Në 55-vjetorin e lindjes dhe 32-vjetorin e përjetësimit për liri e atdhe të Xhevdet Braznicës

Dokumentare

Në 55-vjetorin e lindjes dhe 32-vjetorin e përjetësimit për liri e atdhe të Xhevdet Braznicës

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 17:30
Autori Ismail Gashi Sllovia

Xhevdet Breznica ishte ndër të parët, në përballje me forcat ushtarake e policore të shtetit serbë dhe ishte ndër të parët që u martirizuan dhe do ishte e natyrshme, që ndër të parët të rreshtohen në alltarin e dëshmorëve të lirisë. Ai që nga ditët e para ishte, jo vetëm në mesin e rinisë atdhetare, por edhe në krye të protestave të përditshme në Magurë, ku u vra, Lypjan e Prishtinë. Që prej kur filloi rezistenca jonë me kërkese të hapura kombëtare për liri, Pranvera e Madhe Kosovare e 1981 dhe përplasja e hapur me okupatorin shekullor serbë.

Ditën që u vra Xhevdet Breznica, ishin ditët kur shqiptarët në Kosovë ishin në kulmin e protestave me kërkesa të qarta politike e kombëtare. Kur të plagosurit e të vrarit nga dhuna e terrori mesjetar ortodoks serbë nderoheshin me ngritjen e dy gishtrinjëve të fitores dhe revoltës për fitore, kur “fëmijët e gurëve”, kudo në Kosovë, përballeshin me vrastarët, kur në “Javen e Përgjakshme” MIG-ve ju kundërviheshin Elfete Humolli e Fadil Talla. Kur dimëri I plumbët gurëzonte kufomat. Kur ecja jonë ishte e rend plumb e mbi varre zbraznim mallkim dhe kur Reka e Keqe rridhte lot, kur lumenjtë tanë dolën nga shtrati. Atë mot më 1 shkurt 1990, me rënien e tij heroike i riu Xhevdet Breznica u bë dëshmori I parë i kësaj treve shqiptare.

Gjithnjë në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare

 Ai, si edhe gjithë rinia atdhetare e shkollore, si mbarë populli shqiptar, ishte përcaktuar të del ne mbrojtjen e qenies së madhe shqiptare në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare, sepse gjithë kjo vlerë njerëzore, materiale e shpirtërore kërcënohej e rrezikohej për tjetërsim, nga dhuna politike e administrative gjenocidale serbe deri në shkallën e pastrimit etnik. Lëvizja kombëtare shqiptare mori rrugëtim me Demonstrat e Pranverës së Madhe të 1981 e deri në fillim të 1990, do të zgjohen e organizohen ndjenjat  e popullit liridashës shqiptar, në veçanti rinisë atdhetare e intelektuale shqiptare. Anë e kënd Kosovës, shpërthyen demonstratat kundër terrorit që ushtronte mbi shqiptarët sistemi okupues serb.

Shqiptarët shtruan kërkesa të hapura kombëtare e politike, ky ortek në vazhdimësi kishte shtrirje e përshkallëzimi të pandalshëm, me pikësynim përcaktues drejt shkëputjes dhe lirisë kombëtare e shtetërore. Vazhdimësi, që filloj nga formimi I subjekteve humanitare e partiake Kah fundi i vitit 1989 u formua, SHHB "Nëna Tereze" dhe KMDLNJ, ndërsa më 23 të 1989, shqiptarët kosoliduan institucionalizimin e veprimit politik në subjektin politik e partiak kombëtare, Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK-në, që ndërkombëtarizoi problemin e Kosovës dhe  shqiptarëve në Kosovë dhe ish-Jugosllavi, më vonë u formuan edhe disa parti të tjera politike. Ky rrugëtim drejt lirisë  vazhdoi deri në veprimin ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1997, kur ajo doli publikisht dhe arritjen e synimit shekullore kombëtare çlirimi i vendit 12 Qershor 1999, dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Xhevdet Breznica u lind, më 23 mars 1967 në një familje fshatare, minatorësh në Dobrajë të Madhe të Lypjanit, nga babai Hasan Breznica, minator aktiv në gjitha momentet e rëndësishme shqiptare, edhe në Protesta e Minatorëve në Minierën e Goleshit 1989 u dënua me dy muaj burg, dhe e ëma Azemine Abdyli-Breznica shtëpiake,.Xhevdeti Ishte fëmija i tretë nga 5 djemët e një vajzë të kësaj familjeje. Familje Breznica ishte vendosur në Dobrajë të Lypjanit,pas idhte ndjekur nga dhuna e terrorit serbë prej Breznicës së Prokuplës, gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878/81, nga trojeve etnike shqiptare mbi popullatën shqiptare në trevat e Jabllanicës e Kosanicës dhe viseve tjera etnike  shqiptare, prej ku mbi 700  vendbanimeve shqiptare të asaj kohe, jo vetëm pa shqiptarët e pakët që ngelën në trojet e veta të asaj kohe. Por, në këto hapësira shqiptare sot përveç toponimeve nuk hasim ndonjë gjurmë vazhdimësie, apo mbijetese fizike shqiptare. Mësimet fillore Xhevdeti i mori në fshatin e lindjes Dobrajë e Madhe, ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi në Qendrën e Mesme Shkollore në Lypjan drejtimi ekonomi. Që në moshën e hershme dallohet për zgjuarsi e  shkathtësi fizike, në veçanti ishte adhurues i sportit. Meqë, ishte fëmijë minatori, buka e të cilit, siç thuhet, është "me shtatë kore", për të siguruar ekzistencën bëhet krah familjes duke punuar punë të ndryshme në ndërtimtari.

Xhevdeti, ndër organizatorët e protestave e demonstrative shqiptare

Përkundër dëshirës për të marr njohuri më shumë, ai nuk pati kushte të vijojë studimet e larta, madje, për të heq qafe një detyrim të padëshiruar, që nuk të ndahej si hija, vazhdimisht të rinjve ju dilte pengesë për te marrë rrugëtim të papengueshëm të jetës, hoqi, me shumë probleme, burgosje e trajtime nga KOSI, shërbimin ushtarak dhe më 1986, vitin e Memorandumit të ASSHA, që ishte vetëm njëri nga projektet serbe për dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga hapësirat etike autoktone, nga shumë projekte e programe antishqiptare serbe, që nga Naçertania e 1844. Egërsia e okupatorit, e farkuar dhe e bekuar nga Kisha Ortodokse serbe, doli hapur me agresivitet kundër shqiptarë në Kosovë., zbatimin në jetë të cilit e pranoi dhe u obligua ta zbatojë deri në fund satrapi e krimineli i gjithë kohëra, Slloboda Milosheviq me klanin e tij serb. që kishte në përbërje sistemin Kishtar Ortodokse, policor, ushtarak politike e shtetërore,. i cili dhunën e barbarinë ndaj shqiptarëve dhe për shqiptarët, e kishte vendosur në program të sistem shtetëror e politik. Përkundër qëllimit të Xhevdetit, që pas kryerjes së obligimit të detyrueshëm ushtarak, pa ndonjë ndërpreje të merr punë. Koha ndryshoi për Xhevdetin, moshatarët e bashkombasitë e tij, për të cilët, jo se nuk mundi të merr punë, por edhe ata që ishin në punë, ky sistem antishqiptarë i lagroi me dhunë.

Forca e dhunës serbe ndaj popullatës shqiptare në gjitha lëmenjtë e jetës dhe veprimtarisë kombëtare e njerëzore, detyroi shqiptarët të kundërviheshin me protesta paqësore në kërkim të së drejtës njerëzore e kombëtare. Kësaj rezistence ju bashkua edhe Xhevdeti. Përcillte gjitha ngjarjet, jo të pakta, në Kosovë e rreth Kosovës, ishte jo vetëm pjesëmarrës, por njëri ndër organizatorët e protestave e demonstratave shqiptare në Prishtinë dhe organizator e pjesëmarrës i gjitha protestave të 1989 e 1990 në trevën e Lypjanit. Më 1 shkurt 1990, ditë e enjte, kur u martirizua, ra dëshmor në Protestat shqiptare në mbrojtje të minatorëve të Goleshit dhe kërkesave shqiptare në Magurë të Lypjanit. Xhevdeti ishte nisur pa hamendje të ndihmojë organizimin dhe të merr pjesë aktive, së bashku edhe me dy vëllezërit e tij, Ismetin dhe Imerin, e disa bashkëmoshatarë të tjerë nga Dobraja e madhe, shkuan në Magurë.

Në fillim, u lajmëruan në shitore te Axha i tyre Rexhepi. Axha Rexhep, luti djemtë e vëllait për ndonjë pije dhe porositi për kujdes gjatë përballëjes me dhunën serbe. Axha i këshilloi djemtë, që të kenë parasysh dhe kujdes nga veprimet e egra të policisë serbe, se ato mund të ju kushtojnë edhe me jetë. Xhevdeti nuk foli me fjalë, por ngriti katër gishtërinjë të njërës dorë, “Baba i ka edhe katër djemë axhë!”, dhe u nisën tre vëllezërit me shokë kah grevistët që grumbulloheshin në dy drejtime. Njëri grupim, me student, rini atdhetare e popullatë shqiptare nga Magura e rrethina, ishte grumbullua e vendosur aty mbi shtëpitë e skajshme kah Kodra e fshatit Rreze,ish-Leletiqit, dhe pjesa tjetër e protestuesve  minatorë, aty para dhe afër portave të minierës Golesh. Të dy grupacionet kishin të njëjtat kërkesa, Plotësimin e kërkesave të minatorëve, të cilat ishin edhe kërkesa të gjithë shqiptarëve.

Plumbat e kishin qëlluar Xhevdetin në kokë

Grupeve ju rrinte në mes policia. lokale dhe forca policore speciale të ardhura nga Serbia, të cilëve me dëshirë e vullnet të madh, ju ishin bashkuar edhe banorët lokal vendor serb dhe formacione të tjera të forcat të dhunës serbe..Xhevdeti me vëllezër e me shumë shokë, ishte në grupin e protestuesve skaj shtëpive kah Kodra e fashtit Rreze, afër rrugës për Shalë.

Forcat e dhunës serbe, ashtu siç verponin atë kohë kudo në Kosovë, qëndronin në mes, duke kërcnuar me armatim të shumëllojshëm, që të shpërndaheshin dhe t’i ndalin protestat. Nuk vonoi shumë me kërkesa, forcat e dhunës serbe, filluan të gjuajnë me armë drejtë protestuesve në të dyja grupet, që mos të mundësohet bashkimi i tyre e t’ju krijohen kushte për tërheqjen e protestuesve. Pati edhe shqetësim mes protestuesve. Meqë, gjuajtjet e pandërprera, përveç plumbave të gomës e gazit lotësjellës,hidheshin edhe plumba zjarri, vdekjeprurës. Nuk vonoi shumë, mes protestuesve u dëgjuan zëra. Kujdes! Ka të vrarë! Na vranë! Na vranë! Këto momente është goditur Xhevdet Breznica me një plumb në kokë dhe ra i vdekur në tokë, ishte kjo një rënie madhështore e dëshmorit për liri e atdhe. Nga këto gjuajtje u plagosën Brahim Halili nga Dobraja e Madhe dhe Hysni Dulahu nga Blinaja.

Protestuesit morën në krah kufomën e Xhevdetit dhe e bartën në drejtim të xhamisë së Magurës, ku e strehuan përkohësisht më vone dërg uan në familje. Xhevdet Breznica u varros më 2 shkurt 1990 në varrezat e fashtit të lindjes. Varrimi ishte me pjesëmarrje masive të popullit, që ndodhnin ato ditë të rënieve të mëdha, vërtet madhështor, në varrimin e Xhevdet Breznicës morën pjesë afro pesëdhjetëmijë pjesëmarrës nga shumë mjedise kosovare, TVP e përcolli gjithë këtë ceremoni varrimi. Ato ditë të rezistencës masive, varrimet ishin protestë e revoltës masive shqiptare dhe kishin karakter deklarimi demonstrues kundër dhunës, ishin referendum për ndarje nga okupimi dhe ndërkombëtarizim të masakrave serbe në Kosovë.

Shqiptarët në varrimet masive të 1990 dhe manifestimet masive të Pajtimit të Gjaqeve, dëshmuan se, janë palëkundur kundër deklarimeve mashtruese të barazisë nacionale dhe për deklarime të hapura gjithëkombëtare për liri dhe pavarësi të Kosovës. Varrime të tilla asaj dite mbaheshin edhe për varrosjen e Fadil Tallës e Elfete Humollit, Po ato ditë kishte varrime e protesta në Malishevë, Rekë të Keqe, Kosova ato ditë i ngjante Tienanmenit kinez, Protesta e vrasje kishte kudo dhe çdo ditë në Kosovë. Të gjitha protestat ishin të një qëllimi dhe kishin një synim, mbrojtjen e qenies shqiptare nga dhuna e terrori i barbarisë ortodokese mesjetare sllave, mbrojtjen e jetës dhe qenies politike, shtetërore e ekzistenciale të substancës shqiptare në Kosovë.

“Na duhet ta japim jetën për atdhe,Xhevdeti e paska kryer obligimin atdhetar” tha Hasan Breznica.

Kur kolona e "krushqëve të lirisë", pjesëmarrësve të varrimit, arriti nga Magura, vendi i vrasjes së Xhevdetit, siç ishte organizuar,  arsimtari Fazli Maloku, mbajti një fjalim për Xhevdetin dhe krenarinë e lavdishme të rezistencës shqiptare. Kolona e gjatë e varrimit arriti  prap në Dobrajë në vendvarrim. Babi i Xhevdetit Hasan Breznica, mëqë ishte në vaujtje të denimit, nuk kishte dëgjua për vrasjen e të birit Xhevdetit, pasi kishte kryer dy mauj burg u kthye ne shtëpi, te shkolla e Dobrajës, Hasani ju doli përpara pjesëmarrësve, kolonës së varrimit, dhe pasi u ndal para arkivolit që bartej në krah gjithë rrugës, I luti të ndalën pak, Se do të përshëndetëm me Xhevdetin. Na e kemi jetën për atdhe. Xhevdeti e paska kryer obligimin atdhetar., Tha Hasan Breznica, e nuk qiti pikë loti, e as nuk u ligështua e as nuk u shqetësua, Para kolonës së pjesëmarrësve të varrimit qëndroi si qëndruan burrat dhe nënat tona, në vazhdimësi të traditës sonë të lavdishme kombëtare,  prindërit tanë të mëdhenj. Kolona vazhdoi rrugën drejtë varrezave të Dobrajës së Madhe.

Aty veprimtarët e atyre ditëve kishin organizuar edhe Pajtimin e dy familjeve të armiqësuara të fshatit Dobrajë, Avdi Kelmendi, një nga veprimtarët dhe ish i burgosur politikë me shumë veprimtarë lokal, aty para kufomës së Xhevdetit, me të kryer të fjalës së përmortshme për Xhevdetin, kreu edhe formalisht  Pajtimin e hasmërive të dy familjeve nga Dobraja, dhe me këtë e madhëroi varrimin e dëshmorit Xhevdet Breznica.  Me këte pajtim sikur u paralajmërua vendimi i marur në shtëpinë Adem  Grabovcit nga pesë të  rinjve e të reja nga Peja, i  29 Janarit 1990, për fillimin e  Aksionit për Pajtimin e Gjaqeve, që do të zhvillohej ditë pas këtij varrimi të Xhevdet Breznicës. Aksioni I Pajtimeve kishte në ballë rininë atdhetare e studentore dhe intelektualët përparimtarë shqiptarë, Aksionit i priu dhe e udhëhoqi me urrtësi pleqnari shqiptarë i gjithë kohërave Profesor Anton Çetta. Më vonë veprim i rëndësisë së veçantë i organizimit politik e kombëtar shqiptar në Kosovë, ishte ndarja e shkollës shqipe  nga sistemi komunist sllavë, e sistemit arsimor shqiptar të larguar me dhunë nga objektet shkollore për tetë vite shkollore do të vazhdojë procesin mësimor në lokale private, ose siç thuhej Shkollimi në shtëpi-shkolla e deri te fillimet e veprimit ushtarak të UÇK 1997-99, 78 ditët e intervenimit ushtarak të NATO-s dhe clirimit të Kosovës më, 12 Qershor 1999, si dhe nëntë vjet pas lufte, Shpalljen e Pavarësisë më, 17 Shkurt 2008, ishin dinamika e Lëvizjes shqiptare, pas ngjarjeve të mëdha të Pranverës së madhe 1981, për çlirimin e Kosovë dhe liri të kombit  shqiptarë nga okupimi shekullor sllavë.  

Vëllai i Xhevdetit, Adem Breznica, është një kaptinë tjetër, si edhe trajtimi policor dhe ndjekja e veprimtarëve shqiptarë gjatë shënimit të gjithë përvjetorëve të rënies së Xhevdetit, faktojnë dhunën mesjetare sllave, I riu Adem Breznica, atyre ditëve ishte milicioner ne Lluzhan të Podujevës, Pas vrasje së Xhevdetit Në ato ditë të serta. Menjëherë u ftua nga eprorët zyrtarë policorë, dhe ju kërkua të dorëzojë uniformën dhe armën zyrtare, edhe largohet nga puna, jashtë çdo procedure normale e ligjore. Vetëm pas pak ditësh, Ademit i bastiset shtëpia dhe merret në polici. Për Ademin tri javë të plota askush nga familja nuk dinte dhe nuk informoheshin ku gjendet dhe pse është burgosur, apo të sqarohet  zyrtarisht arsyeja e arrestimit. Pas tri javësh Ademit i lejohet kontakti me familje, është mbajtur në hetuesi disa muaj, dhe më 1991, për pjesëmarrje në demonstrata të vëllezërve dhe vrasjes së Xhevdetit, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, dhe jo ligjshëm, e dënoi Ademin me 3. vjet e tetë muaj burg të rëndë, të cilat  pas një amnestie-faljeje, burgimi  ju shkurtua për një vit, Ademi i mbajti 32 muaj dhe u lirua. Ademi vdiq i ri nga pasojat e torturës policore dhe vuajtjet në kazamatet serbe në moshën 47 vjeçare, më 4 dhjetor 2004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat