin tonë, ju kujtoi gjeneratave që linden pas të 1990, se RTP ishte nji dritare informative Kombtare, që luajti rol të madh në ngritjen e vrtëdijës kombtare, afirmimimin dhe ruajtjen r kulturës dhe traditës, ngriti, motivoi dhe nxori emra të kulturës, artit e sportit në arenen kombtare e ndërkombtare,ishte fanar në rrugën e lirisë dhe qëndresës popullore, ishte motivuese dhe nxitëse për protesta e demostrata kunër regjimit, ishte dhe mbështeti kërkesat popullore për Liri, Demokraci e Pavarësi, mbështeti Eliten politike dhe LDK-së në krye më Dr. Ibrahim Rugovën. Jusuf Ferizi, ishte vllau i Babës Xhemë i cili nga vitet e ‘80 e deri në ‘90 e mgriti Flamurin Kombtare në të gjitha qendrat e ish YU, u burgos dhe torturua për 33-herë, kurse kushëri ynë prof. Rexhep A. Ferizi ishte pjesë e grupit organizativ që ngriten Flamurin Kombtar në Pejë më 16.10.1968.

Jusuf Ferizi nga viti 1980-1983 ishte korespondent i RTP dhe gazetës ditore Rilindja në Lindjen e Mesme( Jordani, Palestinë…), Ishte në krye te Shoqatës së Gazetarëve të pavaruar të Kosovës nga viti 1990, u burgës për shkak të fjalës së lirë dhe librit publicistik “ Kosova nuk është Serbi” në burgun e Prishtinës. Ishte drejtues dhe redaktor i Lajmëve Shqip në RT e Zagrebit pas largimit të tij nga Kosova, organizoi më shokët tjerë gazetar Ali Alaj, Lekë Musolli, Selim Arifi…gravat e urisë në Vjenë, Bruksel, Nju Jork para OKB, Paris, ishte kryeredaktor i gazetës “ Dielli” si tribunë e gazetarëve të pavarur që shtypej në Prishtinë e Zagreb, poashtu ishte gazetar i rregulltë i gazetës “Bota Sot” që botohej në Zvicer, poashtu pas luftës ishte kryetar i lëvizjës sindikaliste të RTP për tu kthyer në vendet e punës, në TV që ishin mishëruar dhe kontribuar në rriten dhe zhvillimin e tij. Jusuf Ferizi duke qenë njohës, protagonist dhe analist i ngjarjeve ai dinte kë ta urrente, urrente puqistet, Stalinistet që ideologji kishin lidhjet më Rusin, urrente dhe mallkonte anti institucionalistet që në emer të luftës dhe gjakut ia bënin gjëmën dhe dramen e pa riparueshem këtij vendi, Kmereve të Kuq të Pol Potave Shqiptar,Sorrat e Zeza, hienat e kamufluar në “patriot”e kishin kërcnuar më likuidim fizik për shkak të qëndrimeve të tija në mbështetje të fjalës së lirë, mbështetjës së LDK-së dhe Presidentit historik dr. Rugovën.

Kështu gazetari i shquar e i guximshem, burri i odave të Dukagjinit, doajeni i gazetarisë Jusuf Ferizi më 10.12.2003, në nji spital të Turqisë nga nji sulm kardiak i mbylli sytë përgjithmonë, shkoi zemer plasur sepse sepse Dardania antike siq e quante, nga nji nji regjim gjenocidal Serbo-sllavë në shumë vuajtje, vrasje, dhunime , eksod biblik,ju imponus dhe nënshtrua nji klase dhe regjimi që nuk afirmonte vlerat kombtare e profesionale, injoroi kuadrot të dëshmuara e sprovuara,por nji regjimi të ri që hapur bënën lufte për pushtetë të pa merituar dhe pasurim galopant duke frigësuar, kërcnuar e vrarë gjithë ata që kishin guximin të thonin të vërtetat, kapja e Shtetit filloi më ish RTP, duke vazhduat më institucione tjera deri në ngulfatje totale të tij.

Ai luftoi dhe sakrifikoi ky popullë për nji shekullë nën Serbi për të arritur lirinë që na mungonte, falë mbështetjës së miqëve tanë Amerikan e Europian, e jo për të sjellë në pushtet nji grup mediokrish e injorantësh të pa shkollë për t’i kënaqur egot e tyre për pushtet dhe pasurim, ky ështe nji shans i humbur për ne, i kompromituan vlerat dhe kontributin e brezave, shkelen gjakun e dëshmorëve dhe sot për shkak të sjelljeve të tyre e të bëmave ndodhen para nji gjykate ndërkombtare të aprovuar nga parlamenti ynë. I dashur baca Cujë, pusho i qetë në Dardanin antike, në Kodralin që aq shumë e dashte. I paharruar kujtimi dhe vepra e juaj në shërbim të atëdheut, Jusufi pas la 7-vajza( Iliriana, Vlora, Preveza, Arta, Teuta, Donika,Palestina dhe djalin Minatorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat