Isa Demaj atdhetar i pakontestueshem

Dokumentare

Isa Demaj atdhetar i pakontestueshem

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 11 janar 2024 Në ora: 15:03
Autori Ismail Gashi Sllovia

Nga zjerri I vatrës u shkëput një shkëndi

Dhe, nëpër oxhak u vërsul në liri

Nëpër mes t’errësirës

Mer udhën e qiellës

Dhe, në mes të yjve të natës

Zu vendin e Hënës. –Migjeni.

Formimi i personalitetit varet nga rrugët e jetës, rrethi shoqëror e sidomos nga edukimi familjar. Isa Demaj, para se të vinte në Lipjan, në moshën jo plotë 30 vjeçare, erdhi me një përvojë të pasur mbi dhjetë vjeçare dhe një pjekuri patriotike dal nga angazhimet kombëtare dhe shkallës së intelektualit të lartë. Këtë pasuri e kishte grumbulluar në mjedisin e lindjes në Shkrel, dhe në shkollimin e tij në gjimnazin e Pejës, shkollën e lartë në Prizren, vazhdimin e studimeve të rregullta dhe ato pasuniversitare në Prishtinë. Gjatë rrugës së tij të jetës, Isa Demaj I kishte përkushtuar jetë e shpirt edukatës patriotik duke punuar në shkolla nëpër Kosovë. Në çdo fazë të jetës së tij, ai ka preferuar edukatën pozitive arsimore  e kombëtare. Në udhën e tij, ai ka zgjedhur bashkëpunëtorë dhe miq, me të cilët ka ndarë ide dhe veprime të përbashkëta. Zymber Nezirin, Meriman Brahën, Fadil Sylejmanin e të tjerë. Këta janë vetëm disa nga shokët që ka takuar në jetën e tij. Isa Demaj kishte kritere të forta kur zgjidhte shoqëri. Shokët e tij duhej të shquheshin për trimëri, vendosshmëri, guxim, përkushtim kombëtar, aftësi dhe sakrificë. Këto cilësi i gjenin vend në karakterin dhe veprimtarinë e tij. Si një personalitet i kompletuar dhe i pandiskutueshëm në aspektin atdhetar, Isa Demaj erdhi në gjimnazin e Lipjanit në fillim të vitit 1975. Ky moment dyfish ishte i rëndësishëm, për Isën dhe mjedisin e Lipjanit, ku kishte filluar të ndërtojë lëvizjen e zgjimit kombëtar dhe kërkonte përforcime për lëvizjen ideore kombëtare shqiptare. Përtej sfidave dhe largimit nga hijet e pushtetit, Isa këtu gjeti një hapësirë të re dhe një kërkesë që i përputhej. Lipjani e priti me hapësirën dhe orientimin e duhur kombëtar, dhe Isa Demaj u bë shtyllë e kësaj orkestre.

Me energjinë dhe kreativitetin e Tij në fushën arsimore e atdhetare, Isa Demaj bëri ndikim të thellë në Lipjan e rrethinë. Nxënësit, mësimdhënësit, por edhe rinia  shpejt e njohu dhe e respektuan. Ata, shpejt u bënë pjesë e një lëvizje të fortë, korrekte dhe të përgatitur për veprim politik, duke mbrojtur dhe mbështetur këtë qelulë dhe të tjerë atdhetarë, profesor,  ish nxënës, tash student patriot të kësaj qendre shkollore. Me këtë veprimtari, Isa me shokë, krijoi mundësi dhe hapësirë për një veprimtari të sigurt e të dobishme, e cila kishte një vlerë të pakontestueshme. Ky kolektiv me Isën vazhdoi aspiratat e ligjshme historike e kombëtare që kishin filluar edhe këtu, që në vitin 1968, kur Isa me shokët shtruan demonstrativisht kërkesat e tyre. Ai ishte burimi i frymëzimit, drejtuesi shpirtëror i nevojshëm. Kur fliste para nxënësve, kolegëve, dhe njerëzve në oda, fytyra e tij shprehte dashurinë dhe dëshirën për të thënë sa më shumë. Ai argumentonte me altileri faktesh dhe me pasion për të shtruar të kaluarën historike shqiptare, duke përdorur vlera të tilla si vitaliteti, tradita pozitive, lashtësia kombëtare, pasuria gjuhësore, letrare dhe shpirtërore e popullit shqiptar.

Isa ishte i gatshëm të fliste dhe krahasonte situatën tonë me atë të aleatëve, veçanërisht, duke i njohur dhe vlerësuar strategjinë e tyre. Ai paraqiste dëshmi të mjaftueshme për anët negative të sistemit jugosllav dhe dogmës sllave, që synonte të na fuqizojë kombëtarisht e shpirtërisht. Isa thoshte se, ne shqiptarët jemi ndjekur dhe natyrshëm nuk kemi besim në okupues, sepse nuk jemi pjesë e sistemit të tyre. Në shkollë, Isa me shokë arriti të zgjerojë një bërthamë të fortë veprimi mes nxënësve dhe mësimdhënësve. Ai i afronte nxënësit dhe të rinjt me mendim dhe veprim kombëtar, duke i shmangur devijimet dhe udhën e ligë të propaganduar nga pushteti. Krijuan një atmosferë pune dhe mësimi të orientuar drejt jetës kombëtare, larg kornizave ideologjike dhe programeve të standardizuara.  Isa preferonte që shokët të flisnin para nxënësve dhe kudo për krijuesit, ngjarjet dhe etapat e ndaluara ose të anatemuar nga pushteti. Ai inkurajonte të flisnin dhe argumentonin bindshëm për gjendjen aktuale dhe shërbehej nga burimet e vlerave si; Fishta, Demaçi, Konica, Metush Krasniqi e atdhetarë të tjerë, si dhe vlerat e tjera kombëtare të anatemuara. Me këmbëngulje, shpjegonte Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, vendimet e Bujanit, kërkesat për Bashkim Kombëtar dhe tregonte rezistencën shqiptare, gjendjen ushtarake e policore të 1945 dhe vazhdimin e saj deri më sot. Përfshirë ngjarjet, ndalimet, vjedhjet në Kosovën e robëruar e dhunën e vazhdueshme të pushtetit ndaj shqiptarëve të asaj kohe. "Na duhet ta bindim popullin," thoshte Isa se: ”është i robëruar, dhe që tash të nisë rrugën e lirisë." Për tema të shtuara, Isa kërkonte vazhdimisht mendimet e shokëve, duke përfshirë edhe mendimet e atyre me përvojë të pasur. Ai vlerësonte njohurinë e tyre për ndryshimet dhe levizjet në çështjen shqiptare dhe shpesh merrej vesh shpejt për të kaluar në veprim konkret. Isa nuk lëshonte asnjë veprim pa u përfshirë në një analizë të thellë, duke shqyrtuar të gjitha këndvështrimeve dhe duke kujdesur për efektshmërinë dhe pasojat e mundshme. Gjithmonë kursente nxënësit dhe ata që duhej të mbroheshin, duke u vetëflijuar më shpesh se sa duke flijuar të tjerët. Një tipar i veçantë i këtij atdhetari ishte respekti për të tjerët, sidomos për atdhetarët e dëshmuar. Isa shprehte emocione të forta kur fliste për Bacë Adem Demaçin, Metush Krasniqin, Fadil Sylejmanin e Sadri Fetiun e të tjerë. Ai çmonte punën dhe ndikimin e tyre në çështjen kombëtare dhe i inkurajonte të ruheshin dhe të bëheshin pjesë e veprimeve të tjera.

Isa Demaj kishte shumë shokë, tw cilwt edhe pas largimit të Isa Demajt nga Lypjani, ata vazhduan veprimtarinw atdhetare duke formuar Komitetin Qarkor për trevën e Lypjanit të LNÇKVSHJ, Lëvijen Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Shqiptarëve në Jugosllavi, me mësimdhënës dhe rini studentor nga treva e Lypjnait si: Ismail Gashin, Avdi Kelmendin, Beqir Lecajn, Qemail Aliu, Refik Ymeri, Muhamet Ademi  Banush Bytyçi. Vëllezët Konjufca Abdurrahman e Rabit Konjufca Aziz  Hyseni, Ali Zejnullahu, Isuf Kemendi, Ekrem Llugiqi e të tjerë jashtë Qarkori  të angazhur nëpër nëndegë të Qarkorit të kësaj hapësire shqiptare. Mendimet dhe veprimet e tij ende gjallërojnë në trevën e Lipjanit, duke ndikuar në brezat e rinj që sot janë bartësit e proceseve demokratike të veprimeve kombëtare në Republikën e Kosovës së çliruar. Edhe pse ka shumë momente dhe kujtime të tjera të Isa Demajt që kanë vlera dhe përmenden me kënaqësi, ky shkrim solli disa prej tyre për t'i kujtuar dhe për t'i integruar në jetën dhe punën tonë të përditshme. Isa Demaj, bashkë me grupin e profesorëve të tjerë të kësaj qendre shkollore, Ishte dhe mbetet një personalitet i pazëvendësueshëm që duhet të shërbejë si burim frymëzimi për brezat e ardhshëm, duke ndriçuar veprën e tyre në rrugë drejt lirisë dhe pavarësisë së plotë të kombit. Kështu ruajmë respektin për të kaluarën dhe, si vlerë civile, ruajmë kujtesën për historinë. Isa Demajn, shokët e donin dhe e çmonin, ndërsa edhe kundërshtarët, pushteti, forcen e veprimit atdhetar  ndjenja e Tij personale, dhe të këtij grupi veprimtarësh e kishin zili, si edhe ata shqiptarë që nuk kishin disponim për të drejtën kombëtare ishin të futur në të palarat e pushtetit antishqiptar. Kështu ai me bashkëveprimtarë u dëshmua kudo në jetë, përfshirë vitin 1979, kur u arrestua dhe u dënua për veprimtarinë patriotike, duke treguar stoicizëm në kazematat e Zajecarit e Nish-it dhe gjatë hetuesisë në Prishtinë e Mitrovicë. Pas dënimit me katër vjet heqje lirie, ai mbeti i pandryshuar në mendim dhe qëndrim, duke krijuar frikë në pushtetin që ende mbënte frymë nga të njëjtat hije.

Isa Demaj humbi jetën më 25 gusht 1985, një padrejtësi natyrore e një fatkeqësie në komunikacion. Për një burrë të tillë shembullor, një njeri të madh dhe atdhetar të përkushtuar. Ai nuk do ta kishte pranuar vdekjen nëse kjo do të ishte zgjedhja. Natyra e tij do të kishte qenë të vdiste në fushëbeteja, duke u përballur me një vdekje të madhe për një çështje të lavdishme, për të cilën kishte jetuar dhe vepruar për 39 vjet.

Humbja e Isa Demajt shkaktoi një flakë të zjarrtë hidhërimi e mëzie në të gjithë Kosovën, veçmas u ndijë në Lipjan, Rugovë, Rrafshin e Dukagjinit, Prishtinë, dhe gjithë rajonin. Kujtimi i tij në Lipjan ishte një dhembje e madhe, dhe komuniteti ndau këtë dhimbje, duke forcuar kujtesën për veprat e tij. Fati i madh më solli fatin e shkëlqyer që në jetë të kisha Isa Demajn shok e mik, një njeri të ideali me mendim dhe veprim. Megjithatë, fatkeqësia më goditi rëndë, duke më marrë atë shumë herët. Edhe pse Isa Demaj nuk ishte më me ne fizikisht, shokët e tij dhe veprat e tij qëndrojnë trashëgimi e pashuar që duhet të vazhdojmë dhe të përmbushim zbrastësirën e mbetur. Mbas këtyre humbjeve të mëdha, detyrohemi të kujtojmë dhe të nderojmë ato në jetën tonë të përditshme, duke u përkujdesur për amanetin e tyre që na e lanë. Presidenti Fatmir Sejdiu më, 2010 e dekoroi Isa Demajn me mirenjohje. Ndërsa më, 2016, për 70 vjetorin e lindjes së Tij, Presidenti Bujar Nishani dekoroi Isa Demajn me urdhërin “Kalaosi i Skënderbeut” Në këtë mënyrë, ata pushojnë në paqe dhe breznitë e reja, t'i nderojnë premtimet që u bëmë këtyre burrave të mëdhej, për të cilat ata jetuan dhe vdiqën.

Paqja dhe nderimi i tyre le të jenë, një bekim për këtë popull e atdhe!

U shkrua në nëntor 1996.

Autori; Shkrimi këtu u dha me pak ndryshime e plotësime,Eshtë lexuar në 50-vjetorin e lindjes dhe në përurimin e monografisë Isa Demaj-Jeta dhe veprimtaria atdhetare, e autorit Zymer Neziri, dhe është botuar në dhjetor të 1996, gazetën e atyre ditëve,”Fjala Jonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat