Më 15 e 16 prill 1999, dhuna gjenocidale e barbarisë mesjetare ortodokese serbe, vrau e masakroi 45 civilë shqiptarë dhe plagosi 11 të tjerë. I vuri flakën 92 shtëpi shqiptare, dhe pas dëbimit me dhunë të të gjithë shqiptarëve nga fshati, shkatërroi e plaçkiti gjithë pasuritë materiale e shpirtërore të shqiptarëve. Sllovia për 78 ditët e bombardimit të NATO-s, ishte ploja më e madhe dhe vendpërqëndrimi i njësive ushtarake policore të dhunës serbe për trevën e Lipjanit e më gjerë.
Që nga fillimi i sulmeve të NATO-së, 24 mars 1999. Në fshatin Sllovi të Lipjanit, përveç 64 familjeve serbe të këtij fshati, nga të cilat të gjithë serbët dhe disa nga romët vendorë të moshës madhore ishin mobilizuar në formacione të forcave rezervë të dhunës serbe, këtu silleshin e krrokatnin edhe shumë persona zyrtarë e jozyrtar, emrat dhe funksionet e tyre në këto formacione për shqiptarët paraqisnin kërcim e rrezikim për qenien biologjike njerëzore e kombëtare shqiptare. Këtu /në Sllovi/, frekuentonin çdo ditë prijësit e policisë dhe qeverisë komunale, si kryeshefi i policisë komunale Nikola Iliq, Komandanti i postëkomandës policore në Lipjan, Stevo Ragjenoviq, zv.komandanti Toshiq dhe inspektori i sigurimit Çanoviq. Sllavisha Dukiqi, Dimiq Vllado kryetar i qeverisë dhe kryetar i Mbrojtjes Civile e të tjerë. Ata vazhdimisht kuvendonin e kordinonin me liderët serbë në Sllovijë si me Stanishiq Tomisllav, kryetar i serbëve lokalë, Simiq Millan i graduar në kolonel, përgjegjës për forcat ushtarake, Lubisha Arsiq një paramilitar i theksuar e shumë të tjerë të implikuar në krime ndaj shqiptarëve. Dy-tre ditë para se të sulmonin këtë fshat, në Radion serbe të Prishtinës, u dha informacioni se ky fshat dhe fshati Shushicë i Prishtinës, janë vendbanime të sigurta ku mund të jetohet pa rrezikim. Andaj në Sllovi, ditë para stuhisë tmerruese të dhunës serbe në prillin e përgjakur të 1999, erdhën shumë shqiptarë për strehim të përkohshëm. Deri më 14 prill 1999, nuk ndodhi ndonjë kërcim i drejtpërdrejtë i rrezikimi të jetës dhe i qenies shqiptare, edhe pse vërvitje kudo e ngado në Kosovë, gjuhej, vritej, digjej e ndiqej.
Kërkesat serbe
Më 14 prillit, kah ora 10-të paradreke, inspektori i sigurimit serb Qanoviq me dy eprorë ushtarak ardhen në Sllovi dhe në vendin e quajtur “kryezabeleve”, takuan Shefqet Berishën nga Sllovia, të cilin e kanë ndalur dhe nga ai kërkuan, që sot deri në orën 14-të, shqiptarët e këtij fshati të dorëzojnë gjitha armët te shkolla e vjetër, dhe nga ai kanë kërkuar me këmbëngulësi të njoftojë, a ka pjesëtarë të UÇK-së në Sllovi. Sepse, siç është shprehur Qanoviq, në Sllovi te kryetari i LDK-së Shefqet Bytyqi, para disa ditësh, siç kishte gjëja ai informacione, ka fjetur një ushtarë i UÇK-së dy netë.Qanoviq me dy personat përcjellës skiconin pozicionet e Sllovisë dhe bisedonte për skicën të cilën e kishin përpara në autoveturë,thotë Shefqet Berisha. Ndërsa në mbrëmjen e 14 prillit serbët vendas, meqë dinin për pozitën e rëndë të shqiptarëve, improvizuan si edhe në shumë vende e raste të tjera në Kosovë një takim për një “marrëveshje”. Për këtë dredhi jo të natyrshme, edhe në Sllovi u ftuan disa shqiptarë, jo aktivist të driatëheshem,që të nesërmen, më, 15 prill, në ora 8-të të mëngjesit, të vijnë, gjëja për bisedime të pakuptimta, në lokalet e shkollës së vjetër një delegacion prej 10-të shqiptarëve, që në emër të shqiptarëve sllovias të lidhur marrëveshje me serbët vendor, Tomqin, Rada Arsiqin, Simiqi Milanin, Çaushin, Milivojin e disa të tjerë si dhe me një Major apo epror ushtarak, të cilët më atë marrëveshje, do të sigurohet një garanci për qëndrim e jetë të sigurt për shqiptarët e të tjerët në këtë vendbanim me popullatë të përzier. Një veprim të tillë për slloviasitë përsëritët edhe më 17 prill 1999, kur dy shqiptarë u murrën vesh me kryepolicin Nikolla, për strehim të popullatës shqiptare, që ishin strehuar në Grykën e Tërshovinave, të vendosen nëpër shtëpitë e fshatit Smallushë, slloviasitë tentuan të bisedojnë me serbët vendor edhe më 23 prill 1999 për kthim të tyre në fshat. Për këtë “dialog”, serbët kërkuan të shkojnë dy pleq sllovias të bisedojnë me serbët vendor. Por pleqtë priten kot 7 orë “takimin”e komshive gënjeshtarë. Ndërkaq të nesërmen me 15 prill 1999. që në orën 5,30, ushtria serbe erdhi me 5-6 tanke nga krahu i Smallushës u pozicionua në kodër mbi fshat me tyta tankesh të kthyera kah vet fshati, kurse në orën 6-të të këtij mëngjesi, ushtria e policia serbe filloi sulmin në fshatin Akllap, në këte fshat shtihej me armë,digjeshin shtëpit dhe ndiqej popullata shqiptare, ku një qytetarë / Ibush Gashi/70/ u vra. Sulmi, ndjekja dhe kallja e mbi 80% e Akllapit përcillej lehtë nga Sllovia. “Delegacioni” 10-të anëtarësh i shqiptarëve nga Sllovia, në orën 7.00 shkoi në takim, siç ishte kërkuar për marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve për një “siguri” e jetë të qetë. Një natë më parë, kur u mor vendimi nga disa veprimtarë, biznesmen e qytetarë lokal shqiptarë, për këtë takim “marrëveshjeje”. Përkundër mashtrimit evident, se do të merremi vesh, bënë diçka të pazakonshme dhe për rrethanat, kohën dhe pozitën e shqiptarëve jo i natyrshëm. Popullata shqiptare përkundër kërcënimit nga forcat ushtarake e policore nuk e mori ikjen, siç ndodhte natyrshëm ato ditë të trishta, motivacion për qëndrim se do të ketë marrëveshje. Si zakonisht takimi nuk u mbajt, me arsyetim të serbëve vendas, se oficeri “nuk ka ardhur”. Ju shkoni në shtëpi, pritni atje, kur të vijë oficeri, ne do t’ju ftojmë me telefon. Kështu, pritja e heshtja e varrit e përfshiu popullatën shqiptare në Sllovi tërë paradreken e asaj ditë të kobshme. Këtë qetësi të panatyrshme e prishi kah ora 10,30 ardhja e dy kampanjollave ushtarake në Sllovi, me të cilat kishin ardhur disa ushtarak që ti njoftojnë serbët dhe disa romë vendor,që ishin në krahun serb, që të vejnë shenjat për identifikim, katër e-S-a në dyert e shtëpive, punë të cilën e kreu mësuesi Toshiq/Cilki/. Sepse, sulmi që do të pason pasdreke mund të mos i dallon shtëpitë sërbe dhe përkrahësve të tyre nga ato shqiptare, të cilat do të jenë caku i këtij sulmit. Kështu, Sllovia e dyfishuar me banorë në heshtje varri priste sulmet serbe.
Ndjekjet, kalljet, plaçitjet
Në orën 13,40, pasi me kallje, ndjekje, plaçkitje e vrasje i duelën Akllapit në krye, filloi sulmi në fshatin Sllovi. Ky sulm filloi nga dy drejtime, nga krahu i Akllapit e Gushtericës së Epërme, dhe i dyti nga ana tjetër Grykës së Gushevcit. Paralel me këtë furi, forcat serbe sulmuan nga brenda, ku pjesëtarë serb paraprakisht të pozicionuara brenda vet fshatit e për rreth tij. Të cilat me të filluar të sulmit shpejt zunë udhëkryqet dhe gjitha hyrje-daljet e fshatit, ku forcat serbe më herët ishin përqendruar nëpër familjet serbe të Sllovisë. Fshati dukej i trazuar nga përpjekjet e shqiptarëve te rrezikuar për dëbim të dhunshëm nga rreziku, hapësirën mbi fshat e mbuloi tymi e flaka e shtëpive nga shtëpitë e kallura, ndërsa rrugët krismat e armëve serbe. Në anën tjetër fshati gumëzhiste nga automjetet, traktorët e turma të mëdha njerëzish të tmerruar nga rreziku, britmat e thirrjet shqetësuese. Largimi i dhunshëm bëhej nga të gjitha anët, kush nga dinte e mundte të gjejë hapësirë depërtimi. Ndodhi kështu, pasi më parë nga asnjë subjekt politikë e shtetëror shqiptarë, përveç UÇK-së, nuk kishte planifikuar si të veprohej në këtë rrethanë katrahure e luftë barbare. Kush depërtojë në drejtim të bjeshkëve, Grykës së Zhegovcit, Grykës së Manastirit, Grykës së Tërshovinave, e kush në drejtim të Smallushës dhe në fshatrat e rrafshit, Bujari, ish-Gumnasella, Banullë, Gllogovc e Llugaxhi. Grykat e bjeshkëve këto kohë të trishta u bënë vend i tmerrit e terrorit fatal. Po asaj dite, sulmet serbe si edhe në rastet të tjera vepruan sipas planit ushtarak serb “Patkoi” në Zhegovc e Vërbicë, ku ishin konfrontuar me forcat e UÇK-së, veçmas në Betejën te Hani i Zhegocvit, ku në rezistencë me forcat ushtarake serbe u vra, Pajazit Ahmeti/Paja/, dhe u plagos Afrim Myrtaj, por në këtë rezistencë të pjesëtarëve të UÇK-së, forcat serbe përveç humbjeve në njerëz e teknik ushtarake, ato u penguan për afro dy orë që të sulmojnë fshatin Zhegovc që ishte pikësynim i tyre. Me këtë, banorëve të Zhegovcit iu mundësua largimi pa pasoja. Asaj ditë në Sllovi kryepolici Toshiq me disa policë të tjerë, kishte zënë pozitë krye fshatit, në lindje të Sllovisë, që ti kthejë slloviasitë që mos shkonin në drejtim të grykës së Bjeshkëve të Zhegovcit. Gjatë kohës së shkurtër të kësaj dite të Bartolomeut, nga vet shqiptarët e Sllovisë janë vërejtur e dalluar disa serb vendas të prirë nga zëvendëskomandanti i policisë komunale Toshiqi; si Tomisllav Stanishiq/Tomqi/, /me funksion, komandant lokal i policisë rezervë për Sllovi, Peic Milivoje, zëvendëskomandant i policisë serbe në Janjevë, vendas i këtij fshati, Radomir Arsiq/Rada/, kryetar i fshatit Sllovi, Stanoje Milkiq/Qauashi/, paramilitar, Sllobodan Simiq “Duci” i nënshkruar për kolonel i rezervës ushtarake, Lubisha Arsenije Periq e të tjerë. Por ka pasur edhe shumë e shumë persona të panjohur dhe të maskuar, që kanë bartur uniformën e policisë sërbe dhe forcave rezervë.
Vrasja e fqinjit
Sulmi i furishëm pasqyrohej me të shtëna të shumta, ndalje dhe vrasje të qytetarëve, kallje të shtëpive, plaçkitje të të hollave dhe automjetesh, ndalje vajzash dhe kushtëzim me të holla për lirimin e tyre si dhe tentim dhunimesh. Veçant tmerronte ndalja dhe ndarja nga familja e personave, por edhe me ekzekutime të shpejta. Që në fillim serbi i quajtur Radomir Arsiq “Beli” vrau gruan e Ajet Krasniqit, Hedije Krasniqi /51/, e cila u vra para dyerve të Rexhepit deri sa ishte duke u larguar nga rreziku, Rada ishte fqiu i parë i Ajetit. Pak më larg, të udhëkryqi afër shtëpisë së Murat Gashi, u vra edhe vajza 19 vjeçare Fatushe Dubova, të cilës siç dëshmohet, Rada për së vdekuri me thikë ja ka prerë xhemperin dhe ja ka hedh në fytyrë. Pastaj dëshmon Ismet Hetemi nga Sllovia, i cili asaj dite, kur ka arritur te dyert e Muratit Gashit thot, se ka parë Miroslav Stanishiqin, Stanoje e Sinisha Milkiqin dhe dy të tjerë që nuk i ka njohur, të gjithë të armatosur dhe të uniformuar me rroba policie, që u futën në oborrin e shtëpisë së Murat Gashi, nga më vonë morëm vesh, se të njëjtit, pasi i kanë nxjerr nga shtëpi gjithë meshkujt /pesë sa ishin aty/, kanë larguan fëmijët e gratë, me përjashtim të Xhyles, vajzës së martuar të Muratit, e cila është strukur pavrejtshëm afër dyerve të oborrit dhe ka vërejtur, se këta persona serbë Muratin me dy djemtë Enver Gashi/41/, Omer Gashi/37/, djalin e Enverit Arben Gashi/19/ dhe djalin e vajzës së martuar Xhylës, Bekimin/19/, i kanë nxejrrur para shtëpisë, i kanë renditur më parë i kanë plaçkitur dhe në fund i kanë ekzekutuar në oborr para shtëpisë. Xhyla ishte dëshmitarja më e afërt e cila përkundër tmerrit e dhembjes e ka vëzhguar ekzekutimin e babait, dy vëllezërve, djalit dhe djelit të vëllait. Ndërsa, Gafurr Hysenin, veprimtar i dalluar, pas luftës është shpallur dëshmor i kombit, serbi vendas Lubisha Arsenije Arsiq me dy të tjerë e zbresin nga kamioni, ku ishte duke vozitur familjen në dëbim dhe e ekzekutuan menjëherë para shtëpisë së djemve të Metushit, të cilën shtëpi më vonë e kanë djegur bashkë me kufomën e Gafurrit. Të ndarë nga familjet e të ndalur e më vonë të ekzekutuar të “udha e bahçeve”, ishin edhe Bajram Gashi/34/ pas luftës i shpallur dëshmor, po kështu nga traktori e kanë zbritur edhe Faik Krasniqin/35/ dhe të njetit serb e kanë ekzekutuar në oborr të Habib Gashit. Bajram Gashi, Ramadan Kryeziu/31/, Mehdi Pacolli/56/, Jakup Kryeziu/44/ dhe Elmi Barisha, bashkërisht pas një kohë maltretimi e mbajtjes mbështetur për muri, i dërgojnë rrugës, të urdhëruar ti mbajnë duart mbi kokë dhe janë ekzekutuar të “rruga e bahqeve” në rrethana të panjohura. Dëshmitarë okular nga Sllovia dëshmon: Ai thotë: ishin katër persona të panjohur të cilët pas kryen ekzekutimin i mori me veturë një serb nga Sllovia dhe i ktheu në fshat Ky ishte “Ducki” i biri i Novica Arsiqit. Kalimtarët që ishin në ikje nga tmerri e terrori i kanë parë të gjallë këta gjashtë/6/ persona. duke i dërguar kah kisha serbe e fshatit.
Lista e qytetarëve civilë shqiptarë të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake e policore serbe, me datën 15.04.1999 në fshatin Sllovi, të komunës së Lipjanit.
1. Murat Nebih Gashi 1934-15.04.1999 Sllovi
2. Enver Murat Gashi 1958-15.04.1999 Sllovi Prishtinë
3. Omer Murat Gashi 1962-15.04.1999 Sllovi
4. Arben Enver Gashi 1982-15.04.1999 Sllovi Prishtinë
5. Bekim Jakup Haziri 1980 15.04.1999 Prishtinë
6. Hedije Krasniqi 1947- 15.04.1999 Sllovi
7. Fatushe Sherif Dubova 1980-15.04.1999 Sllovi
8. Jakup Elmaz Kryeziu 1955- 15.04.1999 Sllovi
9. Ramadan Halil Kryeziu 1968-15.04.1999 Sllovi
10. Mehdi Xhemajl Pacolli 1937- 15.04.1999 Sllovi
11. Elmi Xhevat Berisha 1964-15.04.1999 Sllovi
12. Mehmet Hazir Sopjani 1926-15.04.1999 Sllovi
13. Sherife-Sopjani 1912- 15.04.1999 Sllovi
14. Qamile Sopjani 1935- 15.04.1999 Sllovi
15. Bajram Qazim Gashi 1965- 15.04.1999 Sllovi
16. Agim Rrahim Berisha
1969-15.04.1999 Sllovi
17. Florim Rizah Ibrahimi 1974-15.04.1999 Sllovi
18. Faik Hysen Krasniqi 1964- 15.04.1999 Sllovi
19. Ajvaz Qazim Gashi 1937 - 15.04.1999 Sllovi
20. Gafurr Qazim Hyseni 1948 - 15.04.1999 Sllovi
21 Rifat Zenel Gashi 1953 - 15.04.1999 Sllovi
22. Milaim Musli Gashi 1977 - 15.04.1999 Sllovi
23. Adem Rrahman Bytyqi 1940 - 15.04.1999 Sllovi
24. Latife Haqif Kryeziu 1952-19.04.1999 Smallushë Sllovi
Vërejtjeje: Viktimat deri në numrin rendor 16, janë ekzekutuar e masakruar gjatë sulmit të fashtit më 15 prill 1999. kufomatë janë varrosur nga serbët në dy varreza masive në vendin e quajtur “Çukë”. Të cilat pastaj forcat policore-ushtarake serbe të ndihmuara nga disa rom të fshatit dhe të Lipjanit, me datën 29.04.1999, pas kthimit të pjesërishëm të popullatës së ikur të fshatit Sllovi, e më qëllim të fshehjes së krimit, i zhvarrosin kufomat nga varresat masive dhe i dërgojnë në shkollën e vjetër të fshatit, ku kanë qenë të stacionuar. Të nesërmen më, 30 prill, i urdhërojnë antarët e familjeve të viktimave, të vijnë në shkollë, ti identifikojnë të afërmit e tyre, e pastaj, nën përcjelljen e forcave serbe i urdhërojnë ti rivarrosin në varrezat e fshatit veç e veç në varre familjare. Të katërmbëdhjetë kufomat e para, janë varrosur në varrezat e “Gashëve” në hyrje të fshatit, kurse viktimat nën numrin rendor 15-16 janë varrosur në varrezat e Bytyçëve ose” e Lisat”të cilat gjenden në krah të lindjes së fshatit.
Trupat e viktimave të tjera janë varrosur gjithashtu në varrezat e fshatit, nga anëtarët e afërm të familjës, apo nga bashkëfshatarët, varësisht nga dita dhe vendi ku janë gjetur kufomat. Përveç viktimave nën numrin rendor 21 e 22 të cilat janë vrarë në oborrin e tyre e poashtu janë varrosur ditë më vonë në oborret e tyre. Këto dy viktima janë zhvarrosur nga oborret e tyre më datën 14.07.1999 dhe janë varrosur në varrezat e fshatit.
Latife Haqif Kryeziu ka vdekur më vonë, nga pasojat e lëndimeve trupore të marra gjatë ndjekjes së dhunëshme nga fshati dhe traumave të pësuara, për djalin e vrarë, nga forcat serbe,Latifja është varrosur në fshatin Smallushë, ku ka qenë e strehuar pas ndjekjes dhe dëbimit nga forcat serbe më 15 prill 1999, sikurse edhe shumica e popullsisë të fshatit Sllovi.
Faktet në Tribunal
Ndërsa, pas ekzekutimit të “udha e bahçeve”, të vdekur i ka parë Mehmet Bytyqi/60/ nga Sllovia i cili ishte në ikje nga shtëpia për Smallushë. Rasti i posaçëm është ai tre pleqve që u masakruan dhe u vranë në shtëpi të tyre, siç dëshmon Adem Sopa kushëri i tyre, janë masakruar pleqtë Mehmet Sopa/74/, nëna e tij Shehide Sopa /87/ dhe gruaja e vëllait Qamile Sopa/64/, Të cilët, pasi nuk kanë dalur nga shtëpia në ditën e krimit, siç njofton Adem Sopa, kushëri i të ndjerëve dhe i afërt me shtëpi, Ademi asaj dite meqë kishte ngelur në shtëpi nga frika ishte fshehur në hambar të vet dhe ka dëgjuar britmat kur disa serb, të cilët Ademi nuk ka arritur ti njoh, kanë bërë masakër me thika në këta tre pleq. Pas ditës së krimit për këta pleq të masakruar janë gjetur gjurmët e krimit, shamitë e shlyera, protezat e dhëmbëve dhe shkopi i thyer i Mehmetit, Edhe ekspertët e Tribunalit, gjatë ekzaminimit kanë dëshmuar për kufomat e tyre të masakruar, me thika u është vizatuar kryqi me katër S-sa. Masakrime u janë bërë edhe dy plakave. Ndërsa Rifat Gashi/46/ dhe Milaim Gashi/22/,po më 15 prill 1999, u vranë para shtëpisë, derisa vështroni lëvizjet e dhunës serbe nga shtëpia, vrasjen e bënë personat nga një kombi me ngjyrë të bardhë që asaj dite ka qarkulluar pandalur. Nga vendi i quajtur Vorret”Te Lisat”, siç lëshojnë dëshmitarët okular Feriz e Idriz Gashi, në kombi kanë qenë Milivoji dhe Qaushi, ata u vranë para shtëpisë, derisa nga aty vëzhgonin lëvizjet e policisë menjëherë, kjo ndodhi gjatë sulmeve të fshatit. Pos të vrarëve Rifat e Milaim Gashi, në oborr janë plagosur nga ata policë edhe Safete Gashi, Florie Gashi dhe Salih Gashi. Dy të vrarit kanë qëndruar të pavarrosur 7 ditë, Rifatin e ka ruajtur babai i tij Zenel Gashi, hoxhë. Ndërkohë i kanë varrosur në oborr të shtëpive ku kanë qëndruar deri në përfundim të luftës. Këta dy të vrarë e të varrosur në oborr të shtëpisë pas përfundimit të luftës, më 14 korrik 1999, janë rivarrosur në varrezat familjar. Ndërsa Adem Bytyçin//59/ më 15 prill 1999 më parë e kanë plagosur rëndë, derisa ishte në ikje arave prapa shtëpisë për të shpëtuar nga vrasja, siç dëshmon vet fqiu sërb Stevan, dhe më vonë, siç dëshmon i njëjti serb , mos e pastë vrarë vet. I ka thotë axhës së Ademit, Shabanit, se dikush ka shkuar te “arat e arxihanës” 200 m. nga shtëpia e Ademit, deri ku ka arritur Ademi të shkon zhag i plagosur, dhe atje e ka vrarë, Ademin gjatë ofanzivës familjarët e kanë varrosur në varre. Nga 16 të vrarit nga serbët më 15 prill 1999, vet serbët me ndihmën e romëve të NSH.”Vllaznimi” i kanë i varrosur në dy varreza masive jashtë fshatit në vend të quajtur “Quka”, nuk dihet kur është bërë ky varrim,por dihet se varrosjen e kanë bërë po forcat serbe me ndihmën e romëve të komunales. Kurse Gafurr Hysenin/51/dhe Ajvaz Gashin/62/ nga Terbuvci, gjatë bombardimeve i kanë varrosur fshehurazi familjet e tyre në rrezikim të vet. Kufomat e varrosura nga forcat serbe. Murat Gashi, Enver Gashi, Omer Gashi, Arben Gashi, Bekim Haziri, Hedije Krasniqi, Fatushe Dubova, Jakup Kryeziu, Ramadan Kryeziu, Mehdi Pacolli, Elmi Berisha, Mehmet Sopa, Sherife Sopa, Qamile Sopa, Agim Berisha dhe Florim Ibrahimi nga varreza e Qukës serbët me qëllim të fshehjes së krimit, më 29 prill 1999, përseri i kanë çvarrosur, i kanë sjellur në shkollën e vjetër, aty janë thirrur anëtarët e disa nga familjarët dhe shqiptarë të tjerë për gjëja për identifikim dhe të nesërmen me 30 prill 1999, prapë detyrimisht i kanë tubuar disa shqiptarë, të cilën përkundër rrezikut, ishin kthyer në shtëpitë e tyre, dhe nën kërcimin e policisë i kanë rivarrosur në varrezat e fshatit.
Aty ishin vendasi Milivoje polic dhe një oficer ushtarak, pjesëmarrësit e këtij rivarrimi thonë se janë kërcuar, që asnjë fjalë mos ta flasin gjatë varrimit, përndryshe, të gjithë do të vriten aty për aty. Një serb nga Piroti ka kërkuar nga varrmihësit shqiptar të tregojnë ku është furrtari i fshatit, kur një fashatar i thot çka të duhet, po tash as “kfasac”-majë, nuk gjendet. Sërbi nga Piroti iu përgjegj. Do të gjej unë kfasac për te dhe një plumb të zi, “nacicu ja za njega kfasac i jedan cerni metak”, do të gjej unë për te majë dhe një plumb të zi. Shefki F. Salihu/49/ është marr më o3.o5.1999, nga serbët vendas, mësuesi Toshiq siç dëshmon Halla Zepë e cila ngjarjen e ka vërejtur nga afër, e ka sjellur një dru në lokalet e shkollës së vjetër ku është rrahur Shefkiu me të vëllanë, ata që i kanë rrahur nuk ishin të njohur, nga pasojat e rrahjes Shefkiu ka vdekur po atë ditë ende pa arritur në shtëpi, kjo ishte mbytje me dru që është njëlloj terrori e masakre e njohur në traditën serbe.
Varrimi i tretë
Latife Kryeziu, gjatë ikjes traktori ia ka thyer këmbën, ajo kishte edhe mërzinë e djalit Ramadanit, të cilin gjatë ikjes më 14 prill 1999 e morën paramilitarët serb dhe u vra po atë ditë, si dhe nga mungesa e intervenimit mjekësor, ajo ka vdekur nga infektimi i plagës në Smallushë më 18.o4.1999. Ndërsa, varrimi i tretë i këtyre martirëve është bërë pas ekzaminitimt nga ekspertët e Tribunalit të Hagës në varrezat e përbashkëta të dëshmorëve e martirëve të lirisë në shtator të 1999 në kodër të fshatit në Sllovi.
Dita e dytë e vrasjeve dhe ekzekutimeve për të ndjekurit sllovias, që natën e bartolomeut me shi e të ftohtë të madh e kaluan të shpërndarë në shumë drejtime, vazhdoi në “Lugun e Demës”, te “Livadhet e Gjana”, në Grykën e Manastirit. Ditën e 16 prillit 1999, pas djegies së fshatit Plitkoviq, kah ora 14-të, Vrellës kah ora 15-të, sulmit dhe ndjekjes së popullatës së Gadimës. Forcat serbe u kthyen kah Tërshovinat, ku ishin mbi 5000 të strehuar shqiptarë nga Sllovia e Smallusha. Ju kërcnuan atyre me vrasje dhe pa ndonjë veprim tjetër shkuan malit përpjetë. Duke ndjekur popullatën bjeshkëve te Lugu i Demës, ku ishin strehuar 1/3 e familje shqiptare slloviase. Siç dëshmon Zyfer Aliu nga Gadimja, dëshmitarë okular në rreshtin e pushkatimit, serbët filluan plojen, “lojën e vrasjeve”. Grupi tjetër vrastar serb që erdhi nga krahu i grykës së Zhegovcit, fshati Tërbuvc, pasi kishte masakruar dëshmoren e kombit nga ky lokalitet, Zylfije Gashin/18/, në “Livadhe të Gjana”, ekzekutoi profesor Sahit Baftiun/1952/, vëllain e tij Shahin Baftiu/1960/, dhëndrin dhe djalin Kastriot Bahtiu/1983/, për lirimin e të cilit më parë morën 8.000 DM nga e ëma e tij Hyrije Baftiu, por gënjeshtra, tipari kombëtar serb, ia vranë djalin. Ishin orët e pasdites së vonë, siç dëshmon Zyfer Aliu, Feriz Gërbeshi, Ismet Hetemi e mbi 100 të tjerë që ishin në rreshtin e ekzekutimit, në rradhët e pushkatimit në masakrën e Lugut të Demës. Serbët, pasi tubuan të gjithë, na urdhëruan të dorëzojmë gjitha çka kemi në xhepa, të hollat, dokumentacionin, qelsat, portofolët, ndërsa femrat të gjitha stolitë. Me kërcim se po ju gjetëm diçka që keni fshehur, pas kontrollit që do ta bëjmë pastaj, të gjithëve do të ju vrasim. Kur u krye kjo “ceremoni” fataliteti, urdhëruan ndarjen e fëmijëve dhe grave nga burrat, madje kjo ndarje duhej të kryhej për dy minuta.
Ekzekutim
Përkundër momenteve shumë të papërshkrueshme, thonë shumë dëshmitarë që ngelën të gjallë nga ky ekzekutim, u krye ndarja për së gjalli. Aty ishin vetëm 5-6 vrasës të prirë nga një Marko Qirkoviq nga Surqina, apo siç thonin ata që nuk e njihnin Tulleci me mustaqe. Markon e ka vërejtur pas disa ditësh edhe Skënder Ismaili i cili pas një kohe ishte kthyer në Sllovi, dhe Markon e ka parë duke shëtitur me Rada Arsiqin, kryetarin e serbëve lokal nëpër fshat të cilin serbët gjatë asaj katrahure e emëruan “Sërbska sella”.Më vonë jemi informuar edhe për një kriminel sërb, pjesëmarrës në krimet serbe në fashtin Sllovi, i quajtur Obrad Aleksiq, diku 40-45 vjeçar, djal i një Lluka Aleksiqit nga Ferizaji, malazias, axha i tij Danillo Aleksiq, Obradi ishte dhëndër me gjasa i fshatit Suhadoll të Lipjanit. Ndërsa pjesëtarë të tjerë të policisë serbe afro 40 sosh, që pak më poshtë prisnin në Livadhe të Gjana si qejtë e tërbuar , derisa ekipi ekzekutiv i krimit të “kryejë punët”. Ndanë gjahun e mbledhur dogjën dokumentacionin e grumbulluar dhe pozicionuan armët, neve na rreshtuan mbi 100 meshkuj. Para se të fillojë ekzekutimi nxorën Isak Bytyçin/42/, ish polic, atëherë punëtor i shkollës në Sllovi.”Ti musteqok del këndej“, i tha sërbisht personi/Marko/ me mustaqe,apo “tulleci”, dhe posa doli Isaku nga rreshti, menjëherë e vrau me automatik me busulle, kjo ishte formë e veprimit dhe mënyra e futjes së tmerrit. Edhe Januz Pacollin/58/ e vranë, pasi e ftuan të zbret nga traktori, Jonuzi ishte i shurdhët, i ndjeri nuk dëgjoi çka po i thuhet dhe u vra aty para turmës dhe të shoqes së paralizuar, e cila pak çaste më vonë vdiq edhe ajo. Po para rreshtit të përgatitur për ekzekutim dhe babait Shefki Bytyçi para tij iu ekzekutua djali Hasan Bytyçi/18/. Pastaj, urdhëruan serbisht “Shpejt ikni në mal”! pa shikuar anash kemi mësyer malit, thotë Feriz Gërbeshi. Në turmën tone një polici serbe ka shkrepur vetëm një rafal nga automatiku dhe ka ndalur gjuajtjen. Ne kemi vrapuar në mal pa vërejtur a jemi të goditur apo jo, kush është vrarë e kush ka shpëtuar.
Pas një kohe të shkurtër dikush ka filluar të flas se shkuan vrastaret.Vërtet ata “kryen punën”vrasjet dhe ikën, u ngarkuan në Ladën e Zyfer Aliut dhe në dy traktorë mjete që paraprakisht i morën nga shqiptarët dhe shkuan. Jemi kthyer dhe e kemi parë të vrarë Raif Shalën e 12 të tjerë të plagosur mes tyre tre shumë rëndë. Fundit, para se të pushkatohen në masë është vrarë siç thamë më parë Hasan Bytyqi/18/, para babait Shefki Bytyqit. Shefkiu kur e pa se u godit për vdekje i biri, i ofroi ujë që ti dal shpirti më lehtë, thotë ai. Kur e pa polici këtë pozitë e qëndrim të fortë të Shefkiut, duke përcjellur përpëlitjen e të birit me jetën, polici shtiu prapë me automatik në kokë të Hasanit. Balik Gërbeshi/74/ i paralizuar dhe Halime Gërgeshi/84/, poashtu e paralizuar, policët serbë i kallën në tendë ku ishin strehuar, kah fundi i Lugut të Demës. Këtu janë vrarë edhe dy djemtë e Balikut, Shaip Gërbeshi/37/, Faik Gërbeshi/34/ dhe Bejtush Gërbeshi/33/ professor, kushëriri i parë i Balikut, pas luftës i shpallur dëshmor i kombit dhe Haki Ismaili/20/. Po kësaj dite, nga të shtënat ekzekutive janë plagosur nëntë të tjerë që ishin në rreshtin e pushkatimit këtë janë: Ramadan Dubova, Bajram Sadiku, Sami Gashi, Ragip Salihu, Sami Jahiri, Misin Berisha, Lulzim Avdyli, Banush Gërbeshi dhe Fahri Gashi.
Lista e civilëve të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake e policore serbe me datën 16.04.1999 në vendin e quajtur Lugu i Demës të fshatit Sllovi, të komunës së Lipjanit.
1. Shaip Balik Gërbeshi 1961-16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
2. Faik Balik Gërbeshi 1965 - 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
3. Balik Feriz Gërbeshi 1925 - 16.04.1999 Lugu i Demës, Sllovi
4. Bejtush Salih Gërbeshi 1965 - 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
5. Halime Hamdi Gërbeshi 1915-16.04.1999 Lugu i Demës, Sllovi
6. Jonuz Hamdi Pacolli 1941 - 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
7. Fatmir Shefki Bytyqi 1963 -16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
8. Hasan Shefki Bytyqi 1979 - 16.04.1999 Lugu i Demës, Sllovi
9. Isak Zejnë Bytyqi 1957-16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
10. Avni Misin Sopa 1979-16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
11.Ramadan Azem Sopa 1973-16.04.1999 Lugu i Demës, Sllovi
12. Zeqir Hamdi Hetemi, 1979-16.04.1999, Lugu i Demës, Sllovi
13. Naser Rexhep Ismajli 1981-16.04.1999, Lugu i Demës, Sllovi
14. Haki Hasan Ismajli 1979 - 16.04.1999, Lugu i Demës, Sllovi