Mbajtja e këtij ditari kap vetëm një thermi-trohë, të ngjarjeve nga 26 janar 1998 deri më 20 qershor 1999. Ky ditar është edhe kronikë autentike e mbajtur ato ditë të rënda dhe njëkohësisht të mëdha e krenare të kesaj hapesire shqiptare. Praktikisht ky Ditar, është dora e parë, apo version i parë. Në fillim vërehen shënime vetëm për ngjarjet në lokalitetin e trevës së Lipjanit, të cilat asaj kohe kërkoheshin për çështje informimi në subjektet e organizuara politike shqiptare të atëhershme. Me ndryshimin e gjendjes organizative, dinamikës së ngjarjeve dhe zgjerimi e veprimtarisë sonë politike, shtetërore e ushtarake, vetiu u diktua që të zgjerohet edhe pikësynimi i ditarit.
Rrethanat diktuan që të shënohen ngjarjet aktuale politike në Kosovë e për Kosovën, madje kur veprimi luftarak i UÇK-së përfshiu mbi 40% të hapësirave kosovare, luftimet arritën deri në “derë të shpisë”. Veprimet luftarake, bashkë me Lëvizjen Studentore 1 Tetor 1997, lëkundën nga përgjumja aktualitetin ndërkombëtar për çështjen tonë, si në aspektin politik, ashtu edhe në ate ushtarak.
Prandaj, në ditar hasen shënime në raport me pushtetin okupues serbë, ngjarjet politike e ushtarake ndërkombëtare, takime e biseda nivelesh të ndryshme për zgjidhjen e çështjes sonë. Natyra e kësaj gjinie në përmbajtje ka përsëritje ashtu siç janë përsëritur edhe ngjarjet tona, të shënuara nga një këndshikim,ose “këndi i vdekjes” siç e kam shënuar diku për shkaqe rrezikshmëria.Kështu për lexuesin mund të jetë i rëdë ndoshta pak edhe i papëlqyer nga të gjithë. Në këtë ditar ngjarjet e veprimet, janë marrë nga informimi e pjesëmarrja e drejtpërdrejt, nga mjetet aktuale të informimin, nga personat e autorizuar në nivele e forume politike dhe subjekte aktuale të kohës të cilat kanë bartur këto ngjarje.
Këtë ditar e mbyllëm më, 20 qershor 1999, ditë kur sipas Marrëveshjes Teknike të Kumanovës. Në Kosovë forcat e sigurisë ndërkombëtare KFOR 18% të Kosovës veriore ia lejuan Sërbisë. Fillon kthimi i popullatës shqiptare, kur në Kosovë, bëhet vendosja e Administratës Civile Ndërkombëtare UNMIK, ajo e OSBE për demokratizim. Kur eliminon institucionet shtetërore e qeveritare të Kosovës, praktikisht pas 10 qershorit 1999 e deri në shtator 1999, ende në Kosovë funksiononin të pakonsoliduara institucioni i Presidentit të Kosovës, Parlamenti i Kosovës, një qeveri e gjymtë në egzil, disa të quajtura këshilla, si ai i Financimit, Arsimit e Këshilltarët e Presidentit të cilët herë veprojnë si këshilltarë e herë veprojnë si ministra qeverie. Vepron paralelisht Qeveria në ekzili e Bokushit dhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës që doli nga Marrëveshja e Rambujes.
Por, në Kosovë veprojnë edhe administrata e UNMIK-ut, dhe qeverisja e fymës qeveritare e ligjeve serbe. Po kështu, në rrafshin vertikal të qeverisjes lokale, sipas QPK veprojnë edhe Qeveritë Komunale, paralelizmat serbe dhe ndërkombëtare. Me të kthyer të popullatës shqiptare në Kosovë rifilloi funksionimi i institucioneve, enteve, ndërmarrjeve ekonomike dhe sistemi arsimor, shëndetësor e të tjera. Subjektet ndërkombëtare sikur priten disa muaj, që shqiptarët të konsolidojnë veprimet qeveritare, shtetërore, politike, shoqërore dhe ekonomike, të cilat nuk kishin asnjë shenjë konsolidimi.
Në korrik të 1999, subjektet ndërkombëtare fillojnë formësimin e institucioneve, Këshillin Politik të Kosovës dhe aty i futën gjitha subjektet politike e jopolitike shqiptare dhe përfaqësuesit e minoriteteve që jetojnë në Kosovë, nga liderët e tri subjekteve shqiptare dhe përfaqësuesit serb kryeadministratori i Kosovës Kushner, formoi një trup konsultative për qeverisjen e Kosovës KPA. E njëjta formë udhëheq nga Administratorët Komunal, të emëruan nga Administratori i Kosovës, ndërsa serbët me lejimin e ndërkombëtarëve, krijuan Këshillin Nacional, zyrtarizuan enklavat dhe formësuan shtetësi paralele. UNMIK-u nxori disa rregulloret të posaçme me fuqi ligjore dhe Kornizën Kushtetuese.
Në hapin tjetër UNMIK formoi Departamentet bashkëqeverisësë me Rregulloret të veçanta dhe me ligjet e aplikueshme serbe, me kryesues kompetent nga radhët e ndërkombëtarëve me autorizime të veçanta. Kështu, ndërkombëtarët morën në administrim edhe shumë ndërmarrje, kompani dhe institucione të ndryshme duke ndërhyjë, se po krijohen pakuptimësi qeverisëse. Kjo në qeverisjet lokale vazhdoi deri në zgjedhjet e para lokale të vitit 2000. Por edhe pas këtyre zgjedhjeve. Në nivel të Kosovës këto bashkadministrime vazhduan deri në zgjedhjet e para të Përgjithshme të 2001, zgjedhjet Parlamenti i Kosovës me autorizime të kufizuara, aprovon ligje, vendime e deklarata, por pa nënshkrimin e kryeadministratorit, ato ligje nuk kanë validitet.
Qeveria dhe Ministritë e saj, të dalura nga vota e popullit, nuk kanë autorizime të lidhin marrëveshje me asnjë subjekt ndërkombëtar. Kosova pas përfundimit të luftës, me të cilën, nga tash matët edhe koha edhe ngjarjet në Kosovë, përveç kthimit të popullatës së ndjekur, sigurisë formale dhe lirisë së lëvizjes nëpër pjesët etnike shqiptare, por jo edhe në enklavat e zyrtarizuara serbe, nuk ka përfituar asgjë. Ka humbur afro 12.000 të vrarë e afro 4000 që llogaritën, ende të zhdukur, dhe asnjë serbë i kriminalizuar nga Kosovë nuk ka dalur para të drejtës, me 3500 të arrestuar u bë tregëti të fshehtë deri arritën të lirohen nga kazamatët serbe. Kosova gjatë luftës kishte mbi 50% të vendbanimeve të djegura dhe thuaja gjithë vlerat shpirtërore e materiale të shqiptarëve ishin të plaçkitura. Madje, afro një milion shqiptarë u dëbuan nga dhuna serbe jashtë Kosovës, ndërsa gjithë shqiptarët ishin të detyruar të lëshojnë vendbanimet e tyre. Kthimi i madh monumental historik i shqiptarëve në trojet e vet, u mundësua pas ndërhyrjes së forcave ushtarake Veriatlantike të KFOR-it edhe luftëtarët e lirisë UÇK-së, të cilët edhe gjatë bombardimeve të NATO-së, bashkë me QPK qëndroi në mbrojtjen e popullatës civile shqiptare.
Kosova e pasluftës doli me shumë probleme politike, njerëzore materiale e shtetërore. Kosova aspiron pavarësinë, kjo kushtëzohet me standardet. Kosova ka nevojë për donacione të cilat pengohet me shtetësi dhe siguri të investimeve. Shqiptarët janë në varfëri të skajshme materiale pengohen me lojën e privatizim. Shqiptarëve në Kosovë ju preferohet të harrojnë të kaluarën, vlerat e tyre luftarake e ushtarake, dhunshëm adresohen dënohen, me inskenime e montime të procese kriminalizohen. Kosovës papërfillshëm i shkëputen pjesët e tërësisë, shqiptarët praktikisht plagosen e vritesh, dhe shpallën përdorues të dhunës.
Kosova e pasluftës gjendet në administrim të UNMIK-ut, që bashkëqeverisë me institucionet e dalura nga arbitri kosovarë, me një pjesëmarrje jozyrtare të Serbisë. Kosova praktikisht qëndron në shifër 1244 dhe Kornizën Kushtetuese, Bibël e Kur’aun të cilat pa pjesëmarrjen e shqiptarëve janë vendosur mbi kurrizin e kokën tonë. Të identifikohen me varfëri, papunësi, korrupsion, shëmtinë e përçarjes ndërshqiptare. Injorim nga lidershipi, kaosi administrativ, shqetësimi e frikësimi për paqartësinë dhe fatin e të ardhmes.
Mosdefinimi politik nga faktori ndërkombëtar e qeveria vendore. Kjo zallahi e paqartësi, kjo shtërgatë e anijes pa timon e pike përcaktimi. Popullatën shqiptare, tradicionalisht pa konsolidim të brendshëm, e venë në dilemë të përsëritjes së historisë. Këtë po e ndihmon shëmtia negative e përçarjeve dhe thellimi ndarjeve politike, kërcënimet serbe dhe një pjesë e politikës ndërkombëtare për kthim të Kosovës në kuadër të Serbisë.
Kërcënime e qëndrime kishte që nga Badinteri kur Kosovës ju mohua e drejta elementare e vetëvendosjes për shtetësi, të cilën e kishte si edhe republikat tjera Jugosllave në Kushtetutën e 1974. Në Takimin e Londrës III, shqiptarët u ftuan vëzhgues anësorë, jo vetëm pa të drejtë diskutimi dhe vendosjeje, por edhe pa të drejtë ofrimi në tryezën e bisedimeve. Shqiptarët në Londër shkuan të shkapërderdhur pa një zë e një qëndrim. Andaj, këtë takim e vëzhguan në korridore nga monitorët, Dejtoni, shqiptarët nuk i lejoi të ofrohen as me protestat e organizuara. Atyre, nga kjo qendër ushtarake, shqiptarëve ju dha mesazh të ndryshojnë formën e veprimit, nëse mendojnë të jenë subjekt në politikën ndërkombëtare të vendosjes.
Rambujeja e Parisi, ishin fryt i ndryshimit nga veprimi paqësor, në veprimin ushtarak, që doli si fryt i mosdurimt dhe evitimt të dhunës serbe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Tash shqiptarët kishin arritur subjektivitetin për vendosje, Marrëveshja e Kumanovës, Rezoluta e KS të OKB-së 1244, e cila që në start ndau pjesën veriore të Kosovës, nuk u zbatua drejt nga KFOR-i, Marrëveshja Hakerup-Artemije dhe Këshillit Nacional Serb, zyrtarizmi i enklavave e paralelizmit, Marrëveshje Serbi-Maqedoni, Kornizën Kushtetuese e shumë faktor e dukuri tjera, janë zhgënjim për shqiptarët e Kosovës.
Kanë ndikuar te shqiptarët, që këtë paqartësi kombëtare, historike, materiale e politike, ata vet ta qartësojnë, ndoshta me një padëgjueshmëri ndaj asnjërit nga këto subjekte qeverisëse. Populli gjithnjë është mësuesi më i madh dhe më i drejtë për vete dhe vendin e tij.
Pasthënia është shkruar pas shkrimit të këtij Ditari dhe përfundimit të afatit për largimin e forcave të dhunës sërbe.
Nga autori: Ky Ditar është autentik i mbajtur nga 23 mars deri më 20 qershor 1999.
Autori,nga tre Kuvendet zgjedhore, ishte përgjegjës për informim në Degën e LDK-së në Lipjan.