Përjetimet evokuese të trajtimit mjekësor si dhe qëndrimi gjatë vizitës në Shqipëri në vitin 1980

Dokumentare

Përjetimet evokuese të trajtimit mjekësor si dhe qëndrimi gjatë vizitës në Shqipëri në vitin 1980

Nga: Sami Arifi Më: 12 janar 2024 Në ora: 09:23
Shqipëri 1980. Grupi i vizitorëve nga Kosova në Shqipëri. Në foto nga e majta në të djathtë në këmbë i dyti në radhë është Hamit Salihu, ndërsa i treti në radhë është drejtori i Albturizmit të Shqipërisë, Peçi Mandi.

Vizita ime e parë në Shqipëri ishte në vitin 1980, kënaqësi e madhe për vizitën time që bëra në shtetin amë. Fillova punën si profesor në Gjimnazin atëherë të quajtur "Boro e Ramizi" tashmë "Kuvendi i Lezhës" në Viti, në vitin 1979, pas një viti punë me shokët nga shkolla ne shtatë profesorë me grupin e studentëve u nisëm për vizitë në Shqipëri. Takimi në Shkup dhe në kufi të Maqedonisë dhe të Shqipërisë te “Qafa e Thanës”, dalja në këmbë, ku, në kufi të Shqipërisë na pritën përcjellësitë e autiruzuar nga Albturizmit.

Vizita e parë ishte në Ebasanin e bukur, pastaj vazhduam ne Berat, Vlorë, Gjirokastër dhe kështu në natën e gjashtë të vizitës arritëm në Korçë.

Për këto ditë e netë në autobusë e në hotel nuk u ndal muzika gjatë tërë kohës, ku, me këngëtarin Mehmet Zuka po këndonim tërë grupi, kush me shumë e kush më pak, ashtu bëhej muzika edhe në hotel në Korçë. Pas darkës, ka ora 22:00 tek unë filluan dhimbjet në bark dhe menjëherë me stafin e hotelit dhe nga grupi ynë, Fehmi Zeqiri, Jakup Jahiri më sollën mua (Hamit Salihun) në spital.

Pa një pa dy, operacioni nga apandesiti (zorra verbët) ishte pa alternativë, përkundër qe nuk u pajtova për t’u bërë operacion, por, me bindën mjekët po edhe shokët e grupit, Jakupi dhe Fehmiu se patjetër duhet të operohesha.

Unë të nesërmen u bëra operacion pa e ndije fare dhembjen, unë qëndrova gjashtë ditë në kujdesin mjeksorë, kujtim i paharruar në jetën time, një mjekim, shumë i lehtë, si mos me pas qenë operacion fare, shumë ma lehtësuan stafi i mjekëve dhe motratë medicionale, të mrekullueshëm, ishte i mrekulluar edhe spitali i Korçës. Shokë të grupitë vazhduan vizitën nëpër qytete tjera.

Në Spital më erdhi lajmi se grupitë do t‘i vazhdohet qëndrimi edhe shtatë netë, vetëm për shkakun që unë t'i bashkëgjtem grupitë për t‘u kthyer në Kosove nga që ne kishim leje qëndrimi vetëm shtatë netë, unë u gëzova pa masë...

Në ditën e gjashtë më liruan nga spitali, isha TOP, ku erdhi vetura e Albturizmit së bashku me drejtorin, Peçi Mandi, dhe vozitësin më morën për t'iu bashkëngjitur grupitë ne Durrës.

Në parkun e Hotel Apollonia u ulum të gjithë se bashku me rapsodin kosovar Dervish Shaqa, me renë e tij, dhe rapsodin Demush Nezirin, ia themi këngës pa ndalë 3 orë rresht, ishte kënaqësi që përmes fjalëve nuk përshkruhet dot.

Atë natë Albturizmi me drejtor, Peçi Mandi, organizojë darkë e muzikë për nder timin, për daljen time nga spitali, deri ora 2:00 në sallën e Hotel Adriatikut, për mua ishte emocion mbreslënës për tërë jetën.

Të nesërmen udhëtuam për Tiranë, ku, shetitem, kënduam, vallëzuam dhe të gjithë grupi u kënaqëm. Në mbrëmje te parku i studentëve së bashku me drejtorin Peçi, Jakupin, Fehmiun, Sabitin, ndoshta edhe dikush tjetër, në një lokal te qetë me muzukë të lehtë qëndruam deri në ora 2:00 të natës.

Te nesërmen në ora 5:00 filluam nisjen për Kukës dhe së fundi për në Kosovë.

Edhe se ishim të lodhur drejtori, Peçi Mandi, në ora 5:00, në shenj respekti doli për ta përcjellur grupin tonë te autobusi para Hotel Tiranës.

Kështu përfundojë kjo vizitë e paharruar në Shqipërinë e dashur për të gjithë shqipetarët.

Patjetër më duhet të theksoj tani se nga dita e gjashtë e operacionit deri më sot asnjëherë kurrë nuk kam ndije asnjë dhimbje, falenderime dhe respekt të pafund, Hamit Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat