Më 23 dhjetor të vitit 1946, pra 77 vjet më parë ish regjimi komunist arrestoi grupin e parë të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945. Kishin kaluar veçse pak ditë mbi vitin ku sapo ishin zhvilluar zgjedhjet e para të pasluftës antifashiste e ku parullat mbisunduese në Shqipëri ishin ende ato të pas çlirimit “Për Shqipërinë Demokratike!” apo “Rroftë Shqipëria Demokratike!”.
Siç duket ishte një demagogji e tërë, e ngritur gradualisht në sistemin e kohës.
Në zgjedhjet e para të pas Luftës, pra në ato të 2 dhjetorit të vitit 1945, Enver Hoxha u a pati nevojën njerëzve të shquar, që nuk bënin pjesë në partinë e tij, e si të thuash ato njerëz intelektualë kishin jo vetëm reputacion në popull por kishin mbajtur ende një qëndrim pro
pushtetit të ri sepse “shpresonin se ende diçka do të bëhej për këtë popull pa dallim feje krahine dhe ideje”.
Këtyre njerëzve idealistë te çlirimi e me reputacion në popull, Enver Hoxha me dredhi u a mori votën, madje edhe popullit, e pastaj, as një vit më pas dhe fiks më 23 dhjetor të vitit 1946 (mandej edhe më 15 maj të vitit 1947), dha urdhrin dhe me “dorën” e Koçi Xoxes, nisi kalvarin e arrestimit të deputetëve që bënin opozitë, praktikë që Enver Hoxha e vijoi në vite e vite gjatë gjithë karrierës së tij politike.
Në atë fund dhjetori te vitit '46-te dhe fillim maji të vitit ‘47-të, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë i u vunë prangat deputetëve Riza Dani, Kolë Prela, Zef Haxhia, Hysni Peja, Shefqet Beja, Riza Alizoti, Kol Kuqali, Selaudin Toto, Enver Sazani, Irfan Majuni, Faik Shehu, Sheh Karbunara, Konstandin Boshnjaku e Islam Radovicka.
Krahas këtyre u arrestuan edhe figura të tjera të rëndësishme të Luftës si Sulo Konjari, Ramazan Tabaku, Foto Bala, Abdyl Kokoshi, Syrja
Selfo, Mestan Ujanuku, Beqir Çela etj., të gjithë si intelektualë të shquar ashtu edhe atdhetarë të mirë. Faji i tyre siç del nga dokumentacionet e analiza ishte sepse dolën hapur si grup në mbrojtje të parimeve të demokracisë perëndimore dhe morën përsipër të bënin opozitën e parë ne Kuvendin e parë të deputetëve shqiptar të pas Luftës.
Arrestimet e deputetëve, duke shmangur Kuvendin, ishin domethënia e frikshme se çfarë do të vinte më pas, siç edhe erdhi. Ato veprime ishin atëhere dhe mbeten edhe sot e gjithë ditën, faktet e ngjarjeve terroriste që na tregojnë pragnisjen, pragfillimin, preludin terrorist të diktaturës së
egër të Enver Hoxhës dhe eliminimin e opozitës së parë zyrtare.
Arrestimi i deputetëve, padyshim prag fillimi i diktaturës.
Në fakt “mllefin” ndaj Grupit të Deputetëve, kështu e etiketuan ate si “grupi i deputetëve” ndryshe nga Enver Hoxha dhe beniaminët e tij jugosllavë. Kështu u ka mbetur ky sinonim edhe sot, si rezultat i historisë së shkruar keq dhe i manipulimeve komuniste, që vijojnë ende. Përse-në nuk po na e shpjegojnë?! “Inatin” për ta, për ata deputetë që arrestoi regjimi i Enver Hoxhës, ai dhe soji i tij e kishin që nga para përgatitjet e zgjedhjeve të 2 dhjetorit të vitit 1945, sepse me zor ata “ deputetët opozitar” pranuan të futen në listat e Frontit për partinë komuniste.
Me dokumente, pikërisht më 17 tetor të vitit 1945, tamam në prag të zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese, Enver Hoxha zhvilloi Plenumin e 4-t të partisë, e maskuar në atë kohë nën siglën e Frontit, ku analizoi situatën e brendshme dhe të jashtme të regjimit të tij, ku pjesëmarrësit në mbledhje, nxorën aty-këtu edhe shqetësimin mbi mungesën e mbështetjen e gjerë të masave ndaj regjimit të ri.
Edhe vetë Enver Hoxha, jo pa qëllim e theksoi atë në referatin e tij, ku evidentoi se “reaksioni (kupto: opozita kundër partisë së tij) nuk i kishte rrënjët në ujë”. Me këtë ai po u thoshte, jo vetëm një të vërtetë, por po bënte edhe nje thirrje për të vepruar me masa shumfishe që nga përkëdhelitë e sedrave deri te masat represive ndaj njerëzve që kishte të dhëna për properëndimorë. “Reaksioni” –tha Enver Hoxha aty- po nxit njerëzit për të krijuar brenda nesh një lëvizje opozitare”. Këto qëndrime të Enver Hoxhës tregonin qartë se ai e kishte konsoliduar me kohë mendimin që një seri deputetësh, që do të dilnin nga zgjedhjet e 2
dhjetorit, do të ishin opozitar të programit të tij qeverisës e do të bënin opozitën.
Dhe ashtu rezultoi vërtet. As një vit nga zgjedhjet, Enver Hoxha duke mos i duruar mendimet opozitare të njerëzve të tillë deputetë që i theksuam, urdhëroi menjëherë dhe arrestoi direkt nga salla e Kuvendit, të parin grup, që ai e quajti grupi i Shefqet Bejës.
Dokumentet thonë se së bashku me deputetët, ai urdhëroi edhe arrestimin e një seri përkrahësish të opozitarëve dhe jo pak por plot 24 vetë, nga të cilët dënoi me varje në litar e me puskatim 16 prej tyre. Ndërsa nga grupi i dytë i deputetëve, i quajtur grupi i Riza Danit, u gjykuan formalisht