Dhuna serbe ndaj shkollës shqipe 1998/1999

Dokumentare

Dhuna serbe ndaj shkollës shqipe 1998/1999

Nga: Ismail Gashi-Sllovia Më: 12 mars 2024 Në ora: 14:57
Autori Ismail Gashi-Sllovia

Fillimviti shkollor 1998/99 paralajmëroi se pranvera, vera dhe gjithë ky vit do të jetë me rreziqe e sakrifica. Ndodhën sulme në zonat e luftës të kontrolluara nga UÇK-ja. Një ndarje ushtarake e joushtarake kishte edhe treva e Lypjanit, Që nga Magura, ku ishte vendosur mbishkrimi “Neprijatelska Zona”, e gjithë Drenica e Epërme deri në Kleçkë e Divjakë, ishin stërngarkuar me popullatë të ardhur nga Drenica Qendrore dhe fshatrat e rrezikuara nga forcat serbe. Pas disa ditësh popullata shqiptare nga zonat e rrezikuara u shtrijë edhe në fshatrat për rreth Magurës dhe më gjerë. Çvendosja e popullsisë shqiptare u shtua në ofanzivat e verës së 1998, kur Serbia sulmoi fshatrat Shalë, Krojmir, Pjetërshticë, Kleçkë, Divjakë, Baicë, Resinoc, Mirenë, Magurë, Vërshecë, Qylagë, Leletiq, Ribar i Madh dhe Varigoc.

Forcat serbe dhunshëm dëbuan popullatën shqiptare nga shtëpitë e veta. Një pjesë e tyre nën mbrojtjen e UÇK-së ngelën të strehuara në malet e afërta, kurse pjesa tjetër u strehua në fshatrat më të qeta të rrafshit. Këtë kohë fshatrat e rrafshit të komunës së Lypjanit u ngarkuan me mbi 20 mijë të ikur nga zonat e luftës. Në mesin e kësaj popullate të ndjekur ishin edhe nxënësit e shkollave nga ato hapësira për nxënësit e ndjekur duhej përkujdesur KKA, si në përfshirjen shkollore ashtu edhe për furnizimin e tyre me tekste dhe mjete mësimore. Në këtë kohë,   mars 1998, nga vështërsit dhe nevojat, u formua Këshilli i Emergjencës në nivel të Kosovës, njëkohësisht kjo strukturë emergjente u formua edhe ne nivelin komunal në Lypjan. Ky këshill ishte në destinim të ofrojë ndihma dhe furnizim UÇK-së, dhe të përkujdesej për strehimin, vendosjen, ushqimin e veshmbathjen si dhe përkujdesen shëndetësor të popullatës së ndjekur nga zonat e luftës.

Shkollat e kësaj treve komunale, as vitin e ri shkollor 1998/1999 nuk mund ta fillonin në gjendje normale. Praktikisht vitin shkollor nga 16 shkollat fillore me paralelet e ndara vitin shkollor mund ta fillonin vetëm tetë/8/ shkollat e krahut lindor, në Janjevë, Sllovi, Smallushë, Llugaxhi, Gadime, Babush, Gllogoc-Banullë dhe Rubovc, me njësitë e tyre. Kurse tetë shkolla të tjerat nga krahu perëndimore, Rufci i Ri, Kroishta, Ribari i Madh, Dobraja. Magura, Shala e Krojmiri me paralelet e tyre dhe 6 punktet e shkollës së mesme “Ulpiana” për të njëjtat shkaqe e rrethanave të rrezikshmërisë nga lufta  nuk filluan me kohë procesin mësimor.

Nxënësit dhe arsimtarët vazhdimisht nën rrezik

Shkolla e Shalës dhe Krojmirit sa kohë nuk kishin as popullatë, atje depërtoi ushtria serbe kalli shtëpitë e dëboi popullatën civile. Kurse në objektin e shkollës në Magurë qenë vendosur forcat serbe. KKA mori vendim që, këto shkolla mos të fillojnë me punën mësimore, deri sa të krijohen kushte minimale dhe të evitohen shkaqet e rrezikimit të nxënësve dhe arsimtarëve.  Katër shkolla fillore, ajo në Ribar të Madh, Kroishtë, Dobrajë dhe Rufc, përkundër kushteve ende të rënda nga lufta, me 7 shtator filluan nga puna, kurse shkolla e mesme “Ulpiana” vitin e ri shkollor e filloi më 14 shtator në 5 nga punktet e saja, por, jo edhe në njësinë e Shalës. Tri shkollat e zonës së luftës do të fillojnë procesin mësimor vetëm me marrëveshjen me Drejtorin Politike të UÇK-së dhe subjekteve komunale të zgjedhura nga kjo drejtori. Puna në këto shkolla filloi, vetëm pas vlerësimit të Drejtorisë Civile të UÇK-së, drejtorisë së shkollave dhe pëlqimit të prindërve, në koordinim edhe me KKA-në. Ato ditë situata atje ishte rënduar pas kapjes së dy gazetarëve serbë. Më 9 dhjetor 1998, filloi viti shkollor edhe në dy shkollat e Drenicës së Epërme në Shalë dhe Krojmir.

Atje qenë formuar Drejtorët e Drejtorisë së Përgjithshme për Shërbime Civile, këto subjekte morën qeverisjen edhe në arsim, financa, informim, shëndetësi e etj. Pas Reçakut situata ishte përkeqësua edhe në mjediset shkollore. Policia serbe nuk lejoi të punohet vetëm në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në Magurë. Aty qëndruan forcat serbe nga 15 korriku e deri më 10 tetor 1998 të cilat shkatërruan gjithë dokumentacionin shkollor e pedagogjik, inventari, kabinetet dhe gjitha mjetet tjera mësimore. Mësimi në shkollën e Magurës filloi më 1 shkurt 1999. Më 21 mars 1999, KKA në Lypjan, në rrethana të ashpërsuara para bombardimeve të NATO-së, e përshkallëzimin kërcënimeve serbe në masë të padurueshme, KKA merr vendim mbi ndërprerjen e përkohshme të procesit mësimore në të gjitha nivelet e shkollave në trevën Lypjanit nga 22 deri më 29 mars 1999. Vazhdimi i mësimit mëvaret nga rrethanat e rrezikimit në të ardhmen. Këtë vendim të KKA-së, e publikoi TVSH-ja në ditarin e mbrëmjes.

Rrezistenca e mbijetesës

Si kudo në mjediset e vendbanimet shqiptare në Kosovë, edhe popullata shqiptare e trevës së Lypjanit, gjatë këtyre veprimeve të dhunës ushtarake, u dëbuan nga vatrat e tyre shkollore. U dëbuan 8368 nxënës të 16 shkollave fillore me 32 paralele të ndara fizike dhe 2044 nxënësit e shkollës së mesme “Ulpiana” në Lypjan

Dhuna e fundshekullin 20 u zgjerua nga gjithë subjektet e sistemit shtetëror, nga Kisha ortodokse serbe, Lidhja e Shkrimtarëve Serbë dhe ASSHA dhe subjektet ekzekutive, ushtria, policia dhe grupaciane paramilitare serbe, të gjitha të  drejtuara nga  sistemi politik e shtetëror dhe pushteti qeveritar serbë. Kjo lubi e shëndrruar në shtet e pushtet, përshkallëzoi masat e dhunës, sulmoi sistemin shkollor shqiptar, imponoi planprograme e tekste mësimore diskriminuese, me qëllim të zhdukjes,, filloi të kufizojë përdorimin e gjuhës dhe shkollës shqipe, helmoi nxënësit shqiptarë, diferencoi, arrestoi, dënoi dhe ndjeku nga puna arsimtarët, torturoi shkollën shqipe, ashtu siç torturoi gjithë popullin shqiptarë. Ky veprim mesjetar ortodoks hasi në rezistencë mbrojtëse të shqiptarëve, e cila pas njohjes ndërkombëtare për gjendjen e papërballueshme. Qendrat ndërkombëtare të vendosjes me qëllim të shpëtimit nga katastrofa njerëzore më 24 mars 1999 NATO intervenuan ushtarakisht.

Si kudo në mjediset e vendbanimet shqiptare në Kosovë, edhe popullata shqiptare e trevës së Lypjanit, gjatë këtyre veprimeve të dhunës ushtarake u dëbuan  nga trevatë e tyre shekullore. Nxënësit dhe populli shqiptare nga ky tmerr i dhunës serbe, gjeti strehim në trevat shqiptare të Shqipërisë, Maqedonisë dhe tokat shqiptare në Mal të Zi. Në të gjitha këto hapësira strehuese arsimtarët shqiptarë, në rrethana jo të natyrshme, vazhduan procesin mësimore në tenda, Kurse, në disa vendbanime mësuesit shqiptarë procesin mësimore e mbanin edhe në lokale shkollore vendore. Gjatë dy ofanzivave serbe, nga kjo hapësirë e Kosovës kishte 167 civilë të vrarë, u plagosën 72 qytetarë. Nga dhuna serbe u dëbuan tërësisht banorët shqiptarë të 42 vendbanimeve, pjesërisht u zbrazën 21 vendbanime të tjera. Flaka e kalljeve serbe përfshiu 46 fshatra shqiptare. Masakrën e terrorin mbi shqiptarët e udhëhoqën kryesisht serbët vendorë. Dëmet e përgjithshme materiale, kapin vlerën prej afro 78 milion euro. Nga shkatërrimet i kësaj dhune mbi shqiptarët nuk shpëtoi as sistemi shkollor shqiptarë në Kosovë, këtë terror e përjetoi edhe nxënësi, arsimtari e shkolla shqipe e trevës së Lypjanit. Këtu po shënojmë numrin e nxënësve e punëtorëve të arsimit që u vranë apo u plagosën gjatë ofanzivave serbe 1998 e 1999 nga forcat ushtarake e policore serbe.

Punëtorë arsimor të vrarë: 6.

Nxënës të vrarë :13.

Nxënës të plagosur :17.

Punëtorë të plagosur: 9.

Dhuna serbe mbi arsimin shqip u manifestua në kallje, bombardime, shkatërrime e plaçkitje të objekteve shkollore. Në trevën e Lypjanit u dogjën  6 objekte shkollore dhe një objekt shtëpi-shkollë në Lypjan. Nga kjo barbari serbe u dogj tërësisht Shkolla fillore në Shalë që kishte 10 mësojtore më 560m2 dhe zyrat përcjellëse me bibliotekë me afër                       10 mijë ekzemplarë, si dhe gjithë dokumentacioni shkollor e pedagogjik, tërësisht është djegur edhe objekti i shkollës në Kleçkë. Janë djegur pjesërisht objektët e shkollëave në Plitkoviq në Bregun e Zi dhe Hanrovc, kurse objekti i vjetër shkollor në Shalë ka qenë i granatuar. Asnjëra nga 16 objektet shkollave amë dhe gjitha paralelet e ndara që ishin objekte sulmi, nuk shpëtuan   plaçkitjes 16 nga të objektet e shkollave amë fillore dhe 12 objekte të tjera shkollore u demoluan nga forcat e dhunës serbe. Janë të mdha shkatërrimet materiale serbe në hapësirat shkollore të Lypjanit, djegien e dokumentacionit, inventarit, interierit dhe bibliotekave. Vetëm në objektin shkollor në Magurë, ku qëndruan forcat serbe që nga ofanziva e 1998, plaçkitjet, kalljet e shkatërrimet materiale  kalojnë vlerën mbi 100 mijë eurosh

Pas kthimit të biblik të shqiptarëve nga golgota, nxënësit e arsimtarët e këtyre shkollave, kthehen në objektet e tyre shkollore në një kohë e realitet të rinj vazhduan punën e tyre arsimore. Marrëveshjes Teknike të Kumanovës u thye pozitivist tradita historike, filloi kthimi monumental i shqiptarëve të ndjekur në tokën e djegur të Kosovës së pasluftës. Në këto hapësira u rikthye për të qëndruar gjithmonë shkronja, libri, mësuesi e gjuha shqipe, praktikisht në Kosovë u kthye jeta dhe një realitet i ri. Shkolla shqipe u kthye në kohë e rrugëtim të ri  drejtë shtigjeve me forma e metoda të reja në nxënien e diturisë, shprehjes së lirë të mendimit e qarkullimit të lirë të ideve dhe mallrave në ekonomin e lirë të tregut në kohën e botës demokratike.       

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat