Sot 22 vite nga atentati ndaj heroit Smajl Hajdaraj, i cili u vra në Pejë në 17 janarin e vitit 2002, nga argatë të BIA-së serbe, nga ata të cilët, 42 vite më parë, si argatë të UDB-së jugosllave, pikërisht në 17 janarin e vitit 1982, tradhtuan dhe i nxorën n ‘pritë, Jusufin, Bardhin e Kadriun në Shtutgart të Gjermanisë.
Data e 17 Janarit, është data e ngritjes dhe ngjitjes n ‘panteon të Krye heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, njëherit mbrojtës i qytetërimit euro-perëndimor nga hordhitë e sulltanëve osmanlinj.
Ushtarit të atdheut, Jusuf Gërvalla dhe bashkudhëtarëve të tij, dëshmorëve të kauzës sonë nacionale për liri dhe të drejta, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka.
Si dhe dita e atentatit ndaj atdhetarit & luftëtarit të lirisë, intelektualit dhe deputetit të Republikës së Kosovës, heroit të Kosovës, z. Smajl Hajdaraj !
Kastrioti dhe sindromi "Hamzai" nder shekuj tek shqiptarët :
Kastrioti vdiq natyrshëm, edhe pse ishte përballur fort & fuqishëm me shpatë & penë, me armikun osmanlinj, si dhe tradhtinë e Hamza Kastriotit.
Jusufi, Bardhi e Kadriu, e luftuan armikun shekullor serbo sllav me penë, pa e prek ëndrrën që t ‘luftojnë edhe me pushkë për lirinë e atdheut, ngase këtë ëndërr ua ndaloj armiku, por me ndihmën e "Hamzait", pra të shqipfolëse plot gojën patriotizëm e punët për armiqtë tanë shekullor, duke ia bërë argatin, njëherë përmes UDB-së, e më pastaj përmes BIA-së !
Smajli e luftoj armikun serbo sllav, me pushkë dhe me penë, preku edhe ëndrrën e çlirimit dhe t ‘lirisë së Dardanisë Antike-Kosovës, por nuk e mbërriti pavarësinë e saj, ngase kësaj radhe, për dallim prej tjerëve, Smajli u vra nga "shqiptarët" të cilët ishin dhe janë n ‘shërbim të armikut shekullor, serbo-sllav!
Data e rënies së Jusufit, Bardhoshit, Kadriut dhe Smajlit, është datë e Janarit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Presidentit historik Rugovës, dëshmorëve të lirisë ; Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahit, Kolonel Tahir Zemaj dhe Komandantit & Deputetit Smajl Hjadaraj !
Kjo datë e shqiptarëve t ‘mëdhenj: Kastrioti, Gërvalla dhe Hajdaraj është datë në Janarin mynxyrë të shqiptarëve, në janarin e përflakur e t ‘përgjakur nga armiqtë tanë, t ‘përgjakur e t ‘përflakur nga rezistenca, sikurse edhe dhe t ‘gjakuar deri n ‘sublime nga rrënjët heroike n' altarin e lirisë, për t ‘mos vdekur kurrë.
Bashkë me humbjet & dhembjet krenare, janari i kobshëm për ne, mbarsë në vete ; ideale dhe vepra për lirinë e kombit dhe t ‘atdheut të përcjellë nder vite e breza deri n ‘thellësinë shekujve.
17 Janari është ditë & datë devotshmërie, kushtrimi dhe heroizmi për t ‘mos u dorëzuar dhe nënshtruar kurrë si komb & atdhe në luftë me pushtuesit shekullor, për kauzën e shenjtw dhe aspiratën nacionale për liri e dinjitet.
Ata që me 17 janar atentatuan Jusufin, Bardhin, Kadriun dhe Smajlin, nuk ia dolën dot t'ua vrasin namin dhe lavdinë, përkundrazi, heronjtë jetojnë dhe mbijetojnë shekujt, derisa vrasësit janë dhe mbesin vdekatar n ‘shërbim të armikut.
Lavdi Kastriotit, vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës,
Lavdi Heroit të pushkës & penës, Deputetit Smajl Hajdaraj,
Lavdi e përmotshme, përbotshme dhe e përjetshme për t ‘gjithë të rënët e kombit n' altarin e lirisë ndër shekuj!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët.